Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Blerjet e kriptomonedhave me rubla kanë shënuar nivele rekord që pasi Rusia sulmoi Ukrainën duke ngritur pikëpyetje rreth asaj nëse bitcoin-i mund të ndihmojnë Moskën të shmangë sanksionet.
Pse kripto po tërheq rusët?
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë po përpiqen të gjymtojnë sektorin bankar dhe monedhën ruse me një ‘breshëri’ sanksionesh.
Ato përfshijnë heqjen e disa bankave ruse nga sistemi SWIFT, duke i izoluar ato nga pjesa tjetër e botës.
Sistemi i SWIFT lejon bankat të komunikojnë me shpejtësi dhe siguri lidhur me transaksionet. Heqja e Rusisë synon të parandalojë tregtinë e këtij vendi me pjesën më të madhe të botës.
Masat perëndimore që ndalojnë transaksionet me bankën qendrore të Rusisë kanë bërë gjithashtu që ekonomia ruse të zhytet në kaos.
Rubla është ulur 27% kundrejt dollarit që nga fillimi i vitit, niveli më i ulët i regjistruar i saj.
Rrjedhimisht rusët po i drejtohen kriptomonedhave që operojnë në një rrjet të decentralizuar dhe për këtë arsye nuk preken drejtpërdrejt nga sanksionet.
Kaiko, i cili ofron të dhëna mbi tregun e kriptomonedhës, ka raportuar vëllime rekord të blerjes së bitcoin-it në rubla që prej fillimit të sulmit javën e kaluar.
Një lloj tjetër monedhe dixhitale që ka përfituar shumë nga sulmi rus ndaj vendit fqinj të saj është tether, që shihet si më më e qëndrueshme se kriptomonedhat e tjera.
A është kriptomonedha një zgjidhje afatgjatë kundër sanksioneve?
Qeveritë, nëse duan, mund të urdhërojnë platformat ku blihen kriptomonedha të vendosin kufizime për blerjet e bëra, në mënyrë që të bllokojnë përpjekjet për të shmangur sanksionet.
Zëvendëskryeministri i Ukrainës Mykhailo Fedorov, i cili është gjithashtu ministër i transformimit dixhital të vendit, kërkoi përmes Twitter-it që platformat e kriptomonedhave të bllokojnë llogaritë ruse, një kërkesë që thuhet se po shqyrtohet nga autoritetet amerikane.
Grupi që ofron analiza mbi tregun e kriptomonedhës ‘Chainalysis’ tha në një deklaratë se kishte besim se industria e kriptomonedhave mund të kundërshtonte përpjekjet e aktorëve rusë për t’iu shmangur sanksioneve.
Ai vuri në dukje se blockchains, ose regjistrat e transaksioneve të kryera në monedha dixhitale, u japin mundësi qeverive perëndimore të identifikojnë shkeljet.
Koreja e Veriut dhe Irani kanë arritur t’i shmangin sanksionet falë kriptomonedhave.
Koreja e Veriut ka fituar miliarda dollarë nga sulmet kibernetike, ndërsa Irani ka përdorur energji me kosto të ulët për të prodhuar bitcoin, sipas Caroline Malcolm përfaqësuese e ‘Chainalysis’.
Megjithatë, përdorimi i kriptos për të shitur mallrat kryesore të eksportit rus, si grurin, naftën dhe gazin, nuk ka gjasa të ndodhë pasi sikurse thonë analistën, tregtimi në masë i bitcoin-it dhe monedhave rivale të tij, do të ishte i pamjaftueshëm për të mbështetur tregtitë në shkallë të gjerë.
Çmimet e Bitcoin dhe kriptomonedhave të tjera janë rritur që nga fillimi i agresionit rus, por jo thjesht për shkak të investimeve ruse. Pas një thirrjeje për donacione që nga e shtuna qeveria ukrainase ka marrë kriptomonedha në vlerën e 17.1 milionë dollarëve, sipas grupit ‘Elliptic’.
Marrë nga Zëri i Amerikës.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë. Çmimi i naftës së papërpun...
RUSI– Tregtimi në bursën e Moskës do të pezullohet për të tretën ditë me radhë, ka njoftuar Banka Qendrore e Rusisë përmes një deklarate. Megjithatë, ajo ...
UKRAINË– Ukraina raporton se ka ndodhur një sulm me raketa gjatë natës në qytetin Zhytomyr. BBC raporton se sulmi synonte bazën ajrore në qytet, mirë...
UKRAINË– Një raketë ka goditur klinikën private të maternitetit pranë Kievit. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i klinikës së maternitetit Adonis, Vita...
SHBA– Presidenti i SHBA Joe Biden dënoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin si dhe paralajmëroi për masa të mëtejshme për të ndëshkuar ...
UKRAINË– Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, tha se ai dhe ukrainasit e tjerë ishin të vendosur të vazhdonin të luftonin su...
UKRAINË– Lufta është në ditën e saj të gjashtë, por Ukraina vijon të bëjë rezistencë. Nga ana tjetër Rusia kërkon të avancojë, dhe në një sulm të fun...
UKRAINË- Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë 6 ditëve në luftë ka pasur shumë ushtarë rusë...
UKRAINË- Videoja e mëposhtme është kapur në Ukrainë në luftën që po bëhet me Rusinë. Në video shihet ushtarët që qëllojnë njëri-tjetrin.Edhe pse është errë...
FRANCË- Revista satirike “Charlie Hebdo” ka portretizuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës por në mënyrën e saj. Në kopertinë ka vendosur një gorrilë me fytyr...