LIVE UPDATES
Aktualitet

“A më jep 2 mijë lekë?”/ Biznesmeni nga Shkodra flet për personin që dyshon se i shkatërroi ‘Volkswagen-in’, zbulo

26 Janar 2021, 15:22 Nga DOSJA
“A më jep 2 mijë lekë?”/ Biznesmeni nga Shkodra flet

SHKODËR– Biznesmeni Nikolin Shqau, ka folur lidhur me lidhur për sulmin ndaj makinës së tij pak ditë më parë, ku agresorët i lanë edhe një letër. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, ai rrëfeu se ende nuk e ka lexuar përmbatjen e plotë të letreës pasi pret të mësojë detaje zyrtare nga Policia e Shtetit. Megjithatë ka nisur dyshimet, pasi pretendon se mund të ketë “gisht” një person, të cilit i jepte shpesh para për kafe, por refuzonte që ta merrte në punë.

Me thënë të drejtën, letrën nuk e kam lexuar, e kam parë, ka qenë në krahun e djathtë të pasagjerit dhe ishte e mbështjellë dhe për të mos prishur provat, inspektori më tha që nuk duhet të preket. Sa persona kanë sulmuar nuk e di, por më kanë thyer xhamin e përparmë të makinës dhe xhamin e krahut të shoferit të makinës dhe me thënë të drejtën kam qenë shumë i shqetësuar, por luta zotin që të më ndihmojë dhe i kalova ato momente se kanë qenë shumë të vështira. Për çështje makine, nuk më ka ndodhur ndonjëherë, por herë pas here, më sjellin probleme. Nuk e di pse. Jam baba i tre fëmijëve. Aty ka një kamerë, i kam thënë policisë, tani shohim se ç’do bëjnë. Me fol drejt, unë mendoj se në polici ka punëtorë të mirë e shumë të përgjegjshëm sepse e njoh ndonjë prej tyre dhe ka të dedikuar për të shërbyer,”- tha Shqau.

I pyetur se përse nuk e mori në punë individin për të cilin dyshon, tha se arsyeja e vetme ishte se nuk e shihte si njeri të punës.

“Unë mendoj se është një individ, i cili më ka kërkuar ta marr në punë. Më ka kërkuar lekë për një kafe, ia kam dhënë. Më ka kërkuar t’ia paguaj një kafe, ia kam dhënë. Mendoj që para 3-4 ditësh para se të ndodhte ngjarja, isha me kushëririn tim në makinë dhe më doli para, por i thashë që nuk kam kohë të ndalem. Si mund të jetë diçka kur më thotë “A më jep 2 mijë lekë ta pi një kafe”. Dyshoj se e kanë parë duke u sjellë në zonë dhe punë të tjera, disa kosha mbeturinash që kanë hedhur në kanal dhe xhama të tjerë makinash që kanë thyer”, rrëfeu Shqau.

I pyetur në lidhje me problemet që ka pasur në të kaluarën, biznesmeni rrëfeu se i ka ndodhur që persona të veshur civilë i kanë drejtuar armën, ndërsa në një rast tjetër, një efektiv policie e ka futur në makinë dhe e ka rrahur.

“Njëherë kanë ardhur dhe më kanë mbyllur biznesin duke qenë në rregull 100%. Biznesin na e mbylli hetimi tatimor, të cilin unë e përjetova shumë keq. Edhe para disa kohëve, 4 muaj, kam bërë denoncim për një punonjës policie, i cili ishte veshur civil dhe më drejtoi armën e më pas më tha se të kam ngatërruar me tjetër person. U tërhoq, nuk ishte për mua. Do flas ashtu siç është. Më përpara, ata na vinin çdo ditë kontroll dhe ne i pyesim njerëzit e thonë duhet ti japësh lekë. Unë nuk i jap lekë dhe unë nuk e mbështes korrupsionin në asnjë lloj forme e nuk i jap askujt lekë. Dikush mund të jetë i motivuar ose e shohin veten keq që bëj biznes. Unë mendoj se dikush në mënyrë të qëllimshme më sulmon mua gjithë kohës. Kam pasur konflikt në vitin 2011 kur kam hapur biznesin, në vitin 2010 jam kthyer në Shqipëri pas 20 vitesh në Amerikë. nxora lejen për të nxjerrë karrige e tavolina. Erdhën dhe më kërcënuan punëtorët e bashkisë dhe të shtetit se kishin pistoleta. Nuk kishin një uniformë. Më vunë pistoletën dhe më thanë: “Të ka sjellë shteti amerikan në Shqipëri për të parë se çfarë bëjmë ne këtu. Ata ishin policë pa uniforma dhe më thanë se organizoj aleancën “Kuq e Zi”, të cilën në atë kohë as nuk e dija çfarë ishte. Jam shumë i zhgënjyer. Edhe para 3-4 viteve, dola nga restoranti në Shkodër, i them oficerit të policisë a mund ta largoj makinën që të dal se isha tek prona ime. Ai më pa mua dhe filloi duke bërtitur. Pastaj më futi në makinë, më ngriti duart dhe më goditi me grushta para se të më çonte në polici. Këta maskohen në emër të pushtetit,“-shtoi ai.

Sulmi ndaj biznesmenit u regjistrua mëngjesin e 25 janarit në Shkodër. Agresori me një shufër hekuri sulmoi mjetin e Shqaut por ende nuk ka një emër.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nikolin shqau shkoder nikolin shqau shkoder

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Janar 2021, 14:15

SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër kanë bërë të domosdoshme evakuimin e gjësë së gjallë e cila rrezikonte nga uji që ka pushtuar stallat. Në Dajç dhe Tr...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet