LIVE UPDATES
Aktualitet

‘A ke para me vete?’/ Me çanta dore dhe shpine, ja si “fshihen” milionat që nuk deklarohen në kufi dhe që hy

14 Qershor 2021, 12:07 Nga DOSJA
‘A ke para me vete?’/ Me çanta dore dhe shpine, ja si

Dërgimi i ngarkesave me para që pastrohen në Shqipëri në rastin më të organizuar, kryhet siç ndodhi me dërgimin e pothuajse 3.4 milionë euro në automjetin tip “Toyota Yaris” ose si rasti i tre javëve më parë, kur u zbuluan të fshehura në një prapakolp makine me vlerën e 120 mijë paund.

Por fshehja e tyre në automjete, përmes një mekanizmi të porosisë së makinave që duhet të shiten brenda territorit, është forma më e organizuar që dyshohet se kryhet nga grupet me veprimtari jashtë vendit.

Të tjerë, përdorin të afërmit, apo njerëz të besuar që udhëtojnë përkohësisht në vendet e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë dhe që përmes tyre, duke i paguar për punën, transportojnë shuma eurosh, paund dhe dollarë.

B.M., po kthehej nga Londra dhe sapo mbërriti në Rinas, pyetja ndaj tij ishte “a ke vlera monetare për të deklaruar?”.

Përgjigjja e tij ishte e prerë, që s’kishte asgjë. 43- vjeçari nga Elbasani, iu tha oficerëve se kishte pak para që do t’i investonte për shërbime familjare. Policia shprehet për Gazetasi.al, se pas këtij momenti, duke parë luhatjen e pasagjerit, i është kërkuar të zhvendoset në brendësi të ambienteve të komisariatit Rinas për një kontroll më të detajuar.

“Pas numërimit në prani të tij, ka rezultuar se kishte me vete shumën prej 20.240 (njëzet mijë e dyqind e dyzetë) paund (britanikë). Nga ana e oficereve të policisë gjyqësore, iu sekuestruan shtetasit Bledi Muça, në cilësinë e provës materiale, shuma prej 20.240 (njëzetë mijë e dyqind e dyzetë) paund”, – përshkruhet në procesverbalin e konstatimit.

Paratë përshkruajnë agjentët, u gjetën të mbështjella nën një çantë shpine, kurse i dyshuari tha prerë: “Do jap shpjegime në një moment të mëvonshëm gjatë fazës së hetimeve”.

Policia kufitare në rrugë jo zyrtare, pranon se raste si i Elbasanit vërehen në rritje. Ata janë të rinj, ose turistë që kthehen në vendlindje dhe që kanë detyrimin të deklarojnë paratë në kufi.

Pasi është pyetur nga policia gjyqësore lidhur me këtë fakt, i pandehuri ka deklaruar se nuk i kishte deklaruar paratë, pasi nuk kishte dijeni se duhet të deklarohet sasia e valutës apo sendeve të çmuara në kufi.

“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, është një nga krimet që po zbulohet shpesh në kufi dhe sipas burimeve të Gazetasi.al, po vërehet një futje e parave të pajustifikuara dhe që sipas ligjit duhet të tregohen në kufi.

Policia pranon jo zyrtarisht se për të garantuar veprimtarinë normale të autoriteteve doganore dhe marrëdhënies së tyre me autoritetet përgjegjëse të luftës kundër fenomenit të pastrimit të parave, qytetarët kanë detyrim të tregojnë në kufi, jo vetëm paratë mbi një milion lekë ose kundër vlerat në monedha të huaja, por dhe metalet dhe gurët e çmuar apo sendet me vlerë antike.

Shumica vijnë nga Anglia dhe Italia

Të dhënat e policisë kufitare, shpjegojnë se pjesa dërrmuese e shtetasve që zbulohen në kufi me shuma që variojnë nga më e pakta 10 mijë euro deri në 50 mijë apo 60 mijë euro, që mbahen si para xhepi, janë shtetas shqiptarë që udhëtojnë me destinacion Itali-Shqipëri ose Angli-Shqipëri.

B.C., nga Tropoja, po kthehej për disa ditë pranë familjes, tregon një tjetër dosje e policisë kufitare.

Në dosjen e policisë, detajohet se “i dyshuari këmbënguli se shuma është pjesërisht e tij dhe pjesërisht shokut të tij, me të cilin po udhëtonin nga Anglia në Shqipëri. Nga këqyrja e akteve shkresore dhe e veprimeve bankare, nuk janë krijuar dyshime se shuma e mësipërme ka burime të jashtëligjshme“.

Sakaq dosjet e shumta që duket se janë të përditshme, ilustrojnë se si përzgjedhja e të dyshuarve në zyrat doganore kryhet krejt rastësisht dhe se si më pas këta persona i kalojnë përveç kontrollit të skanerit, edhe kontrollit fizik policor.

Por asnjëherë këta shtetas nuk pranojnë të flasin për të ardhurat e konstatuara, duke këmbëngulur se janë kursime apo hua të grumbulluara për të rregulluar shtëpinë ose për ndihmë mjekësore.

F.K., nga Dibra, i mbante 20 mijë euro në një çantë dore dhe po kthehej nga Frankfurti. Në raport shërbimi shkruhet.

“Nga procesverbali i kapjes në flagrancë, ka rezultuar se shtetasi F.K., është ndaluar nga agjentët e policisë gjyqësore për verifikim, pasi kishte kaluar kontrollin e sigurisë dhe zonën e deklarimit të të hollave dhe sendeve me vlerë në degën e doganës Rinas. Gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës dhe në xhepin e xhupit, këtij shtetasi i janë gjetur një sasi prej 20.000 euro dhe në këto kushte është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit të Policisë Rinas”.

Burimet e Gazetasi.al, këmbëngulin se policia ka dështuar të verifikojë të kaluarën e këtyre shtetasve dhe lidhjet e tyre, nëse këto shuma që nuk deklarohen janë të ardhura nga veprimtari të paligjshme, apo të ardhura nga puna në të zezë e shumë emigrantëve.

Por të dhënat jo zyrtare të vendosura në dispozicion të Gazetasi.al, tregojnë se nga procedimi i mëpasshëm, të gjithë shtetasit apo shtetaset që zbulohen në pikat kufitare për mos deklarim të të hollave, vetëm gjobiten nga gjykatat dhe pasi ata e kyçin gojën, shumat e parave iu kthehen pas.

Vetëm në Gjykatën e Tiranës, sipas qëndrimit zyrtar të kësaj gjykate, për momentin janë nën gjykim 19 dosje prej të cilave 16 janë çështje të sapo dorëzuara.

Para që dalin

E njëjta gjë ndodh edhe me shtetas që qëndrojnë përkohësisht dhe që kur lënë Shqipërinë, nuk i tregojnë të ardhurat në kufi. G.Q, sipas policisë është shtetas malazez nga fshati Nikshiq. Pasi ai qëndroi disa javë në Shqipëri, u zbulua rastësisht gjatë përpunimit të të dhënave të pasagjerëve teksa mbante të fshehura 18 mijë e 500 euro, për të cilat nuk dha asnjë shpjegim se përse nuk i deklaroi gjatë kohës që po linte Tiranën dhe do t’i duhej të udhëtonte në Evropë. Emri i tij edhe në këtë rast u përcoll nga policia kufitare për mos deklarim parash në kufi.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dërgimi i ngarkesave me para parate e paligjshme ne shqiperi dërgimi i ngarkesave me para parate e paligjshme ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Qershor 2021, 11:59

TIRANË– Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani ka dhënë këshilla për qytetarët, të cilët janë të shqetësuar për përhapjen e gripit të shpendëve, i njohur ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet