Aktualitet

Aksidenti me dy të vdekura në Bërzhitë, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa patentë

  • Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi/ Makina përplaset me pemën në Bërzhitë! Humbin jetën dy 17-vjeçare, shoferi pa patentë
  • Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Shaba, kishte marrë makinën e të atit bashkë me patentën e këtij të fundit dhe kishte shkuar bashkë me dy shokë e dy shoqet e tij të festonte ditëlindjen e njërës prej këtyre të fundit.
    Featured image of article: Aksidenti me dy të vdekura në Bërzhitë, arrestohet 18-vjeçari që drejtonte mjetin pa patentë Pamje nga aksidenti
    Përditësuar:

    TIRANË– Françesko Shaba, 18-vjeçari që drejtonte pa patentë automjetin “Alfa Romeo”, i cili u përplas me pemën dhe shkaktoi vdekjen e dy pasagjereve adoleshente është arrestuar.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, Shaba, kishte marrë makinën e të atit bashkë me patentën e këtij të fundit dhe kishte shkuar bashkë me një shok e tre shoqet e tij të festonte ditëlindjen e njërës prej këtyre të fundit.

    Por pas kthimit nga restoranti ku kishin festuar, rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Shaba e ka përplasur mjetin “Alfa Romeo ” me një pemë në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, duke shkaktuar vdekjen e dy vajzave 17-vjeçare, Denada Tarja dhe Suada Serani.

    Ndërsa vetë Shaba, mbeti i plagosur bashkë me shokun dhe vajzën tjetër, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. 18-vjeçari i arrestuar akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

    Njoftimi i policisë Tiranë

    Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

    Si pasojë e këtij aksidenti kanë  humbur jetën shtetaset  me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

    Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

    Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës dhe ditëlindjen e kishte 14-vjeçarja me inicialet L.M., e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment