LIVE UPDATES
Aktualitet

100 ditë kryepolic! Muhamet Rrumbullaku rrokadë në Polici, preken 25 struktura, ndërron shefa krimesh e komisariatesh

Në krye të Forcës Lëvizëse Operacionale, Rrumbullaku ka vendosur të çojë Hamdi Fjorën, aktualisht drejtor i Policisë së Shkodrës. Ervin Hodaj, që më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, do të emërohet në Shkodër. Gjithashtu Lutfi Minxhozi është emëruar drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

16 Dhjetor 2022, 16:19 Nga F.M
100 ditë kryepolic! Muhamet Rrumbullaku rrokadë në Polici, preken
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Kryepolici Muhamet Rrumbullaku në 100-ditëshin e emërimit të tij ka bërë një rrokadë në rang shefa krimesh e komisariatesh. Në njoftimin e plotë bëhet me dije se Tonin Vocaj, ish-zëvendësdrejtor i përgjithshëm emërohet në krye të Policisë së Tiranës, në vend të Lorenc Panganikës. Ky i fundit është deleguar në krye të Policisë së Fierit. Aktuali i Fierit, Alfred Çepe, është deleguar në Akademinë e Sigurisë. Në vendin e Vocajt, si zëvendës drejtori i Policisë së Shtetit do të emërohet Sokol Bizhga. Ky i fundit, aktualisht është drejtor i Forcës Lëvizëse Operacionale.

Në krye të Forcës Lëvizëse Operacionale, Rrumbullaku ka vendosur të çojë Hamdi Fjorën, aktualisht drejtor i Policisë së Shkodrës. Ervin Hodaj, që më herët ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës, do të emërohet në Shkodër. Gjithashtu Lutfi Minxhozi është emëruar drejtor për Marëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa Gent Ndoj emërohet drejtor i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme.

Ermal Muça, aktualisht zëvendësdrejtor i Policisë së Korçës do të zëvendësojë Gentian Berberin në Drejtorinë e Vlorës. Niko Brahimaj, i cili më herët ka qenë pjesë e Policisë Shkencore, është emëruar në Fier.

Njoftimi i plotë

Në përmbushje të prioriteteve të vendosura në kuadër të 100 ditëve dhe në vazhdim, si dhe për dhënien e impulseve të reja, me qëllim arritjen e rezultateve më të mira në luftën kundër krimit në përgjithësi, krimeve ekonomiko-financiare, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krimeve kundër personit e pronës, pas vendimeve të Këshillit të Lartë të Emërtesës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një sërë ndryshimesh në strukturat qendrore dhe vendore të Policisë, konkretisht:

1.Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, deri tani Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, merr gradën “Drejtues i Parë” dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë;

2.Drejtues i Parë Sokol Bizhga, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, merr gradën “Drejtues i Lartë” dhe emërohet Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;

3.Drejtues i Parë Lorenc Panganika, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier;

4.Drejtues i Parë Arben Dashi, deri tani Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës;

5.Drejtues i Parë Edmond Sulaj, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Drejtor i Drejtorisë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

6.Drejtues Gentian Ndoi, deri tani Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH.

7.Drejtues i Parë Ervin Hodaj, deri tani profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër;

8.Drejtues Ermal Muçaj, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë;

9.Kryekomisar Gentian Berberi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë emërohet Shef i Njësisë “E” – Hetimi i Krimeve Ekonomiko-Financiare, në Drejtorinë Hetimore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

10.Drejtues i Parë Hamdi Fjora, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Forcave Lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH;

11.Drejtues i Parë Alfred Çepe, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emërohet Drejtor i Fakultetit të Hetimit të Krimit, në Akademinë e Sigurisë.

12.Drejtues i Parë Lutfi Minxhozi, deri tani Drejtor i Drejtorisë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet profesor në Fakultetin e Sigurisë dhe të Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.

13.Drejtues i Parë Zef Laska, deri tani Drejtor i Drejtorisë së Rendit Publik, në Departamentin për Sigurinë Publike, në DPPSH, emërohet Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në DPPSH;

14.Drejtues Vilma Ibrahimi, deri tani Shefe e Sektorit të Analizës dhe Informacionit, në Drejtorinë e Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Drejtore e Drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

15.Drejtues Arben Joco, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Tiranë.

16.Drejtues Altin Merizaj, deri tani Zv/Drejtor për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Shkodër;

17.Drejtues Ndue Doçi, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër;

18. Kryekomisar Luan Arifaj, deri tani specialist i Sektorit për Krimet Ekonomike, në Drejtorinë për Krimet Ekonomike dhe Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, pas fitimit të gradës “Drejtues”, emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Durrës

19.Drejtues Sokol Cana, deri tani Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Gjirokastër, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës;

20.Kryekomisar Armir Gjikolaj, deri tani Shef i Njësisë "Fast Albania", në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet Zv/drejtor për Sigurinë dhe Policimin në Komunitet, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës;

21.Kryekomisar Alket Shatro, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë, emërohet Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë;

22.Komisar Ermal Lila, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Durrës;

23. Kryekomisar Vilson Bala, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Durrës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Nr.6, Tiranë;

24.Drejtues Aida Çobo, deri tani asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, emërohet Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH;

25.Drejtues Silvana Sulaj, deri tani Shefe e Sektorit për të Miturit dhe Dhunën në Familje, në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSH, emërohet asistente e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit;

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim me qytetarët, agjencitë ligjzbatuese dhe me partnerët, si dhe është shumë e angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve, një shërbim sa më cilësor.

muhamet rrumbullaku policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Dhjetor 2022, 15:36 F.M

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Mbledhja e KLP TIRANË- Altin Dumani është zgjedhur kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit t...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet