LIVE UPDATES
Bota

A munden prokurorët gjermanë të akuzojnë sundimtarin e Sirisë për përdorim armësh kimike?

30 Nëntor 2020, 08:54 Nga DOSJA
A munden prokurorët gjermanë të akuzojnë sundimtarin e

Në orët e para të atij mëngjesi të nxehtë vere në Ghouta, një periferi e kryeqytetit sirian Damask, ishte akoma fresk. Ishte 21 gusht 2013, kur gazi helmues sarin depërtoi në katet e poshtme të shtëpive në lagjet, që kontrolloheshin nga opozita kundër sunduesit Bashar al-Assad.

“Ishte si në ditën e gjyqit të mbramë, sikur njerëzit të ishin milingona të vrara me sprej insektesh”, thotë Eman F., infermiere, nënë e tre fëmijëve. “Shumë njerëz gjendeshin të shtrirë në rrugë të vdekur. Makinat kishin mbetur në vend, të mbushura plot me njerëz, sikur të kishin vdekur duke u përpjekur të shpëtonin.”

Eman iu lut të vëllait që t’ia çonte fëmijët në një vend të sigurt. Pastaj nxitoi për në spitalin ku punonte. Burri i saj Mohammed erdhi pak më vonë për të dhënë ndihmën e parë. “Shumë njerëz vinin në spital, sepse ai ndodhet në bodrum,” kujton Mohammed.

Popullsia kishte mësuar prej kohësh, se bodrumet ofrojnë mbrojtje nga sulmet ajrore dhe të shtënat. Dhe kështu edhe atë natë, kur ranë predhat e para në Ghuta, civilët e frikësuar kërkuan strehim në katet e poshtme të ndërtesës. Duke mos e patur idenë, se gazi vdekjeprurës sarin përqendrohet pranë tokës.

“Nuk ndjeva më asgjë”

“Unë zbrita poshtë në klinikë te ime shoqe dhe për t’i thënë asaj të dilte jashtë për të parë, se çfarë po ndodhte. Kur u ngjita përsëri lart, para ndërtesës ra një raketë. Pas kësaj nuk ndjeva më asgjë”, kujton Mohammed.

Kur Eman doli pas pak nga bodrumi, pa të shoqin, që po përpëlitej në tokë. Dhjetëra të tjerë ishin në po atë gjendje të shtrirë përdhe. “Ishte një skenë e tmerrshme, që nuk mund ta përshkruaj”, thotë ajo duke qarë.

Infermierja siriane jeton tani në një qytet të Gjermanisë, ku na tregon historinë e saj. Redaktorët ia kanë ndryshuar emrin për arsye sigurie, të afërmit e Eman jetojnë ende në Siri. “S’e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur. Unë vrapova për të marrë shiringa me atropin, një ilaç kundër ngulçimit. Kur u ktheva, papritur nuk ndjeva vetë asgjë. Nuk jam në gjendje ta kujtoj, atë që ka ndodhur pastaj.”

Çifti kishte thithur sarin, një nga agjentët nervorë më të rrezikshëm, që përdoret si armë biologjike. Gazi pa erë paralizon frymëmarrjen dhe mbyt shumicën e viktimave. Nga ky sulm Eman und Mohammed humbën edhe djalin e tyre 19 vjeçar. Sipas disa burimeve të pavarura humbën jetën 1000 vetë, duke përfshirë më shumë se 400 fëmijë. Të mbijetuarit bëjnë përgjegjës regjimin e Asadit për përdorimin armëve kimike vdekjeprurëse në luftën civile në Siri.

Një dëshmitar që filmon

“Edhe sot i shoh para vetes fëmijët, që vdiqën para syve të mi,” tregon Thaer H., një gazetar sirian, që e ka dokumentuar sulmin. “Unë nuk jam mjek. Nuk dija si të shpëtoja dikë, që vdes para syve të mi. Ne nuk kishim mësuar, se si të vepronim me gazin helmues.”

Në atë kohë Thaer punonte për “Violations Documentation Center”, që dokumentoi shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës në Siri. Videon me materialin tronditës, që regjistroi atë natë, ai e ndan me Deutsche Welle.

Fotografitë tregojnë trupa që përpëliten në dysheme, disa viktima shkumëzojnë nga goja, të tjerët thërrasin për ndihmë. Ata bëjnë një përpjekje të fundit, për t’u gëlltitur, për të futur ajrin në mushkëritë e dëmtuara.

“Fillimisht u frikësova, kur kapa kamerën,” tregon Thaer. “Kur pashë fëmijë, që vdisnin para meje, e fika përsëri atë. Por pastaj mendova: Nëse nuk i filmoj tani, kush do të raportojë se çfarë u ka ndodhur?”

Kolegu i Thaer-it, Razan Zaitouneh, i cili dokumentoi atë natë së bashku me të sulmin me gaz helmues, u rrëmbye pak më vonë dhe që atëherë u zhduk pa lënë gjurmë. Thaer arriti më në fund të arratisej në Gjermani, ku jeton sot.

Siria duhet të shkatërrojë të gjitha armët kimike

Sulmi brutal me gaz helmues në Ghouta tronditi opinionin botëror. Si përgjigje ndaj kësaj Franca, Britania e Madhe dhe SHBA deshën të ndërmarrin një sulm ushtarak kundër regjimit sirian. Kur ky plan dështoi, përpjekjet ndërkombëtare u drejtuan në Gjykatë Penale Ndërkombëtare.

Por edhe ky plan dështoi: Në Këshillin e Sigurimit të OKB, anëtarët me veto Rusia dhe Kina bllokuan çdo përpjekje për të çuar çështjen në Gjykatën Botërore në Hagë. Në vend të kësaj ata votuan që Siria t’i bashkohej konventës ndërkombëtare të armëve kimike.

Nga kjo Siria obligohej të shkatërronte plotësisht inventarin e armëve të saj kimike. Dokumentet konfidenciale, që ka parë Deutsche Welle, tregojnë se regjimi i Asadit nuk e ka përmbushur plotësisht këtë detyrim. Përgjegjësit në Damask mohojnë prej vitesh përfshirjen në sulme me gaz helmues kundër popullsisë.

Akuza penale sipas parimit të së drejtës universale

Por tani shtatë vjet më vonë fleta mund të kthehet në favor të viktimave. Në fillim të tetorit tre organizata joqeveritare ngritën padi penale tek Prokuroria e Përgjithshme Gjermane – për shkak të sulmeve me agjentin nervor sarin në Ghuta në vitin 2013 dhe në Chan Shaihun në vitin 2017.

Sipas të ashtuquajturit parim i së drejtës botërore, instanca në Karlsruhe mund të dënojë krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, pavarësisht se ku janë kryer këto akte. Ajo mund të hetojë personat e dyshuar, që nuk janë as shtetas gjermanë dhe as banorë të Gjermanisë. Ky parim i së drejtës botërore është ankoruar në kodin penal ndërkombëtar gjerman që në vitin 2002.

Kështu Gjermania zgjeroi juridiksionin e saj “për të përfshirë krimet më të rënda, që prekin bashkësinë ndërkombëtare si një e tërë”. Në prill, për shembull, u hap në Koblencë procesi i parë penal, në të cilin përfaqësuesit e regjimit sirian përgjigjen për torturat sistematike para një gjykate gjermane.

Kjo i motivoi tri organizatat “Open Society Justice Initiative”, “Syrian Archive” dhe “Syrian Center for Media and Freedom”, për të paraqitur padinë penale në prokurorinë e përgjithshme. Padia për sulmet me gaz helmues në Ghouta dhe Khan Shaichun është paraqitur, i konfirmoi një zëdhënës Deutsche Welles. “Ne jemi duke hetuar rastin, më shumë nuk mund të themi për këtë.”

Cilat janë provat?

Aktakuza përmban një mori dokumentesh. Përveç kësaj ka dëshmi të hollësishme nga të paktën 50 dezertorë të regjimit sirian. Shumica e këtyre deklaratave mund të mbështeten nga video dhe fotografi që njerëzit, përfshirë viktimat, kanë regjistruar në vendngjarje dhe i kanë shpërndarë në mediat sociale.

Kombet e Bashkuara e kanë hetuar zyrtarisht sulmin në Ghouta. OKB nuk mund të thoshte me emra autorët e pretenduar, pasi atribuimi nuk ishte pjesë e mandatit të saj. Por ata ishin në gjendje të provonin pa dyshim sulmin me gaz helmues.

Dëshmitë e dezertorëve

Padia e depozituar në tetor në Gjermani bazohet edhe në dëshminë e zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe shkencëtarëve të Qendrës Siriane të Shkencës dhe Kërkimit SSRC. SSRC ka qenë përgjegjëse për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e programit sirian të armëve kimike.

