Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur nga gazetarët lidhur me hetimin për dosjen "21 janari". Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.
Ai bëri me dije se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.
“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.
Çështja "21 janari"
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm.
Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Por një publikim i ri ka dalë në dritë 12 vite pas ngjarjes. Gazetari Artan Hoxha publikoi audiopërgjimet e shërbimeve të huaja ku zbardhet urdhëri i marrë për të hapur zjarr ndaj protestuesve.
Foto PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të enjten Millosh Plleskoviqin me 15 vjet burgim, nën akuzat p&eum...
altin dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka komentuar mundësitë e kufizimit të kompetencave t&...
Sherri DHËRMI- Sherre të njëpasnjëshme janë regjistrar në jug të vendit duke paraqitur skena dhune para pushuesve dhe tu...
altin dumani TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani ka folur për ndikimin që vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë mbi hetimet ...
Foto ilustruese SHBA - Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara t...
Foto KRUJË- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga policia në Krujë. I a...
altin dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në takimin me gazetarët për draftin e Kodit të ri Penale. Du...
Foto TIRANË- Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bas...
dumani TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një takim me dyer të mbyllura m...
biznes ne korce KORÇË- Bizneset në Korçë kanë vendosur të "protestojnë", kundër aksionit për lir...