Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KROACI– Të paktën 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci. Autoritetet thanë se një autobus doli nga autostrada ndërmjet Zagrebit dhe kufirit të Serbisë të dielën në mëngjes afër Slavonski Brodit.
Policia tha se autobusi kishte targa të Kosovës dhe ishte në një rrugëtim të rregullt nga Gjermania për në Prishtinë. Shkaqet e aksidentit nuk u bënë të ditura menjëherë. Shefi i policisë lokale Franjo Galic tha se autobusi ishte me më shumë se 60 udhëtarë. Ai e përshkroi si “një nga aksidentet më të rënda që kam parë ndonjëherë”.
Shoferi i autobusit u gjet gjallë në vendin e aksidentit dhe u arrestua. Ne jemi duke përfunduar hetimet. Së shpejti do të dorëzohet një raport dhe do të ngrihet kallëzim penale (ndaj shoferit)”, tha zëvendës prokurori Slavko Pranjiç.
Të plagosurit u transferuan në spitalin në Slavonski Brod. Shefi i spitalit Josip Samarxhiç, tha se tetë persona janë më lëndime të rënda. Ministria e Jashtme e Kosovës tha se nga të dhënat e konfirmuara deri para mesditës, “kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda”.
“Këta njerëz janë qytetarët tanë që punojnë në Gjermani, dhe të gjithë po udhëtonin për në Kosovë për pushime”, tha ambasadori i Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapolli.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç,shkroi se me trishtim të madh e ka marrë lajmin për aksidentin e autobusit me targa të Kosovës.
“Bashkëndjejmë me familjet e viktimave, autoritetet dhe popullin e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllime të thella. Shpresoj që udhëtarët e e plagosur të shërohen”, shkroi ai.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar dhe do të heqim shpenzimet për qëndrimin këtu të gjithë atyre që u plagosën dhe ata që shpëtuan pa pësuar në aksident. Të gjithë do të riatdhesohen në Kosovë në disa faza, për shkak të gjendjeve të ndryshme mjekësore të të plagosurve. Ne do të ndihmojmë me të gjitha mjetet”, tha kryeministri Plenkoviç i cili në orët e mbrëmjes qëndroi në vendin e aksidentit bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia jonë dhe mirëqenia varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke ju falënderuar solidaritet këtu bashkë do ja dalim më lehtë andaj ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviç”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.
E hëna – ditë zie në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli të hënën – 26 korrik, ditë zie në nderim të viktimave të këtij aksidenti, ndërsa ndërpreu vizitën në Japoni ku shkoi para tri ditësh për të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020 si dhe për takime dypalëshe.
Ajo e cilësoi tragjik dhe të rëndë lajmin për aksidentin. “Me zemër e me shpirt sot jemi me familjet që humbën më të dashurit në këtë tragjedi. Dhimbja është e papërshkrueshme e humbja shumë e madhe. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë”!, shkroi ajo.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KROACI– Fidan Hajdari i cili arriti të mbijetojë në aksidentin tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan në momentin që autobusi po përplasej. Në ...
KROACI– Familjarët e dhjetë viktimave që u shënuan në aksidentin tragjik ditën e sotme në Kroaci kanë shkuar në morgun e spitalit ku janë dërguar trupat, për të...
KROACI- Mediat kroate kanë rindërtuar momentin e aksidentit të autobusit mëngjesin e sotëm në Kroaci. Dnevnik shkruan se momenti i rrëzimit të autobuzit është n...
GREQI– Një përleshje e egër është regjistruar në Greqi në një lokal, mbrëmjen e sotme. Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë skenat e rënda që kanë tron...
TIRANË– Fidan Hajdaraj, është një nga shqiptarët e mbijetuar të aksidentit tragjik të Kroacisë. Ai tregon për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu ...
GREQI– Pastori i kishës së Almiri Korinthia është djegur i gjallë brenda makinës në të cilën po udhëtonte në Athikia, këtë pasdite. Mediat greke shkruajnë...
KOSOVË- Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë ndezur qirinj mbrëmjen e sotme në ndër të viktimave që humbën jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci. RTV21 ka sjel...
GREQI– Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Greqi pasi janë përfshirë në një sherr të egër me njëri-tjetrin. Mediat greke shkruajnë se ngjarja...
KOSOVË– Familja e Naser Sylmetajt në Gjakovë ka hapur dyert e mortit pas lajmit për aksidentin tragjik në Kroaci, ku vetë i afërmi i tyre humbi jetën...