LIVE UPDATES
Editorial

Adresa shtetërore për ndërmarrje kriminale është Beogradi

21 Nëntor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Adresa shtetërore për ndërmarrje kriminale është

1. Në shkurt të vitit 2008, Kosova shpall pavarësinë. Në shkurt të vitit 2009, Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Ish-Jugosllavisë shpall fajtorë N. Shainoviqin dhe një grup gjeneralësh të Serbisë për krimet e luftës e kundër njerëzimit, të bëra në Kosovë më 1999.

Në korrik të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Serbia, gjegjësisht Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, konstaton se shpallja e pavarësisë nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Në shtator të vitit 2010, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miraton rezolutën për “dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në dhjetor të vitit 2010 mbahen zgjedhjet në Kosovë. PDK-ja është fituese në atë që ambasadorët e quajtën “vjedhje industriale të votave”.

Disa ditë pas zgjedhjeve, senatori Dick Marty del me raportin e tij për krimet e supozuara të bëra nga pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë e Shqipëri.

Disa ditë pas konstatimit se në Kosovë ka pasur vjedhje industriale të votave dhe pas raportit të Dick Martyt, shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, kërkon që “Prishtina” sa më shpejt ta formojë qeverinë, që të mund të fillojë dialogu me “Beogradin”.

Më 2011, “Prishtina” formon Qeverinë me detyrë urgjente për “dialog me Beogradin”. Kjo ndodh pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dënimit të N. Shainoviqit në Tribunalin për ish-Jugosllavi, vjedhjes industriale të votave dhe raportit të Dick Martyt, i cili miratohet në Këshillin e Evropës.

Dialogu prodhon një degradim, nga nënshkrimi i autonomisë territoriale serbe në Kosovë deri te negociatat për ndarjen territoriale të Kosovës. Diku në mes të këtyre negociatave e në bashkërenditje kohore e politike me Marrëveshjen për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, më 2015 hyn edhe themelimi i Dhomave të Specializuara, që duhet të merren ligjshmërisht me raportin e Dick Martyt.

Më 2020, me shpalljen e aktpadive ndaj H.Thaçit dhe të tjerëve, ndërpritet “dialogu për normalizim” me Beogradin, i nisur si kundërofensivë e Beogradit pas mendimit pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

2. Ky narracion i shkurtër i dhjetëvjetëshit të kaluar është konstatim faktesh që mund të jetë njëri interpretim se ku gjendet Kosova sot me shpalljen e aktpadive ndaj disa prej ishdrejtuesve kryesorë të UÇK-së, të cilët pas luftës kishin edhe funksione të spikatura politike. Jam i vetëdijshëm se ka narracione të tjera, në shumicë emocionale, që e shohin këtë që po ndodh si goditje ndaj lirisë, luftës, shqiptarëve, Kosovës dhe kështu me radhë. Dhe jam i vetëdijshëm se ka narracione të tjera që e shohin si pjesë të luftërave të brendshme politike, qoftë brenda Kosovës, qoftë brenda Shqipërisë.

Më duket, megjithatë, se për ta kuptuar momentin, do shërbyer me dy trajtime. I pari është mënjanimi i anës juridike të çështjes. Pra, kemi një aktakuzë, një Gjykatë, të akuzuar me mbrojtës të tyre dhe çka do që të thuhet nga jashtë, nuk ka gjasa që të ndihmojë në procesin juridik. Prokuroria duhet ta vërtetojë se të akuzuarit kanë qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale; të akuzuarit kanë të gjitha mundësitë që me rrëfimet e tyre të vërtetojnë se nuk kanë qenë.

Trajtimi tjetër është se ky gjykim dhe kjo Gjykatë kanë lindur në një kontekst politik dhe do të kenë pasojat e veta politike. Dhomat e Specializuara u lindën në një pozitë të dobësisë institucionale të Kosovës-qoftë në sundimin e ligjit brenda vendit, qoftë në procesin e “dialogut” me Beogradin-dhe me punën e tyre do të krijojnë së paku dy efekte madhore politike në jetën e Kosovës.

Një është efekti i ballafaqimit me të kaluarën, e posaçërisht për publikun kosovar, me një rrëfim të ri të luftës, tashmë jo mes forcave okupatore serbe dhe popullatës shqiptare, por, mes të tjerash, apo para së gjithash, shqiptarëve të armatosur me bindje të ndryshme politike. Efektet e ballafaqimit me të kaluarën do të jenë kundërthënëse. Nga njëra anë, pas njëzet vjetësh do të flitet për një anë të errët dhe gjithsesi jo të lavdishme të shqiptarëve të Kosovës, që në momentet më të vështira nuk gjenin mundësinë e bashkimit e të pajtimit. Nga ana tjetër, ky rrëfim, si dhe përgjegjësia për krime ndaj minoriteteve, do të përsëriten për ditë të tëra, me gjasë për disa vjet rresht, dhe objektivisht do të krijojnë një perceptim skajshmërisht të kufizuar për luftën në Kosovë, një luftë ku okupatori nga Serbia ka përndjekur në formë sistematike popullatën shumicë.

Dy, është efekti politik në kontekstin e konfliktit të papërfunduar me Serbinë, pra, në procesin negociator me Beogradin. Nga kronologjia në fillim të tekstit u pa që procesi i negociatave dhe ai i Dick Martyt janë zhvilluar paralelisht: sa më shumë është zhytur Kosova në negociata, posaçërisht rreth autonomisë serbe në Kosovë apo në këmbime territoriale, aq më shumë është fuqizuar mekanizmi për themelimin e Dhomave të Specializuara.

Çka ndodh tash, kur janë vënë në funksion gjykimet sipas raportit Marty, gjegjësisht raportit të prokurorit special Williamson?

3. Tashmë është ravijëzuar një diskurs publik që mendoj se nuk ndihmon shumë, gjegjësisht ndihmon pak. Ai, në vija të trasha, pos shpërthimit emocional, përmblidhet te konstatimet vetëfrikësuese se gjykimet në Hagë do ta dënojnë luftën e UÇK-së, do ta çmontojnë pavarësinë e Kosovës, do ta kriminalizojnë lirinë dhe do ta fajësojnë Kosovën përballë një Serbie të riafirmuar në bashkësinë ndërkombëtare, apo së paku do t’i barazojnë Kosovën e Serbinë si ekzekutorë të Ndërmarrjes së përbashkët kriminale (NPK).

Nuk do të ndodhë asnjëra prej këtyre. Lufta e UÇK-së qe pjesë e rëndësishme e një lëvizjeje më të gjerë popullore të rezistencës, së pari paqësore ndaj okupimit të Serbisë dhe kjo rezistencë e luftuar së fundmi me përpjekje gjenocidi nga Serbia u përkrah nga bashkësia ndërkombëtare me ndërhyrjen ushtarake në vitin 1999 dhe me procesin e sanksionuar ndërkombëtar që solli shpalljen e dakorduar të pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës ishte dhe është synim i shumicës plebishitare të qytetarëve të saj, forcave të saj politike dhe se, gjithsesi me rëndësi, pjesë e një projekti Transatlantik për paqe e demokraci në Europë.

Po, mbetet formulimi i Ndërmarrjes së përbashkët kriminale, apo NPK, dhe ky është një problem i madh konceptual për të gjithë në Kosovë. Nëse një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka qenë pjesë e NPKsë, kjo nuk flet fare mirë për Shtabin. Por, kjo është një çështje që duhet provuar në Gjyq, nuk është sot për sot pjesë e rrëfimit politik, aq më pak mund të jetë pjesë e procesit negociator me Beogradin. Fundja, a do të vërtetohen apo jo aktakuzat në Dhomat e Specializuara nuk ka pse të ketë efekt në procesin negociator Kosovë-Serbi: edhe në rastin më të keq për aktakuzat, nuk ka ushtar a epror të UÇK-së që ka shkuar në Kragujevc, NoviSad apo Uzhice për të luftuar kundër qytetarëve të atyre vendeve. Ka ndodhur e kundërta, dhe çfarëdo që të jetë aktgjykimi në rastin kundër ish-eprorëve të UÇK-së, me rëndësi parësore për negociatat Kosovë-Serbi është një aktgjykim tjetër, ai i Shainoviqit dhe gjeneralëve serbë në Hagë.

Në vitin 2009, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në gjykimin Shainoviq et al. dha verdiktin e vet së bashku me dënimet për Nikola Shainoviqin, zv. Kryeministër i “Jugosllavisë” dhe gjeneralët N. Pavkoviq e S. Lukiq dhe ushtarakët e tjerë për veprimet e tyre gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s, mars-qershor 1999.

Gjykata gjeti se “…ka ekzistuar një fushatë e gjerë e dhunës e drejtuar kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës…dhe se kjo fushatë është zhvilluar nga forcat e ushtrisë dhe MPB-së nën kontroll të autoriteteve të RFJ dhe Serbisë, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimin masovik të civilëve shqiptarë të Kosovës nga shtëpitë e tyre, si dhe incidentet e vrasjes, sulmit seksual dhe shkatërrimit të qëllimshëm të xhamive”. Gjykata gjeti se “këto krime u kryen përgjatë zbatimit të një ndërmarrje të përbashkët kriminale, qëllimi i së cilës ishte ‘përdorimi i dhunës dhe terrorit për të dëbuar nga shtëpitë e tyre e përtej kufijve dhe me dhunë një numër të rëndësishëm të shqiptarëve të Kosovës në mënyrë që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”

Pas ankesës së të dënuarve, në Gjykimin e Apelit më 2014 u vërtetuan gjetjet e Tribunalit. Pra, u vërtetua edhe një herë se Serbia dhe “RFJ”, nëpërmjet NPK-së ishin përgjegjëse për dëbimin me terror e dhunë të civilëve shqiptarë të Kosovës “në mënyrë që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”.

4. Aktgjykimi i Shainoviqit erdhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E pas aktgjykimit erdhi edhe mendimi i GJND-së. Prej atëherë, Kosova u fut, me udhëheqje të keqe, vjedhje të votave dhe presionin -a shantazhim- objektiv të raportit Marty në proces negociator, në të cilin Kosova nuk ngriti më asnjë rast, juridikisht apo politikisht, përgjegjësinë e Serbisë pas verdiktit Shainoviq et al. Përkundrazi, pranoi që Serbia pa ballafaqim me përgjegjësinë për të kaluarën të zhvillojë “dialog për normalizim”. Rrjedhimisht, Serbia hyri jo vetëm me të drejtën që të mos ballafaqohet me NPK-në, por për më tepër, me të drejtën e legjitimimin e synimit të NPK-së të ushtruar me dhunë e terror “që autoritetet shtetërore të mbanin kontrollin mbi Kosovën”.

Tash, meqë po hapet kapitulli i rivizitimit të historisë së para njëzet vjetëve në Kosovë, një rivizitim që do të bëhet edhe në gjykimin e Dhomave të Specializuara, procesi negociator mes Kosovës dhe Serbisë do zhvilluar në bazë të historisë tashmë të dëshmuar e me pasoja juridike pasuese sipas aktgjykimit Shainoviq et al., me të cilin institucionet shtetërore të Serbisë kanë qenë një Ndërmarrje e përbashkët kriminale. Kjo ndërmarrje ende është në praktikë: janë ende varrezat masive në Serbi me trupa shqiptarësh të vrarë në Kosovë e të transportuar në Serbi për t’u fshehur krimet. Është e gjatë lista e eprorëve ushtarakë e policorë që kanë qenë zbatues të Ndërmarrjes së përbashkët kriminale, e të cilët nuk kanë pasur asnjë pasojë juridike. Përkundrazi, edhe kriminelët e dënuar të luftës sot janë krejtësisht të rehabilituar në Serbi. Marrë nga koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 21 Nëntor 2020, 10:34

Ekonomia dhe Politika

Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara e mbajtën botën pezull, sepse demokracia të cilën të gjithë e kemi identifikuar si demokracia model, kaloi një moment kritik i ...

Editorial 18 Nëntor 2020, 07:34

Kramp-Karrenbauer: Pa SHBA nuk bëhet

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer është befasuar vitet e fundit nga kritikat e ashpra të Donald Trumpit ndaj Gjermanisë. Megjithatë...

Editorial 17 Nëntor 2020, 15:31

Armiku i popullit

Më së fundi u zbulua. Falë kontributit të mediave që vigjëlojnë dhe nuk fabrikojnë gënjeshtra por informojnë publikun, u zbulua “Armiku i Popullit”. Nuk flas pë...

Editorial 17 Nëntor 2020, 10:36

Artikulli im pozitiv

Kryeministri ynë ankohet gjithmonë për mediat duke i quajtur kazan, gazetarët kadri etj, etj, vetëm e vetëm sepse shkruajnë negativisht për të dhe për qeverisje...

Editorial 16 Nëntor 2020, 07:13

Ora e ujkut

Ora tre e mëngjesit. Pikërisht për këtë orë, Ingmar Bergman bëri një film. Kjo është ora kur gjithçka duket e zezë, kur duket se ka ardhur fundi, por p...

Editorial 16 Nëntor 2020, 06:36

Një sprovë për të shpëtuar tradhëtarin Basha

Lulzim Basha gjendet prej disa ditësh në syrin e ciklonit i akuzuar nga kundërshtarët e tij si njeri që i shërben interesave serbe.Po ti lexosh, një e nga një, ...

Editorial 14 Nëntor 2020, 17:52

Jam konfuze

Është e natyrshme që të kemi një mendim për gjithçka dhe të dimë se çfarë të bëjmë në çdo rast. Mendoni për një çast në një tem...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet