LIVE UPDATES
Aktualitet

"15 mijë euro janë nga puna si lavazhier", zbardhet dëshmia e 28-vjeçarit shqiptar të akuzuar për drogë në Mykonos

Protothema ka zbardhur dëshminë që shqiptari ka dhënë para hetuesve në komisariat pas arrestimit ku ai pretendoi se sasia e vogël e kokainës që ju gjet në shtëpinë ku bashkëjetonin të dy ishte për përdorim personal.

21 Korrik 2022, 14:03 Nga d.a.
"15 mijë euro janë nga puna si lavazhier", zbardhet
27-vjecarja e arrestuar ne Mykonos

GREQI-Një 28-vjeçar shqiptar dhe e dashura e tij, një 27-vjeçare greke, janë liruar ditën e djeshme pasi u arrestuan nga policia greke në ishullin Mykonos për trafik të lëndëve narkotike.

Protothema ka zbardhur dëshminë që shqiptari ka dhënë para hetuesve në komisariat pas arrestimit ku ai pretendoi se sasia e vogël e kokainës që ju gjet në shtëpinë ku bashkëjetonin të dy ishte për përdorim personal.

“15,000 euro që i gjetët partneres sime erdhën nga puna ime në një lavazh”,- u tha shqiptari njerëzve të Forcave të Narkotikëve të Rojës Bregdetare.

Si ditën e djeshme ashtu edhe pasi kanë kërkuar falje para hetuesisë dhe prokurorit, ata janë lënë të lirë ku u vendosën kushte kufizuese, pra ndalim daljeje nga vendi dhe paraqitja në komisariatin e zonës së tyre çdo datë 1 dhe 15 të muajit. 27-vjeçarja greke shfaqej në rrjetet sociale si pritëse në shërbimet "Hospitality Management" në Mykonos dhe Dubai dhe jetonte me 28-vjeçarin shqiptar në zonën e Argyraina, ku kishin marrë një shtëpi me qira.

Operacioni për arrestimin e tyre

Oficerët me përvojë të Prokurorisë së Narkotikëve të Njësisë së Misioneve të Posaçme të Rojës Bregdetare, duke shfrytëzuar informacionin që kishin në dispozicion, fillimisht kanë lokalizuar 28-vjeçarin shqiptar në zonën e “Tagou”, ngjitur me portin e vjetër të Mykonos mesditën e së premtes së kaluar, 15 korrik. Ata e kanë kapur në flagrancë duke i shitur dy pako najloni të improvizuara me kokainë, me peshë bruto përkatësisht 0,5 dhe 0,6 gram, një turisti nga Izraeli, duke marrë prej tij shumën prej 200 euro. Tregtari i supozuar kishte 565 euro shtesë në makinën e tij me qira.

Dy orë më vonë, konkretisht në orën 16:20, personat e Prokurorisë së Narkotikëve të Rojës Bregdetare kanë gjetur partneren e 28-vjeçarit, pikërisht jashtë banesës ku jetonin së bashku. Sipas shkresave të lëndës, ajo kishte dy pako najloni 3,4 gram kanabis të papërpunuar, një pako të improvizuar me 0,9 gram kanabis të papërpunuar, një pako plastike Depon që përmbante: Një pako najloni e pastër e improvizuar me kokainë 5,2 gram, një tjetër pako identike me 0,7 gram kokainë dhe një tjetër e ngjashme me 0,7 gram kokainë. Një paketë e dytë plastike Depon u gjet me 5,4 gramë kokainë, si dhe tre pako të improvizuara najloni me nga 0,7 gramë MDMA secila.

Rojet Bregdetare që morën pjesë në operacion janë habitur kur në posedim të portierit 27-vjeçar kanë gjetur 21,740 euro. Shuma e mësipërme e parave iu gjet në çantën e saj dhe ajo i tha policisë se vijnë nga puna e saj si hostes. Theksohet se 27-vjeçarja në momentin që është pikasur nga personat e Prokurorisë, sapo kishte hyrë në makinën e saj me qëllim që të dilte nga shtëpia e tyre.

Më pas, rojet bregdetare kanë ushtruar kontroll në vend në banesën e çiftit. Aty gjetën një qese plastike, brenda së cilës kishte deri në 1000 pako najloni transparente hermetike të përdorura, sipas shkresave të lëndës, për paketimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu u gjet një peshore Bella Cucina me kapacitet nga 2 gram deri në 5 kilogramë, një kuti kartoni me shumat e mëposhtme: 1040 euro, 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 lekë shqiptare, 55 dollarë australiane, 20 franga zvicerane.

28-vjeçari shqiptar, i pretenduar si diler, ka deklaruar se e gjithë lënda narkotike është e tij, si dhe paratë e gjetura brenda shtëpisë, të cilat vijnë nga puna e tij në një lavazh në Mykonos. Po ashtu, ai tha se një pjesë e parave të gjetura dhe konfiskuar nga partnerja e tij, gjegjësisht shuma prej 15 mijë euro, janë të tijat, por pa dhënë shpjegime të mëtejshme për origjinën e tyre.

Punonjësi shqiptar i një lavazhi kishte në posedim një iPhone 13 pro Max me vlerë 1300 euro si dhe një telefon tjetër smart Samsung. E dashura e tij kishte me vete një iPhone 12. Pajisjet e mësipërme u sekuestruan dhe do të kqyren nga departamenti përkatës i Departamentit të Hetimit Penal.

Avokati i 28-vjeçarit shqiptar Panagiotis Papadopoulos deklaroi për protothema.gr se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me trafikun e drogës dhe kjo duket qartë nga provat e dosjes. Gjithashtu, ai tha se ai nuk ka precedentë penal dhe nuk është konsideruar si i dyshuar për arratisje apo i dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundërligjshme për këtë dhe është liruar me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit. 

arrestohet shqiptari ne mykonos

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet