Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal
17...
Politike
A do ta lironi zyrën? Flet Voltana Ademi: Do zbatoj ligjin, 10 gushti manipulim (VD)
4 Korrik 2019, 20:09Nga DOSJA
TIRANË- Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ashtu sikurse edhe kryebashkiakët e djathtë, nuk i njohin zgjedhjet e 30 Qershorit e për rrjedhojë as të zgjedhurit e rinj të dalë nga këto zgjedhje. Në një lidhje live për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ademi tha se vendimi për të mos liruar zyrat nuk është politik, por zbatim i ligjit në vijueshmëri të zbatimit të dekretit të Presidentit Ilir Meta që ka anuluar zgjedhjet e 30 Qershorit.
“Çështja e lënies apo moslënies së zyrës nuk ka lidhje fare as me ndonjë kompromis, apo pasjes së një kompromisi apo jo kompromisi. Po flasim për një legjitimitet. Unë jam një e zgjedhur vendore e Bashkisë së Shkodrës, përfaqësoj njerëzit atje. Rezistenca nuk është asgjë më shumë e asgjë më pas se sa zbatueshmëria e ligjit nga ana jonë. Rezistenca ime ka qenë e thjeshtë. Në emër të përfaqësimit të qytetarëve, unë kam zbatuar ligjin. Është një reagim ligjor në zbatim të ligjit”, u shpreh Ademi.
Sa i përket datës 10 Gusht kur në zyrat e Bashkive do të hyjnë kryetarët e rinj, kryebashkiakja e Shkodrës u shpreh se nuk ka një datë në Kushtetutë që përcakton mbarimin e mandatit të kryetarit aktual. Ky i fundit, sipas interpretimit të Ademit, qëndron në detyrë deri kur detyrën e merr kryebashkiaku i ri i zgjedhur nga një proces i ligjshëm votimesh.
“Në Kushtetutë dhe në asnjë ligj nuk do gjeni një datë 10 Gusht. Është manipulim. Ligji për qeverisjen vendore përcakton që mandati i kryetarit mbaron kur legjitimohet mandati i kryetarit dhe këshillit tjetër në zgjedhje të lira, demokratike dhe legjitime. Ligji nuk ka lidhje me një datë dhe nuk e përcakton këtë. Ne do ndjekim procedurë ligjore. Të gjitha veprimet e mia do të jenë institucionale“, deklaroi Voltana Ademi.
TIRANË– Analisti Fatos Lubonja është shprehur se kryeministri Edi Rama do të ndërmarrë një tjetër hap shumë të rëndësishëm.I ftuar në emisionin “Të p...
TIRANË- Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” tha se më datë 30 qershor, socialistët dështuan. Bushati nënvizoi se Ram...
TIRANË– Ish-këshilltarja e kryeministrit Edi Rama, njëherësh ish-zëvendësministrja e Ekonomisë në kohën e tij, Irena Beqiraj, ka reaguar sërish kundë...
TIRANË– Minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka folur për mundësinë e një dialogur mes kryeministrit Edi Rama, kryeopozitari...
TIRANË– Ish deputeti i Partisë demokratike për Qarkun Dibër, Xhemal Gjunkshi është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit janë realizuar me ndihmën e p...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka analizuar Reformën në Drejtësi dhe 7 ligjet e saj që e bëjnë funksionale.N...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë në senacën e sotme plenare ka shkarkuar nga detyra anëtarin e AMA, Zylyftar Bregun. Në një reagim Bregu është shprehur kundër ...
TIRANË– Mbledhja e sotme e KQZ-së është shoqëruar me debate mes kryetarit të KQZ-së Klement Zguri dhe nënkryetarit Denar Biba.Teksa pritet bërja e publike ...
TIRANË- Komisioni Qendor i Zgjedhje, ka zhvilluar sot një mbledhje ku është debatuar në lidhje me shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ka qenë kryetari Klem...