LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasje për NDER/ Rrëfimet që tregojnë se ç'ndodh jashtë Tiranës, në Klos...mbështesin autorin: Edhe unë do e kisha bërë për vajzën time

Por dosja më flagrante që solli edhe tolerancën e gjykatës në atë kohë të quajtur gjykata e krimeve të rënda, është ai i një të moshuari në Dibër, i cili sapo zbuloi shtatzaninë e të bijës, nisi ndaj saj një proces “hetimor” familjar për të zbuluar atësinë.

22 Tetor 2022, 16:37 Nga k.m.
Vrasje për NDER/ Rrëfimet që tregojnë se ç'ndodh
Viktimat e ngjarjes së Klosit

Prokuroria është e bindur se edhe vrasja e Liri Shirës dhe djalit të tij Kenado Shira është një vrasje për nder ndonëse çështja është regjistruar për vrasje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Burimet i thanë Gazetasi.al se hetimi pritet të pushohet meqënëse autori i këtij krimi të dyfishtë që plagosi edhe Egnalti  Hasulën dhe të birin Renaton , u vetëvra pak çaste mbas ngjajres së rëndë të shënuar në qytetin e Klosit.

Takimi që në dosjen hetimore konsiderohet si një ballafaqim mes palëve mori shkas nga grindjet në Instagram midis adoleshentëve, ku nga njëra anë në shënjestër ishte vajza e Fiqiri Mjeshtrit, një gjimnaziste e cila u intimidua në rrjetet sociale nga i ndjeri Kenado dhe i plagosuri Renato. Policia thotë se mbas ngjarjes agjentë janë në gatishmëri se mos situata precipiton akoma më tej mbas masakrës, duke qenë se viktimë sipas qytetarëve atje konsiderohet edhe vajza e mitur, të cilës sipas Hasan T.Ë është tentuar t’i merret nderi duke u përgojuar në zone.

“S’do ta falja nëse vajzës time do t’i ndodhte një gjë e tillë. Do ta kisha bërë edhe unë këtë krim”,-thotë në kushte anonimiteti banori i Klosit.

M. Celami me detyrë infermiere në qendrën shëndetësore Klos deklaron në dosjen hetimore që ju tregua Gazetasi.al. tha: “Erdhi i plagosuri Renato  dhe menjëherë u ul në krevatin e urgjencës dhe tha: ‘jam i plagosur, më shpëtoni. Shkoni në qendër se ka të tjerë.’”

Një tjetër qytetar i cili ishte duke punuar në dyqan në objektin dykatësh kujton ende: Dëgjova krisma dhe dola menjëherë. Pashë dy persona duke transportuar që mbanin në krahë një shtetas të plagosur. Ata po e mbanin në krahë me vështirësi ndaj shkova t’i ndihmoj.

Por teksa tregohet se si prej ditësh (ashtu si Gazetasi.al raportoi) palët negociuan , në fashikull është e qartë se vajza për ditë me radhë ka qenë në gjendje të rëndë depresioni dhe po ashtu disa herë është dërguar në spital. Kjo nuk është ngjarja e parë kur burrat e familjes ngrenë armë për shkak të asaj që quhet “krim për nder”, ndonëse juridikisht tingëllon e papercetueshme.

P.V kallzoi vite më parë një nga bashkëfshatarët e tij me inicialet E.M .

“Isha duke pirë kafe  kur ky person bashkë me nënën e tij u afruan duke patur në dorë një pushke 10 –she dhe në atë kohë ai bërtiti 'vrite'. E. M mori në shenjë në drejtimin tim dhe qëlloi disa herë ndaj meje por mua nuk më kapi asnjë plumb, pasi sa dëgjova vrite u largova me vrap dhe njoftova policinë për ngjarjen.”

Kjo marrje shenjestre ndaj një burri kishte nisur mbas konflikteve për një femër që në këtë rast ishte vajza e shenjestrës. Nga çfarë kuptohet burri ishte kundër lidhjes dhe ndaj ai hyri në një vorbull përplasjesh, derisa kundër tij më pas u vu edhe familja e tij që lëshoi deklarata noteriale ku aprovohet lidhja. Sidoqoftë ai që kërkoi vrasjen e vjehrrit përfundoi në burg sepse pa ju dridhur qerpiku qëlloi me pushkë duke këmbëngulu vrasjen që nuk e realizoi dot.

"Nga tërësia e provave dokumentare dhe ato me dëshmimtarë, ka rezultuar e provuar se mes të pandehurit E. M  dhe të dëmtuarit, ka pasur konflikte të mëparshme, ku rezulton se janë konfliktuar edhe fizikisht mes tyre, si pasojë e lidhjes së të pandehurit me vajzën e të dëmtuarit. Ka rezultuar se para ngjarjes i pandehuri dhe i dëmtuari janë konfliktuar përsëri mes  tyre dhe aty i pandehuri është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në banesë ku ka marr një armë zjarri model pushke dhe është kthyer në vendin e ngjarje.

Para të pandehurit në vendin e ngjarjes ka shkuar i vëllai i tij, i cili është konfliktuar me P.  duke e goditur me një shkop në kokë. Ata janë konfliktuar fizikisht dhe në momentin që E.  ka parë të vëllain me armë në dorë i ka thënë vrite P. Nga deklarimet e dëshmitarëve ka rezultuar se i pandehuri ka marrë në shenjë P. nga një distancë rreth 20 metra dhe ka qëlluar rreth tre herë drejt tij, në pjesën e sipërme të trupit. Nga sa më sipër provohet se i pandehuri ka qëlluar për ta vrarë të dëmtuarin dhe jo për ta kanosur.

Ka rezultuar se i dëmtuari menjëherë sa ka parë të pandehurin me armë në dorë duke ia drejtuar për ta qëlluar, ka ikur me vrap duke u fshehur pas një kabine elektrike dhe duke i shpëtuar vrasjes së sigurt nga i pandehuri. Fakti që i dëmtuari nuk është vrarë apo plagosur ka të bëjë me fatin e tij dhe jo me qëllimin dhe dëshirën e të pandehurit, i cili me një armë zjarri pushke, të cilën e mbante pa leje dhe të fshehur, ka qëlluar”, deklarohet në fashikull.

Por dosja më flagrante që solli edhe tolerancën e gjykatës në atë kohë të quajtur gjykata e krimeve të rënda, është ai i një të moshuari në Dibër, i cili sapo zbuloi shtatzaninë e të bijës, nisi ndaj saj një proces “hetimor” familjar për të zbuluar atësinë.

Gjatë këtyre seancave babai doli pa informacion dhe në njërën prej ditëve, ai mori shenjë të bijën në oborr dhe e vrau.

Në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë i moshuari shpërtheu në lot duke shpjeguar: E doja vajzën time, por nuk e përballova dot turpin dhe presionin e fshatit. E vrava për nder, – tha i moshuari.

Kjo dëshmi e tij është e njëjtë me atë të Y. P. nga një fshat jo shumë larg Tiranës. Babë e bir rezulton sipas burimeve policore të Gazetasi.al se i thyen këmbët një bashkëfshatari i cili u kap në flagrancë prej tyre me vajzën e shtëpisë.

“Nuk e mbaj mend mirë nëse ishim ne që ja thyem gjymtyrët. Ne e gjetëm me vajzën tonë në krevat dhe gjendja doli nga kontrolli. I thamë merre tani por ai refuzoi. Nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e mia, e kishte ditur gjithë fshati.”

I biri në polici sipas agjentit që u mor me këtë çështje dha një version tjetër.

“Ishte hajdut dhe hyri në banesë për të vjedhur. Ne e qëlluam me çfarë gjetëm mbasi po ruanim jetën dhe pronën tonë”.

Disa herë Gazetasi.al ka raportuar për ngjarje dhe incidente të rënda që praktikisht kanë në fokus ndezjen e sherrit për nderin e një gruaje, ashtu si quhet midis palëve.

“Më ekstremi është ai i mungesës së virgjërisë së një të reje ( i raportuar disa muaj më parë nga Gazetasi.al) , që pas solli dhunë mes palëve dhe kthim të të resë në familje.

Më pas ajo iu nënshtrua edhe dhunës nga babai që i kërkoi informacion se kush kishte qenë i dashuri i saj i parë” – kujton oficeri i policisë gjatë përshkrimit të situatës që vazhdon të jetë prezente në zonat rurale dhe jo vetëm. Mjafton të udhëtosh në zonën e Paskuqanit dhe të Kamzës dhe aty gjen ndërmjetës që hyjnë për të siguruar martesa me vajza të virgjëra.

“Jam njëra prej këtyre vajzave që kisha si garanci martese virgjërinë. Hyri burri i hallës për një djalë që jeton në Angli dhe tani kam mbetur duke e pritur. U fejuam dhe në verë marrëdhënia u konsumua midis nesh. Frika më e madhe është nëse i fejuari më braktis dhe s’jam më e virgjër. Familja më fejoi me dëshirën time, me një djalë nga zona ime i cili tregoi që ndërkohë është i martuar për dokumenta. Kjo do zgjasë, por babai dhe vëllezërit e kanë të rëndësishme nderin tim” rrëfehet për Gazetasi.al e reja që bën një jetë shtëpiake dhe në pritje të momentit të duhur për t’iu bashkuar të fejuarit.

Nëse kjo nuk ndodh ajo parashikon me pesimizëm “dihet, do ta gjejnë e do ta dhunojnë. Më e pakta” . Kur Gazetasi.al e pyet pse, ajo përgjigjet: “Sepse më mori nderin.”

World Population Review e ka renditur Shqipërinë midis vendeve me koeficient të lartë vrasjesh për 100 mijë banorë. Megjithatë policia e shtetit këmbëngul se pjesa dërrmuese e vrasjeve janë ato për motive të dobëta, ku hyjnë edhe krimet e nderit dhe krimet për larje hesapesh./GazetaSi

masakra e klosit


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës