
EUROPË– Agjencia Evropiane e Barnave ka refuzuar kërkesën e kompanisë gjermane farmaceutike “Biontech” dhe partnerit të saj amerikan “Pfizer” për miratimin e vaksinës anti-COVID-19. Ndryshe nga sa pritej, mesa duket vaksinimi ndaj koronavirusit nuk do të fillojë para vitit 2021. Kjo pasi Agjencia Evropiane e Barnave do të japë vendimin përfundimtar lidhur me vaksinën në 29 dhjetor dhe në rast se është pozitiv, injektimi tek qytetarët do të nisë me fillimin e vitit të ri.
Ndërkohë që nuk është dhënë asnjë detaje lidhur me shkaqet që kanë sjellë shtyjen e aprovimit të “Pfizer”, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kompaninë “MODERNA”. Edhe vaksina e tyre e krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit do të shqyrtohet nëse do të aprovohet ose jo deri më 21 janar të vitit 2021.
Lajmi është konfirmuar nga burime të “Financial Times“, në artikullin e të cilëve shkruhej se u shuan shpresat për të nisur me luftën ndaj pandemisë së koronavirusit. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn më parë njoftoi se vaksinimi mund të fillonte para fundit të këtij viti, por pas kërkesës së refuzuar, ai ndryshoi qëndrim.
“Unë mendoj se ne mund të fillojmë vaksinimin më së voni në janar,” tha ai.
E ndërkohë që puna për gjetjen e një vaksinë ende vazhdon, deri më tani në rang global janë shënuar 63,964,595 raste të infektuara, nga të cilët kanë ndërruar jetë 1,481,132 të infektuar.
(A.k.dosja.al)