Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Emisioni “Stop” në Tv Klan u ndal këtë të enjte në investigimin e vrasjes së të riut nga Korça, Marsel Osmani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 Gusht të 2016-s pak pas mesnatës në një lokal tallavaje.
Nëna e Marselit, Adelina Trimi, tregon se u njoftua nga vëllai i saj për ngjarjen e rëndë. Ajo shprehet se në vrasjen e djalit të saj morën pjesë 4 persona: Olsi Zyberi, Llazar Dine, Angel Vilçani dhe Genci Rustemi.
Por në pranga janë vënë vetëm dy prej tyre: pronari i lokalit tallava ku ndodhi ngjarja, Olsi Zyberi dhe truproja i tij Llazar Dine. Angel Vilçani dhe Genci Rustemi janë lënë të lirë.
Adelina Trimi: Më thotë vëllai, “hajde Adelina se të vranë djalin. Ku i thashë unë. “Në spital, e ke rëndë” tha. Kur shkoj shikoj djalin lakuriq me mbathje, vetëm një fasho kishte djali në kokë, të thyer. E merr vëllai, e marrin të tërë. Djali është shumë keq thanë, ka thyerje kafke. Djali kishte hemorragji, ishte në koma. I lutem shtetit të më dalë drejtësia e djalit. Unë nuk dua asgjë nga shteti, vetëm të më dalë drejtësia e djalit.
Gazetari: Çfarë ka ndodhur me shtetin, me drejtësinë? Nuk janë në burg personat që dyshohet se mund të kenë bërë këtë vrasje.
Adelina Trimi: Dy persona janë; pronari i lokalit Olsi Zyberi dhe badigardi Llazar Dine që del në pamje me dru në dorë. Njëri është brenda, Llazar Dine, kurse Angel Vilçani e pyesin pa parë filmimet. Ai thotë që e vrau Llazja dhe unë isha si shofer. Më detyroi Llazja thotë ai. Me makinë e kanë vrarë djalin këta, katër persona. Këta e dinë si e vranë djalin. Keni pamjet filmike si e kanë ndjekur dhe si e kanë vrarë djalin. Unë dyshoj te Angel Vilçani se kam pamjet. Duke ditur që mjeku ligjor thotë që mbrapa kokës është goditur me mjet prerës të fortë, mpiksje gjaku në vesh dhe thyerje kafke 9 centimetra.
Mekanizmi, që ka përdorur prokurorja Oli Visi, për hetimin e ngjarjes, është sekuestrimi i kamerave të sigurisë vetëm nga një kënd i lokalit. Në këtë kënd nuk dallohen Vilçani dhe Genci Rustemi.
Denoncuesi: Dua t’iu bëj një pyetje zonja prokurore…!
Prokurorja Oli Visi: Jam në rrugë, nuk flas më…
Denoncuesi: Në pamjet filmike, se tani në këto pamjet filmike, të cilat janë më kryesore, nuk merren nga gjykata si edhe nga ju?!
Prokurorja Oli Visi: Dëgjo nuk e kam zyrën këtu!
Denoncuesi: I pe pamjet vetë? T’i tregova? T’i tregova me video? Më jepni një përgjigje? Mund të më jepni një përgjigje zonja prokurore?
Prokurorja Oli Visi: Tek titullarja ime! Tek ajo mund të shkosh!
Denoncuesi: Unë do të ankohem edhe më lart.
Prokurorja Oli Visi: Ik!
Denoncuesi: Do drejtohem edhe më lart. Do mbani përgjegjësi si ju dhe gjykata. OK? Për këto pamje filmike të cilat ju i keni manipuluar.
Nëna e Marsel Osmanit shprehet për kamerën e “Stop” se pas ngjarjes kërkon vetëm drejtësi nga shteti.
Adelina Trimi: Më kanë lënë çupkën jetime, e kemi 9 vjeç, vajzën. Emisioni “Stop” vini dorën në zemër se është vrasje, nuk është plagë. Është vrasje. Djalë të vetëm, atë kisha. Nuk kam asnjë tjetër. Dua vetëm drejtësinë e djalit tim të më zbardhet. Asgjë nuk dua, vetëm drejtësia. Të më rrinë jashtë kriminelët që më vranë djalin nuk durohet kjo dhimbje.
Seancat gjyqësore për vrasjen e Marsel Osmanit zgjasin prej më shumë se tre vitesh. “Stop” ka siguruar edhe audio nga njëra prej tyre, kur kryesuesi i seancës refuzon që të marrë CD-të me pamjet nga kamerat e sigurisë, ku dallohet që në këta ngjarje kanë marrë pjesë katër persona.
Mamaja e Marselit: Po unë jam edhe avokate edhe nënë. S’kisha avokat, jam vetë dua drejtësinë e djalit nga juve! Do m’i merrni pamjet filmike dhe do të shikoni, si ka rendur Angel Vilçani! Unë s’kam dhemshuri. Janë vetë i katërt. Kanë dalë e kanë vrarë djalin, e kanë hedhur në kanal…
Kryesuesi i çështjes: Dakord, se do të…
Mamaja e Marselit: Ju lutem! Nga juve dua drejtësinë zoti gjyqtar…!
Kryesuesi i çështjes: Dakord, dakord!..Dakord…!
Mamaja e Marselit: Dhimbja ime është e paparë. Unë ku do ta gjej drejtësinë?!
Avokati Nevzat Tarelli: Tani po flas unë… ti.
Kryesuesi i çështjes: Tani dëgjo! Do na leshëëë…,dëgjo!
Mamaja e Marselit: Këto CD-të do t’i pranoni nga mua?
Kryesuesi i çështjes: Jo nuk i pranojmë nga ty!
Mamaja e Marselit: Nuk i pranoni nga mua?
Kryesuesi i çështjes: Jo, nuk i pranojmë nga ty.
Mamaja e Marselit: Mirë na fal!
Marrë nga tvklan.al
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Opinion” ka treguar një tjetër detaj lidhur nga vrasja e Kastriot Reçit. Ajo është shprehur se në banesë...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e disa institucioneve, të cilat në mungesë të një koordinimi, penalizuan me 5 milionë lekë një familje me 4 të ...
DURRËS– 17 të arrestuar, ky është bilanci i tri muajve hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), në bashkëpunim me Pro...
ITALI– Një e mitur 7-vjeçare me origjinë shqiptarë ka ndërruar jetë si pasojë e flakëve që pushtuan banesën e saj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 të ...
TIRANË- Historiani dhe ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, bërë sot një denocnim, ku shkruan se parku i Ministrisë së Brendshm...
RRËSHËN– Detaje të reja janë zbuluar nga autori i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçit, dy ditë më parë në qytetin e Rrëshenit. Dosja.al ka m...
TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Sipas fotove të siguruara nga Dosja.al, mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e E...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka emëruar 15 magjistratë si gjyqtar, duke nisur zëvendësimin e vendeve bosh të lënë nga gjyqtarët e...