Zelenskyy zhvillon një telefonat me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara samitit ...
Politike
8 janari, Alibeaj: Berisha s’ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike
4 Janar 2022, 19:49Nga DOSJA
TIRANË – N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj e konsideroi protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha si pseudoprotestë që do dështojë. Në një mesazh të publikuar në “Twitter”, eksponenti i lartë demokrat shkruan se Berisha nuk ka moralitet për të kryer këtë ndërmarrje antidemokratike.
Alibeaj shton se ka ardhur koha që ish-lideri i PD-së në vitet 1991-2013 të kthehet në shtëpi. Sipas tij, beteja e vërtetë e demokratëve është përballja me regjimin e korruptuar të kryeministrit Edi Rama.
MESAZHI I ENKELEJD ALIBEAJT: Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.
Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.
Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjekje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!
Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!
1/4 Nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën. Janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët. Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.
2/4 Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.
4/4 Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!
Partia Demokratike akuzoi sot Berishën se po tenton të sulmojë me dhunë selinë e PD-së në 8 janar. Komisioni i Rithemelimit u përgjigj më herët se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po blindon godinën e partisë për të penguar hyrjen e anëtarëve demokratë.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i ka bërë një propozim kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me lidershipin e PD-së. Me anë të një postim...
TIRANË- Në Tiranë, rifilluan deklaratat e tensionuara mes Partisë Demokratike dhe ndjekësve të ish kryetarit Sali Berisha. Këta të fundit njoftuan për një ...
TIRANË – Gazetari Artan Hoxha zbulon se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrohet nga 4 punonjës të Gardës së Republikës duke hedhur poshtë...
TIRANË – Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi hodhi poshtë zërat se selia blu po blindohet përpara protestës së 8 janarit të shpallur nga i...
TIRANË – Flamuri i Shqipërisë u vendos me një ceremoni brenda selisë së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ditën e sotme. ...
TIRANË – Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka i bëri ftesë liderit demokrat Lulzim Basha që të kandidojë për kreun e p...
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi ndaj protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 8 janar ku do të kërkohet ...
TIRANË – Drejtoresha e Komunikimit e Komisionit të Rithemelimit të PD, Floriana Garo reagoi pasi Lulzim Basha deklaroi se Sali Berisha po përgatitet të sul...
TIRANË – Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me masat që ka marrë kryedemokrati Lulzim Basha për përforcimin e s...
TIRANË – Ish-Kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se e ka kthyer shtëpinë e demokratëve...