Në dosjen bashkëngjitur ankesës ka të dhëna të qarta se vëllai i vogël i Presidentit Bashar al-Assad, gjenerali Maher al-Assad, urdhëroi direkt përdorimin e gazit sarin në sulmin në Ghouta në gusht 2013. Njoftime të dëshmitarëve okularë lënë të kuptohet se armët strategjike, si gazi sarin, nuk mund të përdoreshin pa pëlqimin e Asadit më të madh. Sipas dokumenteve të përpiluara, që ka në dispozicion edhe Deutsche Welle, Presidenti Assad ka autorizuar vëllain e tij për të kryer sulmin.

Fajtorë për dhënien e urdhrave

Por a mjafton kjo që prokurorët gjermanë të ngrejnë akuza kundër sundimtarëve të Sirisë? Ekspertët juridikë ndërkombëtarë argumentojnë, se nuk është e nevojshme, që të ketë prova vendimtare për një aktakuzë të kësaj përmase. Këtë e treguan edhe proceset historike, që sollën para drejtësisë kriminelët, si gjyqet e Nurembergut pas Luftës së Dytë Botërore.

Një parim themelor i gjykatave të tilla është, se personat që janë pjesë e një strukture komanduese, mund të mbajnë përgjegjësi për mizoritë, edhe nëse nuk i kanë kryer ato personalisht. Meqenëse krimet e luftës kryhen shpesh nga forcat e armatosura, e drejta ndërkombëtare njeh që hierarkitë e komandës bëjnë të mundshme tilla krime, thotë Robert Heinsch, profesor i së drejtës humanitare ndërkombëtare në Universitetin Leiden.

Personat, që u jepnin urdhra ushtarëve të zakonshëm, janë akuzuar për këto urdhra, thotë Heinsch. Kjo vlen madje edhe atëherë, nëse ata nuk e kanë lëshuar urdhrin vetë, por kanë qenë në dijeni për sulmin. “Për shkak të funksionit të tyre si komandantë ushtarakë, ata mund të mbajnë përgjegjësi – kjo është shumë e rëndësishme.”

“Ndoshta ky është vetëm fillimi”

Si president Asadi qëndron në krye të ushtrisë siriane. Ai e ka bërë të qartë disa herë se, si komandant suprem ai mban autoritetin më të lartë në duart e tij.

Por edhe nëse prokuroria në Gjermani do të ngrinte padi ndaj vendimmarrësit më të lartë të regjimit sirian, do të duhej të kapërceheshin ende shumë pengesa, si imuniteti që mbron një kryetar shteti në detyrë nga ndjekja penale.

Dëshmitarë të sulmit me gaz

“Ne e dimë që ky proces do të zgjasë 10, 20, mbase edhe 30 vjet”, thotë Mazen Darwish. Ai jeton në mërgim në Gjermani që nga nëntori 2015 dhe kryeson “Syrian Center for Media and Freedom of Expression”. “Ndoshta ky është vetëm fillimi”.

Kallëzime penale edhe në vende të tjera

Por Gjermania nuk është vendi i vetëm, në të cilin aktivistët e të drejtave të njeriut duan të veprojnë kundër përgjegjësve për sulmet me armë kimike në Siri. Të tre organizatat joqeveritare planifikojnë të paraqesin së shpejti padi penale në gjykata të tjera evropiane.

“Shpresojmë që në kuadër të parimit të së drejtës botërore të arrijmë, që prokurorët publikë të hetojnë këto sulme dhe të dëgjojnë provat që kemi paraqitur, në mënyrë që të mund të përgatisin dosje të hetimit penal, që do të mbështesin zbatimin e ligjit në të ardhmen”, tha Steve Kostas i “Open Society Justice Inititative”.

Kujtime torturuese

Jemi kthyer në banesën e Eman dhe Mohammed nga Ghouta, të cilët vazhdimisht ndiqen nga kujtesa e ditës së sulmit me gaz helmues. “Padrejtësia na ka mësuar të jemi të guximshëm. Por sado guxim që të kemi, ne jemi të dobët. Dhe ajo që ka ndodhur para syve të mi, nuk zhduket më kurrë”, thotë Eman. “Por kjo është dëshira ime në këtë botë: Që ata ta shpallen përgjegjës – ai dhe të gjithë mbështetësit e tij, që na kanë bërë padrejtësi neve dhe shumë të tjerëve.”

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet