LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Aktorja shqiptare në SHBA: Këtu ëndrrat bëhen realitet, veç duhet të punosh shumë

27 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
Aktorja shqiptare në SHBA: Këtu ëndrrat bëhen realitet,

SHBA- Aktorja shqiptare Ema Uka, e cila jeton prej disa vitesh në Nju Jork, në Shtetet e Bashkuara, tani është një modele mjaft e suksesshme. Në një intervistë për Telegrafin, Ema ka thënë se ka debutuar si modele në vitin 2019, në Javën e Modës së Nju Jorkut, me prezantimin e veshjeve të brendeve “Temraza” dhe “A Humming Way”.

Ajo ka thënë se nuk ka shkuar në Amerikë për t’u bërë modele, por në botën e modelingut ka hyrë fare spontanisht.

“Mund të them që ka ndodhur spontanisht. Në Nju Jork unë fillimisht erdha si turiste dhe menjëherë rashë në dashuri me energjinë dhe mundësitë që ka ky vend.(…) Po ashtu, unë jam tip që e sfidoj veten dhe mendoj që Nju Jorku është vendi i duhur për këtë gjë”, tha ajo.

Ema ta thënë se tani është pjesë e disa agjencioneve të modelingut në Nju Jork dhe se rrugëtimin e saj në botën e modës e kanë bërë më të lehtë njerëzit me të cilët bashkëpunon ajo.

“Kam qenë me fat që nga fillimi sepse kam bashkëpunuar me persona të duhur dhe kjo e ka bërë rrugëtimin tim si modele më të lehtë. Tashmë jam pjesë e disa agjencioneve të modelingut këtu në Nju Jork. Jam e kënaqur por normalisht, pres nga vetja të arrij edhe më shumë. Mund të them jam shumë afër asaj çfarë kam për synim në fushën profesionale si modele”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, Ema ka thënë se paralelisht me modelingun do të merret edhe me aktrimin. Ajo ka treguar se së shpejti do të luajë në një serial televiziv, por nuk ka shpjeguar në mënyrë më të detajuar për këtë përvojë të re të saj.

“Shumë shpejt fansat do të kenë mundësi të më shohin në një serial, xhirimet e të cilit do të fillojnë së shpejti. Është krejtësisht diçka ndryshe nga ajo çfarë më kanë parë deri tani. Është projekt amerikan, xhirimet do mbahen në Florida. Kaq informacione mund të jap për momentin, por do ndaj me ju çdo gjë në rrjetet sociale”, tha ajo.

Ema e ka cilësuar si eksperiencë shumë të bukur eksperiencën e saj në botën e modelingut në Amerikë. Ajo ka shfaqur shpresën se eksperienca e saj mund t’u shërbejë femrave shqiptare që ëndërrojnë të hyjnë në këtë botë.

Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe motivuese. Pa dyshim, është edhe moment krenarie për mua dhe shpresoj se sado pak kam qenë inspirim për femrat e tjera shqiptare që kanë ëndërr të prekin suksesin edhe jashtë vendit të tyre”, shtoi ajo.

Ema ka thënë atë që thuhet prej kohësh për Amerikën, si një vend mundësish.

“Asgjë nuk është e vështirë në Amerikë nëse punon shumë, nëse ke ambicie dhe nëse krijon kontakte dhe raporte të mira me personat që punon. Duhet të jesh shumë e përkushtuar dhe e disiplinuar. Rekomandimet vlejnë shumë”,përfundoi Ema.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

showbiz showbiz ema uka ema uka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet