Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Aktualitet
Ademi nuk garon për Shkodrën? Dalin dy emra të tjerë të Komisionit të Rithemelimit
29 Janar 2022, 11:03Nga DOSJA
SHKODËR – Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi mund të mos garojë sërish për këtë bashki në 6 mars. Ditën e nesërme Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike do të përzgjedhë nëpërmjet votave të anëtarësisë 6 kandidatët e saj që do të garojnë në zgjedhjet pjesshme lokale të 6 marsit në Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje, Vorë dhe Rrogozhinë.
Sipas informacioneve, Ademi nuk është në listën e kandidateve të Komisionit të Rithemelimit që do t’i paraqiten anëtarësisë. Ndërkohë, Bardh Spahia dhe Astrit Bushati janë dy emrat e konfirmuar që do të garojnë nesër në primaret e PD.
Voltana Ademi është përfolur prej kohësh si kandidate potenciale e Komisionit të Rithemelimit të PD në Shkodër. Vetë ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk është kundër kandidimit të saj.
Ndërkohë, Partia Socialiste konfirmoi dje prefekten e Shkodrës Majlinda Angonin si kandidaten socialiste në Shkodër. Nga ana e Partisë Demokratike, ende nuk janë publikuar emrat konkretë që mund të garojnë për bashkinë e Shkodrës.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
LEZHË – Angli Stafuka dhe Erald Pajtani janë shpallur të pandehur nga Prokurori e Lezhës lidhur me shpërthimin me tritol të një ndërtese të biznesmen...
TIRANË– Juristja Enida Bozheku ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të hequr fondin e ekselencës për studentët që ikin jashtë vendit e ...
GJERMANI– Ish-zëdhënësi i qeverisë së ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, Steffen Seibert ka bërë me dije objektivat e tij. Në një intervistë për medi...
Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë po parashikojnë se vendi i Ballka...