Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kam...
Bota
Abazoviç drejt kryeministrisë, ofron modelin e një qeverie të re për Malin e Zi
17 Janar 2022, 10:52Nga DOSJA
Mali i Zi- Në Kuvendin e Malit të Zi po zhvillohet procedura e votimit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale. Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç pritet që të propozojë formimin e një qeverie të re që do të ketë më shumë mbështetje se 41 deputetë. Qëllimi i Abazoviçit është që të gjithë deputetëve të Kuvendit të Malit të Zi t’u ofrojë formimin e një pushteti të ri ekzekutiv në të cilin nuk do të kishte vend për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të socialistëve dhe Frontit Demokratik. Sipas zëvendëskryeministrit në këtë qeveri do të ketë disa nga ministrat aktualë. Qeveria e pakicës është një model, i cilido t’i ofrohet 81 deputetëve dhe nëse është e mundur të mbështeten të paktën 49 deputetë.
Ndër të tjera Abazoviç edhe pse ka shpallur një qeveri të pakicës, ai nuk e kritikon qeverinë e kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe shpreson që idetë e tij të arrihen deri në viti 2024. Pas deklaratave të Abazoviç për mospjesëmarrjen e Frontit Demokratik, deputetët e kësaj partie kanë thënë se prioriteti i tyre nuk është rrëzimi i qeverisë por zgjedhja e një të reje. FD ka shprehur gatishmëri për të diskutuar gjithçka.
Për momentin, nuk është e qartë nëse do të shpallet qeveria e pakicës, kush do ta mbështesë iniciativën për mosbesimin e kabinetit të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, por edhe cilat grupe politike do të mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re.
MALI I ZI- Fronti Demokratik në Malin e Zi pas deklaratave të zëvendëskryeministrit ka deklaruar se është e gatshme për të diskutuar gjithçka në lidhje m...
EUROPA- Bashkimi Evropian ka përshëndetur rezultatin e referendumin për ndryshimet kushtetuese në Serbi që u mbajt më 16 janar. Blloku evropian sërish shprehu k...
SHBA- Së fundmi Oxfam ka publikuar zyrtarisht raportin e saj mbi pabarazinë globale në fillim të Forumit Ekonomik Botëro në Davos. Mediat e huaja raportojnë se ...
SHBA- CEO i Pfizer, Albert Bourla ka shprehur së fundmi se shumë shpejt do i kthehemi normalitetit. Mediat e huaja raportojnë se gjatë deklaratës së tij Bourla ...
KOSOVË- Në 24 orë janë regjistruar 728 raste të reja me COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24orët e fundit nuk ka asnjë viktimë nga...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE– Tre kamionë me karburant shpërthyen dhe një zjarr përfshiu aeroportin në Abu Dhabit. Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e ...
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen kundër COVID-19 e të respektojnë masat kufizuese. Me...