LIVE UPDATES
Politike

‘A keni kërkuar të vaksinoheni?’, Meta nuk pranon: Prioritet ata që janë në vijën e parë të luftës me COVID-19

16 Janar 2021, 17:09 Nga DOSJA
‘A keni kërkuar të vaksinoheni?’, Meta nuk pranon:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta nuk ka pranuar që të vaksinohet me dozë anti-COVID. Në emisionin “Kjo Javë”, Meta u shpreh se prioritet duhet të jenë ata që përballen me vijën e zjarrit, pra personeli mjekësor.

“Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19,”-tha ndër të tjera Meta.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Zoti President, a duhej bërë më tepër transparencë për mbërritjen e vaksinës? Nuk është thënë vendi prej nga ka ardhur dhe mënyra. Madje vetë Kryeministri Rama në një emision televiziv, u shpreh se janë pjesë e një konfidencialiteti, por nuk duhet zbuluar shumë. Si e shpjegoni këtë?

Presidenti Meta: Në çdo vend demokratik, ku funksionon shteti i së drejtës, transparenca është elementi i parë, që garanton besueshmërinë dhe seriozitetin e autoriteteve shtetërore në raport me qytetarët. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi çdo sjellje dhe veprim tjetër hyn në sferën e trafikimit apo të kontrabandës.

Pyetje: Por gjithsesi kjo e shton skepticizmin te populli për vaksinën, sepse ka jo pak skeptikë për vaksinën. Kjo situatë që është servirur nga ana e qeverisë, apo edhe nga vetë deklaratat e Kryeministrit, a e shton skepticizmin?

Presidenti Meta: Është e rëndësishme të ketë siguri të plotë për vaksinën, për të gjithë elementët, që kanë të bëjnë me pasojat e mundshme mbi shëndetin e qytetarëve. Kjo është detyra e qeverisë dhe e autoriteteve përgjegjëse.

Pyetje: Vetë ju zoti Meta, a keni kërkuar të vaksinoheni në këto doza të para të mbërritura apo ju është ofruar për t’u vaksinuar?

Presidenti Meta: Kjo nuk është një çështje prioritare. Prioritet është vaksinimi i mjekëve, i infermierëve, i sanitarëve, i të gjithë personelit mbështetës, që është në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Pyetje: Sa i takon situatës në spitale që mbetet shqetësues dhe që ka problematika deri tani gjatë gjithë pandemisë. Ku është gabuar dhe ku është punuar mirë sipas jush, qoftë nga ana e qeverisë, qoftë nga ana e sistemit shëndetësor?

Presidenti Meta: Në radhë të parë duhet të kishte një transparencë më të madhe, që në fillim. Unë u përpoqa ta inkurajoja përmes nxitjes së bashkëpunimit, duke përfshirë edhe opozitën në një dialog dhe bashkëpunim me qeverinë.

Por autoriteti kryesor publik për menaxhimin e kësaj situate u shfaq Kryeministri, gjë që në vlerësimin tim është e gabuar, për arsye se menaxhimi duhet të ishte i bazuar në profesionalizëm dhe në pavarësi të ekspertëve më të mirë të kësaj fushe.

Natyrisht kjo solli politizim më shumë se ç’duhej dhe shumë mangësi e inkoherencë në të gjithë këtë proces.

Mendoj se në periudhën kur u ndje një lloj lehtësimi për shkak të rritjes së temperaturave, Qeveria humbi ndjeshmërinë apo përgjegjshmërinë për të marrë masat e duhura për periudhën që do të vinte, pra për valën e dytë.

Nuk u realizuan shumë masa të domosdoshme, që do të kishin përforcuar kapacitetet në spitalet tona dhe do të kishin bërë të mundur një menaxhim shumë efikas të fluksit të lartë, që u vu re në nëntor dhe në dhjetor.

Padyshim që edhe për çështjen e vaksinimit mund të ishte bërë me kohë shumë më tepër.

Megjithatë çdo masë pozitive që do të merret është e rëndësishme.

Për më tepër kur mbështetja për përballimin e pandemisë nuk ka qenë e duhura, krahasuar me vendet e tjera fqinje, si sa i takon sektorit të shëndetësisë, rritjes së investimeve për të, ashtu edhe mbështetjes për sipërmarrjen e vogël apo të mesme, pra në përgjithësi për biznesin, duke pasur në konsideratë se të paktën, zyrtarisht sipas Bankës së Shqipërisë, mbi 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e punës gjatë kësaj situate. Pra mund të ishte bërë më shumë. Shpresojmë të bëhet më shumë në ditët dhe në javët që vijnë!

Pyetje: Po, kur kryeministri shprehet se isha lypësi më shembullor për garantimin e marrjes së vaksinës dhe e dozave të para. A ka pikë pozitive këtu për kreun e qeverisë?

Presidenti Meta: Nuk ka asnjë arsye për të qenë lypës, kur mund të jesh partner serioz dhe i besueshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shqiperia nis vaksinimin ilir meta shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet