LIVE UPDATES
Aktualitet

12-vjeçari vjedh kursimet e familjes nën efektin e drogës, lirohen adoleshentët

OPGJ-ja nuk ka sekuestruar telefonat e të miturve për të zbuluar prova të mundshme të shantazhit. Të miturit gjithashtu nuk i është bërë test droge dhe nuk është asistuar me psikolog gjatë marrjes në pyetje.

23 Janar 2024, 21:22 Nga h.k
12-vjeçari vjedh kursimet e familjes nën efektin e drogës,
Investigimi

TIRANË-Lidhur me aktin e denoncuar  të 5 adoleshentëve që shantazhuan dhe droguan shokun e tyre për ta detyruar më pas të vidhte kursimet e familjes, policia e Korçës dhe OPGJ Andi Shuli duket se e kanë manipuluar këtë çështje. 

Adoleshentët sipas emisioni STOP, Tv Klan, autorë të krimit, janë marrë në pyetje por janë lënë të lirë me pretendimin se paratë ua ka dhënë vetë 12-vjeçari.

OPGJ-ja nuk ka sekuestruar telefonat e të miturve për të zbuluar prova të mundshme të shantazhit. Të miturit gjithashtu nuk i është bërë test droge dhe nuk është asistuar me psikolog gjatë marrjes në pyetje. Babai Artan Sedaras: Alo, përshëndetje…Andi, Tani jam…

OPGJ Andi Shuli: Po, urdhëro, ëëëhh…

Babai Artan Sedaras: Jam Artani nga Goskova.

OPGJ Andi Shuli: Ë vëlla, se jam me leje jam në shtëpi…

Babai Artan Sedaras: Mirë o, mirë dakord, që je me leje. Për fëmijët ç’bëre? Për atë të drogës?

OPGJ Andi Shuli: Po ik o burrë, interesohu në Prokurori Korçë të keqen lali! Mos më ashtu, se jam në shtëpi..! Hajde!

Babai Artan Sedaras: Po mirë o mirë po unë kam hall o vëlla…e mbylli.

Nga ana tjetër, as prokurorja Ermira Prifti nuk ka pyetur babain dhe 12-vjeçarin. Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregon për “Stop” në Tv Klan mangësitë në këtë rast skandaloz.

Ervin Karamuço: Analiza toksikologjike, nëse pretendohet që personi ka qenë nën ndikimin e narkotikëve menjëherë kërkohet analiza e menjëhershme se duhet ta dini që ato brenda pak ditësh nuk bëhen më evidente dhe nuk dalin në analizë. Qelizat celular, duhet patjetër të merren tabulatet, të shikohen dhe të sekuestrohen telefonat, të hapen dhe të shihet komunikimi midis grupit se si ka funksionuar dhe nëse ka pasur një planifikim të tillë.

Nga ana tjetër duhet të zhvillohen hetime edhe për kopjen e çelësit. Kush është personi i besuar i cili ka  hyrë në shtëpi dhe ia ka marrë gjyshit të tij çelësin i cili më parë është bërë kopje? Sepse kjo na nxjerr që nuk është vetë fëmija, i mituri por një person tjetër dhe a është ky grupi që ka menduar kaq mirë, në mënyrë intelektuale, kaq të pjekur gjithë këtë plan apo unë dyshoj, që ka një person tjetër që i ka shfrytëzuar për të përvetësuar paratë në kasafortë.  Nuk di në rastin konkret pse kanë munguar këto por mua më ngjan sikur duan ta mbyllin si çështje.

Valbona Treska, kryetarja e Urdhrit të Psikologut thotë se ky fëmijë duhet të ishte asistuar pasi trauma e tij është e rëndë dhe veç shumës monetare, rrezikon edhe humbja e tij si personalitet.

Tv Klan

 

investigimi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës