2 Maj 2025, 21:44
Nga N.F
Tomor Hasanaj
TIRANË- Emisioni “Stop” ndodhet në Tiranë në familjen Hasanaj, ku kryefamiljari Tomor Hasanaj është i diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish. Në 5 vitet e fundit gjendja e tij është rënduar dhe mjeku i Sanatoriumit i thotë se duhet të bëjë terapi me oksigjen 24 orë në banesë.
“5 vjet ka gjendja është rënduar. Ky shtrohet çdo 6 muaj në sanatorium sepse sëmundja është kronike sa i përket mushkërive. Mjekët thanë që ky duhet të rrijë me oksigjen 24 orë në shtëpi sepse në spital nuk mund ta mbajmë gjithë jetën. Tani marrim bombolën me oksigjen të cilën e paguajmë, e kemi pasur 25 mijë lekë për 5 ditë. Mirëpo unë mbush edhe këtë bombolën që e merr me vete, paguaj taksi, paguaj dhe punëtorë transportin që ma sjellin brenda, më shkon 30 mijë lekë për 5 ditë. Më shkon gati tek 200 mijë lekëshi. Ne pensionin e kemi unë e kam 290, kurse ky e ka 230. Një pension do të shkojë për rimbushjen e bombolës së oksigjenit”, tha bashkëshortja e Tomor Hasanajt.
Kostoja e oksigjenit shkon 200 mijë lekë në muaj, sa është pensioni i njërit prej të moshuarve ndaj ata e kanë të pamundur ta përballojnë. Për shkak të kostos së lartë ai shprehet se gjatë natës kursen oksigjenin, që për të është në fakt vetë jeta.
“E kam për 24 orë, unë për rezerva e mbaj natën. Nuk e çoj as tek 2 dhe as tek 3, e çoj tek 1 që të ndihmoj edhe vetveten për nga ana ekonomike, të kursej”, tha Tomor Hasanaj.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor miraton listat e barnave të rimbursueshme, por këtu qytetari nuk gjen zgjidhje. Në këtë institucion nuk kanë asnjë informacion për rimbursimin e oksigjeno-terapisë.
Qytetarja: Daja, që vuan nga sëmundja e mushkërisë, dhe i kanë rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. A mundet ta bëjë nëpër qendra shëndetësore, a poliklinika?
Informacioni: Ky është problem, që ne si fond, Fondi i sigurimit të detyrueshëm, nuk merremi me këtë pjesë. Që do të thotë, që nuk kemi ndonjë informacion për këtë.
Qytetarja: E kuptoj!
Informacioni: Se nuk është në ato, e përcaktuar tek ne.
Informacioni: Nuk besoj, se e kanë Qendra shëndetësore. Po te spitali nuk të dhanë ndonjë infromacion për këtë?
Qytetarja: Jo!
Informacioni: Nuk besoj, që qendrat shëndetësore, apo poliklinikat, të japin oksigjenoterapi.
Qytetarja: Në këto raste…
Informacioni: Mundohu ta marrësh te spitali, se si ta menaxhosh mbrapa, të të japi informacion. Është diçka, që shkon përtej funksionit tonë. Më kupton? Nuk merremi me atë pjesën, po…
pitalet dhe poliklinikat kryesore në kryeqytet thonë, se qytetarët duhet të zgjidhin vetë çështjen e trajtimit me oksigjen.
Qytetarja: Kam dajën, që vuan nga sëmundja e mushkërive. I ka rekomanduar, që të bëjë oksigjenoterapi. Po ajo, që dua të di unë, është, nëse atij ia mundëson Qendra Shëndetësore, ku ai është?
Doktoresha: Jo! Asnjë qendër shëndetësore…
Qytetarja: Poliklinikë?
Doktoresha: Nuk pranojnë. Specialitetet, siç jemi ne, që jemi poliklinikë specialitetesh, ne jemi si institucion për shërbim dhe konsultash të planifikuara. Oksigjenoterapia është terapi, që rekomandohet nga mjekët spitalorë. Kur vjen puna për zgjidhjen e problemit në shtëpi, ngelet individuale për ta zgjidhur, siç u zgjidh edhe në covid, ku shteti ty s’të dha në covid suport me oksigjen, thotë po ka nevojë për oksigjen, bëje në shtëpi, në spital, por nuk ta ofron asnjë qendër shëndetësore, se nuk e kemi tagër.
Qytetarja: E kuptova!
Pak kohë më parë janë bërë ndryshimet në listën e barnave të rimbursueshme dhe oksigjenoterapia nuk është parë e arsyeshme të përfshihet. Mjeku Ilir Alimehmeti, shprehet se kjo procedurë duhet t’u sigurohet nga shteti pacientëve kronikë.
“Oksigjeni është thelbësor për jetën, pa të nuk ka jetë, që do të thotë se nëse nuk e merr atë kemi direkt dëmtim të shëndetit dhe jetës, kjo në varësi se sa është nevoja e tij për oksigjen. Kemi parë shumë mirë në disa sëmundje të rënda se sa oksigjeni ka qenë i nevojshëm në sasi tejet të mëdha duke qenë se është gaz thelbësor për jetën, është e detyrueshme që sistemi shëndetësor ta mbuloj këtë. Njësoj si ilaçet thelbësore për jetën është edhe oksigjeni, madje është dhe më thelbësor. Të paktën në ato kushte shtëpiake që ata kanë të paktën të lehtësohen nga kostot e përdorimit të oksigjenit dhe oksigjeni të jetë i ofruar nga sistemi shëndetësor shtetëror. Pra të kemi sigurinë dhe për cilësinë e tij sepse nuk është vetëm çështja e kostos, por dhe e cilësisë së tij”, tha mjeku Ilir Alimehmeti./ TvKlan
tomor hasanaj
Aktualitet
2 Maj 2025, 21:27
N.F
Elbasan
ELBASAN- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes se banorët e fshatit Vreshtan në Elbasan kanë paguar privatisht që ...
Aktualitet
2 Maj 2025, 20:14
N.F
ambasada
TIRANË- Ambasada e SHBA-ve ka dalë më një njoftim të rëndësishëm ku i ka bërë thirrje qytet...
Aktualitet
2 Maj 2025, 19:43
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është renditur në vendin e 80-të në Indeksin Botëror të Lirisë së ...
Aktualitet
2 Maj 2025, 17:50
N.F
Pamje nga aeroporti
TIRANË- 44-vjeçari i shumëkërkuar i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasdite...
Aktualitet
2 Maj 2025, 17:47
r.ll
anija
SHËNGJIN- Anija italiane "Guardia Costiera" ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. 15 emigrantë të d&eum...
Aktualitet
2 Maj 2025, 17:15
r.ll
elona lalaj
TIRANË- Një grua do të marrë drejtimin e Policisë Bashkiake të Tiranës. Elona Lalaj do të jetë dre...
Aktualitet
2 Maj 2025, 17:17
N.F
Florenc Çapja
RINAS- Florenc Çapja ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar “Nënë T...
Aktualitet
2 Maj 2025, 16:28
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria në detyrë e ka hedhur poshtë raportin vjetor për lirinë e shtypit në Kosovë të...
Aktualitet
2 Maj 2025, 16:02
r.ll
rtsh
TIRANË- Radio Televizioni Shqiptar ka dalë sot me një deklaratë ku shprehet se po qarkullon online një seri emailesh t&e...
Aktualitet
2 Maj 2025, 15:15
r.ll
pamje nga pallati
TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët ditën e sotme në katin e 6-të, ...