Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Shqipëri ka komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta, i cili e akuzoi atë se mban qëndrime të njëanshme dhe se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit. Diplomatja tha në emisionin “Opinion” se detyra e saj në Shqipëri është shpreh qartë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara përmes kreut të shtetit, kreut të qeverisë dhe ministrave.
Lidhur me me reagimin e saj në rrjetet sociale për Presidentin Meta, Kim tha se ishte një reagim i konsultuar në Uashington dhe aspak personal. Ambasadorja refuzoi ti përgigjej pyetjes nëse mes Presidentit Ilir Meta dhe Shteteve të Bashkuara ka një problem konkret apo janë tensione të cilat krijohen nga konsumi i përditshëm politik.
Pjesë nga Intervista
Blendi Fevziu: Ambasadore, ju patët një debat të fortë me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Çfarë ndodhi midis jush dhe Presidentit të Republikës?
Ambasadorja Kim: E di që njerëzit duan të shohin pak drama dhe emocione, por ajo që do përsëris është se kur flas, flas në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe e bëjmë këtë seriozisht, kur arrijmë një qëndrim dhe detyra ime është të siguroj që qëndrimi ynë është sa më i qartë që mundet. Përpiqemi ta bëjmë këtë shumë të qartë, së pari për Qeverinë Shqiptare dhe e bëjmë këtë nëpërmjet diskutimeve me zyrtarë të lartë, përfshi Kryeministrin, Presidentin, Ministrat dhe përpiqemi ta bëjmë pozicionin e SHBA sa më të qartë që mundet për popullin shqiptar. Këtë do të vazhdoj të bëj.
Blendi Fevziu: Edhe tëeet juaj, që komentonte deklaratën e Presidentit të Republikës, dy ditë përpara zgjedhjeve, ishte zyrtar?
Ambasadorja Kim: Absolutisht.
Blendi Fevziu: Le të themi, diskutuar me Uashingtonin?
Ambasadorja Kim: Absolutisht.
Blendi Fevziu: Jo një deklaratë personale?
Ambasadorja Kim: Sigurisht që jo.
Blendi Fevziu: Por Presidenti ju ka akuzuar se jeni përfshirë në punët e brendshme të Shqipërisë.
Ambasadorja Kim: Mendoj se ka të drejtën të ketë mendimet e tij, por edhe një herë, unë mund vetëm të bëj punën time, e cila është të shpreh pikëpamjet dhe të sqaroj pozicionin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Blendi Fevziu: Ka gjithmonë probleme midis Metës dhe ambasadorëve amerikanë. A ka diçka konkrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit apo janë vetëm probleme të ditës?
Ambasadorja Kim: Nuk do të komentoj për çështje të brendshme.
Marrë nga Opinion.al
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Në emisionin “Opinion”, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur lidhur me listat e kandidatëve ppër deputetë të partive për zgjedhjet parlament...
TIRANË– Në studion e emsionit “Opinion” Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është pyetur edhe në lidhje me largimin e Tom Doshit nga parlamenti. Ajo u shp...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA është shprehur në emisionin “Opinion” se është e rëndësishme për Shqipërinë që të gjitha palët politike të njohin rezultatin e z...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane Yuri Kim është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me fenomenin e shitblerjes së votës në Shqipëri dhe faktin nëse...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka komentuar zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në emisionin “Opinion”, Kim është shprehur se SHBA është e kënaqur ...
TIRANË– Për Bledar Dervishin dhe Elira Kokonën këto grimca humori janë të fundit përpara se në sallë të hyjë gjykata Kushtetuese dhe secili të marrë ...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar ditën e sotme disa foto në rrjetet sociale, teksa shihet krah për krah me Ilir Metën. Dy homologët...
SHBA– Deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dështimit në zgjedhjet e 25 prillit, ku nuk arriti të merrte asnjë ...
TIRANË– Shqipëria ka arritur rekord historik të eksporteve në katër-mujorin e parë të këtij viti. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Ed...
TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka ngritur akuza ndaj vendimeve të marra nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. Në fjalën e ...