Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në banesën e 46-vjeçarit u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje.
LEZHË- Dy vëllezër janë vënë në pranga në Lezhë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi në banesat e tyre u gjet rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Policia bën me dije se të arrestuarit janë të identifikuar si 46-vjeçari, Arben Frati dhe 52-vjeçari Levend Frati.
Në banesën e 46-vjeçarit u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu pa leje. Në banesën e vëllait tjetër u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.
Njoftimi i plotë:
DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hideout”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Gjenden të fshehura në 2 banesa në fshatin Skuraj dhe sekuestrohen: rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 2 armë gjahu dhe municion luftarak. Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Hideout”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Arben Frati, 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 9 kilogramë e 810 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 1 armë gjahu, që ky shtetas e posedonte pa leje;
Levend Frati, 52 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, në fshatin në fshatin Skuraj, Kurbin, u gjetën 1 armë zjarri pushkë, 85 kapsolla detonatore, 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre dy shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
ubt TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësot të Tiranës, pasi dysho...
Foto ilustruese KAVAJË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas operacioni të koduar "Seve...
Bashkim Dedja TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr ditën e sotme licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kus...
Foto ilustruese MALIQ- Një aksident është regjistruar në fshatin Pojan në Maliq. Policia bën me dije se aksidenti ësht&e...
çela, dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në gjyqin e sotëm në Gjykatën...
Thoma Gëllçi TIRANË- Avokati i ish-drejtorit të RTSH-së, Thoma Gëllçit ka bërë me dije përmes n...
dumani, hoxha TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore n&...
Nuredin Dumani TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën...
Pamjet KURBIN- Vrasja e 67-vjeçarit Dod Mamli në Kurbin është zbardhur ditën e sotme. Bëhet me dije se autori i vrasje...
dumani, ramazani TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO...