LIVE UPDATES
Politike

“Aktorë trushplare” vajza e Mitrush Kutelit ‘shpërthen’ kundër ministres Spiropali: Turp, turp. Pu-pu-pu…

14 Maj 2020, 20:07 Nga DOSJA
“Aktorë trushplare” vajza e Mitrush Kutelit

TIRANË– Atalanta Pasko, vajza e shkrimtarit Mitrush Kuteli, ka reaguar kundër deklaratës së Elisa Spiropalit, e cila tha se në Shqipëri nuk ka art e aktorët kanë qenë trushplarë.

Në një postim në Facebook, Pasko shkruan se ka ndjerë tmerr nga deklaratat e ministres në lidhje me debatin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ajo shton se është një arrogante burracake dhe bënë pjesë në grupin e shumicës që janë trushpëlarë.

“Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë! Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit!”, shton Pasko.

REAGIMI I PLOTË

Nuk di a e shpreh fytyra ime tërë tmerrin që ndjeva ndërsa ndiqja fjalën e Spiropalit sot në Kuvend. E bëra foton sepse vura re që kisha mbetur e ngrirë, pikërisht kështu, edhe kur ligjërimi plot zjarr kishte mbaruar. Në kolonën zanore përfytyroni vetëm: pu-pu-pu… Po si mundet, moj zonja deputete të shpërdorosh energjinë tënde rinore në banalitete të tilla e të bëhesh patericë injorantësh si ata që nënçmojnë vlerat e shumëanëshme të Kompleksit të Teatrove, ku ndodhet dhe Teatri Kombëtar? Po si mundet, nqse qenke dhe arkitekte, të zgjedhësh, që në ligjërimin tënd t’u përgjigjesh vetëm politikanëve apo aktorëve dhe të shumëzosh me zero argumentet e sivëllezërve të tu arkitektë që kërkojnë të mos prishet ky kompleks, mes tyre më të ndriçuarit, të kulturuarit, të kthjelltit, arkitektit të nderuar Maks Velo? Jo vetëm nuk iu përgjigje, ti, një arrogante burracake, por e përfshive atë dhe shumë të ndriçuar të tjerë në një grup që paskeni krijuar ju, që mburreni si “shumicë”, në grupin e “trushpëlarësve dhe trushpëlarëve”!
Turp! Turp! Mos fol më pa letër, deputete Spiropali se improvizimi s’të bën mirë! Trushpëlarë dhe trushpëlarës i mirëfilltë është miku yt, E Veliaj, që përsërit papagallçe, “ndërtesë fashiste”, duke mos gjetur argument tjetër veç argumentit tashmë të skualifikuar politik, të cilin ai e reciton nga pozita e një komunisti të mbrujtur me mësimet e pionierëve të Enverit! Dhe s’di si mund të përligjë vetë Km. E. Rama pohimin se i paska qëndruar mendimit që kishte krijuar prej vitit 1998, sipas të cilit ndërtesa e Teatrit bashkë me kompleksin Teatror nuk kanë vlerë!? Në këto 22 vite, nuk paska dëgjuar asnjë mendim prej specialisti, për arkitekturën ose historinë e këtij kompleksi, të denjë, që do të meritonte përgjigjen e tij? Arroganca për të shumëzuar me zero çdo gjë që u vjen kundër është e neveritshme! Atëhere si e spjegon angazhimin e tij në ndërtimin e pedonales në mandatin e fundit si kryebashkiak, pedonale e bërë me fondet e BE-së, përuruar nga Basha, në vjeshtë-2011, që merr fund me projektin e fundit Rama-Veliaj? Pse nuk e pyesin për këtë gazetarët?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike atalanta pasko elisa spiropali mitrush kuteli atalanta pasko elisa spiropali mitrush kuteli

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës