LIVE UPDATES
Bota

A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

8 Mars 2022, 20:26 Nga DOSJA
A është lufta fillimi i fundit të Putinit?

SHBA- Kanë kaluar trembëdhjetë ditë që kur nisi lufta brutale në Ukrainë dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk ka arritur ta nënshtrojë vendin. Ai nuk duket të jetë më pranë zëvendësimit të qeverisë sfiduese të Kievit me një regjim kukull.

Megjithëse me shumë më pak armatime, Ukraina ka arritur të përmbysë parashikimet e përhapura para luftës se nuk do të ishte në gjendje të qëndronte për një kohë të gjatë kundër forcave ruse dhe Kremlini tani përballet me perspektivat e një beteje të zgjatur duke ndezur një debat midis zyrtarëve perëndimorë dhe analistëve të pavarur nëse sulmi ndaj Ukrainës mund të shënojë fillimin e fundit të Vladimir Putinit. Në pamje të parë, sondazhet sugjerojnë se Putini ka ende mbështetjen e shumicës për atë që Kremlini e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Sipas sondazheve të fundit nga Qendra Ruse e Kërkimeve të Opinionit Publik dhe Fondi i Opinionit Publik, të dyja të kontrolluara nga Kremlini, më shumë se 60% e rusëve e mbështesin atë. Por disa anketues sugjerojnë se sondazhet nuk janë të sakta dhe se mbështetja që po regjistrohet do të zvogëlohej shumë, nëse organizatat e sondazheve do t’i kishin pyetur të anketuarit nëse janë dakord me pushtimin e Ukrainës në vend të “operacionit special ushtarak”.

Por për sa kohë shumica e rusëve do të mbështesë edhe një “operacion të posaçëm ushtarak” pasi sanksionet ekonomike perëndimore rëndojnë mbi edhe më shumë firma, biznese dhe investitorët perëndimorë largohen nga Rusia? Sanksionet perëndimore kanë çuar tashmë në mbylljen e kufijve, racionimin e ushqimit dhe rënien e vlerës së rublës, e cila ra me deri në 30% kundrejt dollarit, niveli më i ulët historik.

Ekonomia e trazuar

Me një kolaps të sistemit bankar gjithnjë e më të mundshëm brenda disa ditësh, rusët po kufizohen në sasinë e parave që mund të tërheqin nga bankomatet në ekuivalentin e rreth 5 dollarëve. Banka Qendrore e Rusisë ka më shumë se dyfishuar normën bazë të interesit nga 9.5% në 20% në një përpjekje për të stabilizuar rublën.

Ndikimi i gjithë kësaj po ndihet më shumë nga rusët e zakonshëm, të cilët kanë parë rënien e vlerës së kursimeve dhe pagave të tyre që kur forcat ruse sulmuan Ukrainën dhe tashmë po luftojnë të përballojnë çmimet në rritje falë ndërprerjeve në zinxhirët e furnizimit global të shkaktuar nga pandemia.

Ekonomia e Rusisë mund të tkurret deri në 10% këtë vit, thonë disa ekonomistë, duke e shtyrë vendin në recesionin më të thellë që nga vitet 1990, kur rusët u zhytën në varfëri ndërsa u shemb Bashkimi Sovjetik. Në ditët e para të luftës, rusët u dyndën drejt bankomateve për të tërhequr sa më shumë që të mundnin nga paratë e tyre dhe për të blerë mallra konsumi të prodhimit perëndimor, nga frika se ato do të ishin të padisponueshme së shpejti.

Por perspektivat ekonomike afatgjata për rusët duken gjithnjë e më të zymta dhe Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës në mërgim, i cili u shfaq si një kritik i shquar i Putinit pas një periudhe 10-vjeçare në burg, thotë se lufta ka “ulur ndjeshëm” shanset e Putinit për të mbetur në pushtet. “Jam i bindur se Putinit nuk i ka mbetur shumë kohë. Ndoshta një vit, ndoshta tre”, tha ai gjatë një interviste për CNN-in.

Ata që parashikojnë se ky është fillimi i fundit për Putinin thonë se përkeqësimi i krizës ekonomike mund të shkaktojë rënien e tij. Pika kryesore e mbështetjes politike të Putinit ka qenë premtimi i tij se rusët nuk do të përjetojnë më kurrë varfërinë dhe kaosin që duruan në vitet 1990. Narrativa kryesore e Kremlinit gjatë viteve në pushtet të Putinit ka qenë se ai ofron stabilitet ekonomik dhe është ai që edhe kundërshtarët e tij e pranojnë se rezonon me rusët e moshuar, të cilët kanë frikë të rijetojnë dekadën e parë post-sovjetike.

Ata pranojnë se lëvizjet protestës në të kaluarën – veçanërisht midis viteve 2011 dhe 2013 dhe gjatë viteve 2017 dhe 2018 – nuk arritën të nxisin shtresën më të gjerë të mesme dhe të ulët, shumë prej të cilëve varen nga puna shtetërore. Ky mbetet një problem për udhëheqësit e opozitës ruse, veçanërisht në vazhdën e një goditjeje në rritje të disidencës, mbylljes së mediave edhe më të pavarura të lajmeve, si dhe një censurë në rritje të platformave të mediave sociale, të cilat jo vetëm që heshtin zërat kritikë, por gjithashtu pengon opozitën të organizojnë protesta kundër luftës.

Reagimi i brendshëm

Por ndasi dhe shqetësime po shfaqet edhe mes pasardhësve të elitës ruse. Vajzat e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov dhe ish-presidentit Boris Yeltsin e kanë denoncuar hapur agresionin në rrjetet sociale. Vajza e oligarkut Roman Abramovich ka thënë se “gënjeshtra më e madhe dhe më e suksesshme e propagandës së Kremlinit” është të sugjerojë se shumica e rusëve mbështesin sulmin. Dhe bordi i gjigantit rus të naftës Lukoil ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se duhet të ndiqen mjete diplomatike.

Megjithatë, besnikëria e rrethit të brendshëm të Putinit duket të jetë e qëndrueshme dhe Tatiana Stanovaya, themeluese e R. Politik, një platformë e pavarur analizash, thotë se parashikimet se elitat e biznesit dhe të sigurisë së Rusisë do të kthehen kundër Putinit janë të gabuara pasi ata mbështeten tek ai për pasuritë dhe pushtetin e tyre. Të tjerë thonë se do të duhet kohë që masa e gjerë e rusëve të fillojë të vërë në dyshim sundimin e Putinit për shkak të vështirësive ekonomike që ata vuajnë.

Përvoja ka treguar se Putini do të jetë në gjendje t’i mbijetojë çdo reagimi të brendshëm. Kjo ka shumë të ngjarë të mbetet e vërtetë”, thonë Andrea Kendall-Taylor, ish zyrtare e inteligjencës kombëtare për Rusinë dhe Euroazinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës amerikane dhe Erica Frantz, profesore e shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Miçiganit. Në një koment për revistën Foreign Affairs këtë javë, ato shkruajnë: Në regjimet autoritare ku pushteti është i përqendruar në duart e një individi në vend që të ndahet nga një parti, junta ushtarake apo familje mbretërore – udhëheqësi rrallëherë dëbohet nga detyra për shkak të luftërave, edhe kur përjeton disfatë.

Kjo ndodh shpesh për shkak se elitat nuk janë aq të forta sa të kërkojnë llogari nga diktatori ndërsa njerëzit e zakonshëm kanë pak mundësi ta bëjnë një gjë të tillë. Por, thotë Kendall-Taylor, “e veçanta për regjimet represive si ai i Putinit në Rusi është se ato shpesh duken të qëndrueshme deri në atë pikë sa nuk janë më”.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota vladimir putin vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet