Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) synojnë të vazhdojë përpjekjet për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por në këto plane, nuk e përfshijnë më presidentin, Hashim Thaçi, i cili i ka udhëhequr negociatat me Serbinë në emër të Kosovës për vite me rradhë.
Zyrtarët e BE-së kanë njoftuar se pas këtyre zhvillimeve ata nuk e konsiderojnë më presidentin e Kosovës, një partner në procesin e dialogut.
“Në reagimet tona deri më tani, ne kemi thënë midis rreshtave, se do të ishte më mirë që ai (Thaçi) të përqëndrohet në aktakuzën e tij dhe se derisa çështja të zgjidhet, pra të ketë një aktgjykim, nga ana e BE-së do të ketë shumë pak ndërveprim me të”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (RFE) një zyrtar evropian që merret me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në çdo rast, BE-së vlerëson se Prishtina zyrtare do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për dialog, pavarësisht se kush e zhvillon atë në emër të Kosovës.
“Nuk i takon BE-së të zgjedhë bashkëbiseduesit, por i takon palës kosovare të vendosë kush do të përfaqësojë më së miri interesat e tyre“, tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE.
BE-ja synon që së shpejti të organizojë një Samit në Paris, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë. Nikoqirë do të jenë presidenti i Francës, Emanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Takimi ka të ngjarë të mbahet në 10 korrik. Kjo datë është caktuar para njoftimit për aktakuzën kundër presidentit të Kosovës.
Sipas zyrtarëve nga Berlini, rrethanat aktuale politike në Prishtinë nuk do të ndryshojnë agjendën e samitit, por ato sigurisht që do të ndikojnë në ndryshimet në listën e mysafirëve, që do të thotë se presidenti i Kosovës nuk do të ftohet në Paris.
Një zyrtar gjerman, u tha gazetarëve se ata shpresonin që BE-ja të forconte përpjepjet për të përparuar çështjen e dialogut dhe të arrijë një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës.
Javën e kaluar, një prokuror i specializuar në Hagë tha se ka paraqitur aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, nën dyshimin se është i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Thaçi vendosi të qëndrojë në pozitën e presidentit, duke thënë se ai do të jepte dorëheqje vetëm nëse konfirmohen pretendimet në aktakuzë, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.
Marrë nga:REL
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MAQEDONI E VERIUT– Ministria e Shëndetësië në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve në vend janë regjisruar 4 viktima dhe numri në total i të vdekur...
KINË-Një këngëtar i Operas në Kinë është censuruar online rregullisht pasi ka një ngjashmëri të habitshme me presidentin kines, Xi Jinping.63-vjeçar...
SHBA– Ylli i njohur dhe legjenda e “TV Dick Van Dyke Shoë”, Carl Reiner ka vdekur në moshën 98-vjeçare.Ikona legjendare e Hollivudit thuhet se ka vdeku...
BRITANI E MADHE-Koronavirusi ka ndryshuar pothuajse të gjithë rrjedhën e jetës për mijëra njerëz nëpër botë. Kështu si shkak i nivelit të lartë të rasteve me ko...
KINË-Një ekspert kryesor i kontrollit të sëmundjeve infektive në Kinë, ka paralajmëruar se vala e parë e rasteve të COVID-19 “nuk ka mbaruar ende.”Wu Zunyo...
SHBA– Numri i personave të infektuar me koronavirus pej fundit të dhjetorit të 2019 në Kinë e deri më sot, ka shkuar në 10.3 milion, sipas përpilimit të Unive...
SHBA-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Seattle të SHBA-së ku një djalë 16-vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa një 14-vjeçar tjetër është shtruar në ...
BRITANI – Britania e Madhe një prej vendeve ku virusi ka vrarë dhe infektuar më së shumti njerëz gjatë 3 muajve, duket se ende nuk ka gjetur qetësi.Së fundmi me...
SHBA-Në një kohë që në mbarë botën janë infektuar mbi 10 milionë njerëz nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 500 mijë të tjerë ende nuk është prodhuar një vaks...
KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama. Në një postim në mediat sociale,...