LIVE UPDATES
Politike

Thirrja e SHBA në ‘vesh të shurdhër’! Yuri Kim kërkoi skualifikimin e tij, KQZ jep “ok”: Tom Doshi mund të kandidoj

17 Mars 2021, 18:41 Nga DOSJA
Thirrja e SHBA në ‘vesh të shurdhër’! Yuri Kim

TIRANË–Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep “ok” për miratimin e Tom Doshit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në mbledhjen e sotme, KQZ ka vendosur regjistrimin e listës shumëemërore të Partisë SocialDemokrate, përfshirë këtu edhe atë të deputetit Doshi, me arsyetimin se nuk kanë gjetur asnjë shkelje. Gjatë mbledhjes së sotme, ishte përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ai që kërkoi të subjekti të mos merrte ‘dritën jeshile’ nga KQZ, duke e cilësuar shpalljen “non grata” në Amerikë të Tom Doshit, ekuivalent me një dënim vepre penale. Qëndrimi i Kasos u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë SocialDemokrate, i cili pretendoi se nuk ishte e drejtë që të penalizohej vetëm subjekti i tyre, kur të njëjtat pretendime kishte edhe për kandidatë nga forca të tjera politike. Në fund, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi vendosi që të miratonte listën e PSD në të 12 qarqet e vendit me pretendimin se pas indicieve të marra dhe kontrollit të tyre nga Prokurori i Përgjithshëm, nuk ishin gjetur shkelje ligjore. 

DEBATI NË MBLEDHJE:

Ivi Kaso nga PD: Kandidati për deputet i këtij subjekti ka një vendim që barazohet me dënimin, pra vepër penale. Shumë vende parashikojnë vendimin e dëbimit si një masë alternative të një sanksioni penal. Mendoj shpallja “non grata” që duhet të merren në konsideratë. Këto raste të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe të mbahet i njëjti qëndrim nëse do të evidentohet si vepër penale. Jemi të mendimit që subjetit nuk i lind e drejta të regjistrohet në një zgjedhje.

Përfaqësuesi i PSD: Si parti kemi plotësuar dokumentat. Ne mendojmë që asnjë nga kandidatët tanë nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kësaj partie. Ne kemi paraqitur çdo gjë, nuk është fshehur asgjë. Nuk jemi dakord me qendrimin e zotërisë (i referohet Kasos). Jemi kundër. Si ka mundësi ta thotë nuk e meriton PSD të regjistrohet kur nuk kemi asnjë shkelje? Kemi respektuar gjithçka. Për verifikime të mëtejshme merren institucionet.

Celibashi: Për të gjitha rastet kur qoftë nga dokumentacioni i kandidimit, KQZ merr indicie që e shtyjnë për verifikim, KQZ do ta bëjë. Do të bëjmë verifikimin e thelluar, së pari zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm informacion për kandidatë të caktuar për të cilët ka indicie.

Përfaqësuesi i PSD: Çfarë është pengesë këtu? Ka një projektvendim, që nëse është fshehur gjë… Ne nuk shohim që kemi ndonjë pengesë. Unë si përfaqësues i kësaj partie nuk mendoj që duhet të shkohet në atë… Asgjë nuk është e fshehur. Pse të veçohemi kur po dyshohet shumë emra me akuza nga të gjitha partitë.

*i flasin të tjerët: Nuk e ka dhënë vendimin akoma, prit!

Celibashi: Vendos miratimin e listave të kandidatëve të Partisë SocialDemokrate. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër tij mund të ankimoheni brenda 3 ditëve.

Tom Doshi ka qenë në qendër të deklaratave nga Ambasada Amerikane. Vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar me emër moskandidimin e tij në këto zgjedhje, por me anë të një manovre ligjore, duke ndryshuar emrin e kryetarit, Doshi është në fushatë për 25 prillin. Ai do të garojë në dy qarqe, Tiranë dhe Shkodër.

Disa ditë më parë, një investigim i bërë nga “31 minuta”, një projekt i financuar nga SHBA dhe i raportuar nga Dosja.al, zbuloi se Doshit i është ndaluar hyrja dhe në Australi si dhe i është revokuar viza, pasi Ministria e Brendshme atje, e cilëson si të padenjë për të kaluar testin e karakterit.

Megjithatë problematikat e ngitura nga Kim dhe SHBA nuk janë marrë parasysh nga KQZ, institucion që ka vendosur se Doshi do të marrë pjesë në zgjedhje më 25 prill. Ndërkohë që ende deri më tani nuk ka një reagim nga ana e ambasadës, lidhur me vendimin e marrë për Doshin. 

LAJM KRYESOR: KQZ lejon kandidimin e Tom Doshit në zgjedhje, ‘krasit’ me 78 emra listën e PD, opozita: E padrejtë, do ta ankimojmë! Përfaqësuesi i PS kërkon hetime: Kemi indie për Rezart Tushën dhe Zef Hilën (VENDIMET)

(k.m/A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz tom doshi kqz tom doshi

Sondazh

Poll
Politike 17 Mars 2021, 18:09

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit, Melaim Damzi është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet