Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për protestën kombëtare të thirrur nga Grupi i Rithemelimit të PD-së, të kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kreu i Partisë blu, Lulzim Basha thotë se Partia nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Berishën në sulmin që po përgatit ditën e shtunë. Ndër të tjera në reagim thuhet se punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti është bërë në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Sipas partisë blu, selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng atë prej vitesh.
Reagim i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojrat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!
Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.
Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriket dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista.
LAJMI KRYESOR: Ç’po ndodh në PD? Berisha lajmëron protestë, Basha: Po përgatit sulm (ZHVILLIMET)
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar se në datë 8 Janar, do të zhvillohet një protestë përballë selisë së Partisë Demokratike. Në njoft...
TIRANË – Ish-gjyqtari Luan Daci ka reaguar publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë me gjashtë muaj burg për falsifikim doku...
PËRMET – Policia ka nisur një procedim penal ndaj Drejtorit të Ujësjellësit në Përmet, i cili akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për park...
PËRMET– Ky është Florian Dauti, kreu i Partisë Socialiste në Përmet, njëherësh dhe drejtor i ujësjellësit në Bashkinë Përmet, i cili është vënë nën h...
SHKODËR-Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47-vjeçarin, i cili më 29 maj të vitit të shkuar qëlloi për v...
INDI – Sheiku i Dubait, Mohamed Alabbar, pronari i ‘Emaar Properties’, ka vendosur të ndërtojë një qendër madhështore tregtare, prej 5 milion ...
DURRËS – Katër persona janë vënë nën prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen se ushtruan dhunë në familje, ndërsa një 41-vjeçar u arrest...
TIRANË – Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, përkatësisht 62 dhe 64 vjeç, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologji...
TIRANË- Nxënësit do të rikthehen ditën e nesërme në shkolla. Ministrja e arsimit Evis Kushi ka dalë me një mesazh për të gjithë nxënësit që do të rikthehen...
KAVAJË– Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Kavajës pasi kanë kryer një sërë shkeljesh. Të rinjtë, e moshave 29-vjeç dhe 19-vje&ccedi...