Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
KQZ miraton listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prilli, nxjerr jashtë 78 kandidatët tepër (DEBATI)
17 Mars 2021, 17:53Nga DOSJA
TIRANË- Ditën e sotme, Komisioni Qëndror i zgjedhjeve është mbledhur për të diskutuar mbi listat shumë emërore të kandidatëve për deputet nga forcat politike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumë-emërore të koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim. Gjatë debateve në KQZ u tha se në listat e koalicionit ‘Aleanca për Ndryshimi’ kanë kandidatë të tepër, ku PD ka dërguar 214 kandidatë nga 153 që duhen.
“ Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim është regjistruar si subjekt zgjedhor dhe ka dekopozituar listat në KQZ për miratimin e listave për kandidatë për deputetë në zgejdhjet e 25 prillit. KQZ ka vendosur datën 10/03/ 2021 kthimin për korrigjim te dekumentacionit të listës shumëemërore për kandidatët për deputetë.Koalicioni opozitar, që i ishte kthyer lista për korrigjim, ata kanë depozituar dokumentacionin e korrigjuar dhe është konstatuar se ka më shumë kandidatë seç duhet në Elbasan, Dibër,Fier, Berat, Durrës, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër , Tiranë, Vlorë, Gjirokastër.”, tha sekretari i KQZ.
Lista
Elbasan 6 kandidatë më shumë
Dibër 3 kandidatë më shumë
Fier 6 kandidatë më shumë
Berat 6 kandidatë më shumë
Durrës 6 kandidatë më shumë
Korçë 9 kandidatë më shumë
Kukës 6 kandidatë më shumë
Lezhë 3 kandidatë më shumë
Shkoër 9 kandidatë më shumë
Tiranë 9 kandidatë më shumë
Vlorë 6 kandidatë më shumë
Gjirokastër 9 kandidatë më shumë.
Pas deklaratës së tij në studio ka plasur debati, pasi Ivi Kaso, përfaqaues i PD-së ka thënë se lista e tyre është në përputhje me ligjin dhe duhet të miratohet ashtu siç është.
DEBATI:
Eridjan Salianji, përfaqësuesi i PS: Lista e PD tej numrit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor. Bie në kundërshtim, lista duhet të jetë në përputhje me numrin e mandateve. Lista është risjellë si në datën 9 mars, edhe kur u kthye u kërkua edhe mos tejkalimi i numrit të mandateve. Jemi përballë të njëjtit fakt sërish. Listat e hapura me këtë veprim, e bën thuajse të pamundur thyerjen e pragut. Të gjitha partitë e tjera kanë sjellë numër të rregullt kandidatët, nga PS dhe të tjerët.
Sherri i Lulit me aleatët dhe me kandidatët, nuk mund të përcillet në KQZ. Ata duhet t’i kishin ndarë listat, nuk mund të bëhet këtu. KQZ ti regjistrojë listat, që PD të jetë në zgjedhje, por duke zbatuar ligjin. Dy emrat e PD në listë, i 8 në Durrës ka një vendim dënimi të padeklaruar. KQZ duhet të bëjë verifikim të shpejtë për të. Po ashtu numri 5 në Shkodër, media ka publikuar fshehje të një hetimi që kandidati i PD nuk e ka deklaruar. Derisa të printohet fleta e votimit, për këta dy emra, KQZ të bëjë një hetim të shpejtë e të thelluar që të kemi mundësi t’i heqim nëse dalin në kushtet e ndalimit.
Ivi Kaso, përfaqësues i PD: Ligji cakton vetëm numrin minimal të kandidatëve që duhet të paraqiten për cdo qark. Lista jonë është në përputhje me ligjin. Si e tille duhet te regjistrohet.
Dekriminalizimi, Kaso: Administrata e KQZ ka kryer verifikimet formale. Asnjë kandidat i yni nuk ka rezultuar të ketë pasur kundërshti me ligjin. Vullneti ynë duhet përgëzuar pasi ne kemi nënvizuar nevojën jetike të ligjit të dekriminalizimit, pasi nga kjo forcë politike u imponua ky ligj. Akuzat janë gazetareske. Nën hetim është edhe kryeministri, drejtues politikë të mazhorancës etj, që janë në SPAK pas kallëzimeve të bëra nga opozita. Lajmet për një nga kandidatët tanë, ftojmë KQZ të bëjë verifikimet e nevojshme. PD i është drejtuar me shkresë Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar kandidatin tonë. Ky është standardi ynë.
Ilirjan Celibashi: Për dy kandidatët e PD, 8 në Durrës dhe 5 në Shkodër, KQZ ka bërë verifikim paraprak, e nëse do të jetë rasti për këta e të tjerë që ka indicie, do të bëjmë verifikim të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë. Kjo do të bëhet vetëm pasi ne të miratojmë listën e kandidatëve të këtij subjekti. Kodi Zgjedhor përcakton saktë numrin e kandidatëve që duhet të paraqesë subjekti në cdo qark. Edhe pse lista në këtë rast nuk është në përputhje me Kodin, ne nuk jemi përpara rastit të refuzimit të kësaj liste. Por mund të aplikojmë sanksione sipas ligjit për këtë subjekt. Nuk jemi në kushtet për të refuzuar listën.
Pas rikthimit në mbledhje KQZ ka vendosur që të heq nga lista 78 kandidatët tepër. Ndërkohë, Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi miratoi listat shumë-emërore të PD-së, për çdo qark duke i larguar kandidatët e tepërt. Pra nga 231 emra, janë pranuar vetëm 153.
Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim
Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9 (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18 (PD kishte dërguar 20 kandidatë)
Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD i kishte dërguar 18 kandidatë)
Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3 (PD kishte dërguar 9 kandidatë)
Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9 (PD kishte dërguar 12 kandidatë)
Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 21 kandidatë)
Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36 (PD kishte dërguar 43 kandidatë)
Qarku Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12 (PD kishte dërguar 19 kandidatë).
Në mbledhjen e sotme u miratuan po ashtu listat shumëemërore të Nismës Thurje dhe ajo e Lëvizjes së Re.
Lista e kandidatëve që janë përjashtuar
Qarku Berat Pranohet lista me kandidatët nga 1-9 Përjashtohen kandidatët; Ermira Arizi Muharrem Hoxha Dhurata Gjoka Oltion Këri
Qarku Dibër Pranohet lista me kandidatët nga 1-6 Përjashtohen kandidatët; Shaban Izvira Denisa Vata Jeton Kaloshi
Qarku Durrës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15 Përjashtohen kandidatët: Aulon Kalaja Armand Brahimaj Arjeta Keci Artjon Bajramaj Ivo Jorgjoni Edlira Devolli
Qarku Elbasan
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15 Përjashtohen kandidatët: Erlind Gurra Leonard Karaj Sonila Daiu Skënder Hasa Megi Balliu Ibrahim Sako
Qarku Fier
Pranohet lista me kandidatët nga 1-18 Përjashtohen kandidatët: Ndriçim Bali Aurora Gjeka Roel Zoga Bashkim Xhymertaj Edmond Nushi Aida Sema
Qarku Gjirokastër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6 Përjashtohen kandidatët: Bajram Hysa Ditar Hodaj Engjelina Basho
Qarku Korçë Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët: Arben Kambo Magdalena Hoxha Kiço Tane Landi Gushi Diana Sino Nikollaq Doku
TIRANË– Në mbledhjen e sotme që është zhvilluar ditën e sotme nga Komisionin Qendror i Zgjedhjevem, është miratuar lista shumëemërore të Partisë Nisma Thur...
TIRANË– Gazmend Koduzi, ishte një prej emrave që u hoq nga lista e kandidatëve të Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Tiranës. (Shiko këtu) M...
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar presidentit Meta emrat e katër kandidatëve për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. KLGJ, nëpërmjet një njofti...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta duket se po mban “premtimet” për të monitoruar në çdo moment fushatën zgjedhore në vend para zgjedhjeve parlamentare të...
TIRANË– Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës i Partisw Demokratike, Edi Paloka, në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i para...
LUSHNJE– Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Lushnje, prej nga prezantoi kandidatët për deputetë. Ajo u takua me qytetarët dhe me biznese të zon...
TIRANË– Dy persona të cilët u arrestuar një ditë më parë në Durrës, dyshohet se kanë marrë pjesë në ngjarjen ku u shpërthye me tritol makina e prokurorit A...
FIER- Nga Parku Kombëtar i Apollonisë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për këtë qark. Kryeministri e nisi fjalën e tij duke ...
FIER- Kryeministri Edi Rama u justifikua për mospërmbushjen e premtimeve gjatë qeverisjes me tërmetin dhe pandeminë. Rama tha se PS po mbyll një mandat të thyer...