Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Autoritetet policore në vendin tonë kanë publikuar rastet e gjobave të vendosura për mos mbajtje të maskave mbrojtëse. Sipas njoftimit të policisë janë dënuar 706 persona me masën e gjobës 30 mijë lekë.
Ndërsa gjatë 24 orëve në polici janë shoqërar 6 persona pasi nuk kanë pranuar që t’u tregojnë një mjet identifikimi punonjësve të policisë ose nuk kanë patur me vete një të tillë. Gjithashtu policia ka falenderuar të gjithë personat që i kanë respektuar masat anti-Covid.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia e Shtetit
Kontrolle të vazhdueshme për monitorimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
U konstatuan duke lëvizur pa maska, ndëshkohen me masë administrative 706 qytetarë.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KËLCYRË– Zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë, Kostandinos Vllasis ka mbajtur nëj fjalim në varrezat helene në Këlcyrë. Në fjalën e tij, ai ka përcjel...
TIRANE– Policia e shtetit ka paralajmëruar qytetarët që nëse marrin një mesazh në aplikacionin ‘Whasapp’ dhe i thonë se kanë fituar mijëra dollarë, ...
TIRANË- Shtetasi turk Selami Simsek ka dorëzuar një padi kundrejt institucioneve shqiptare, më konkretisht Drejtorisë së Azilit dhe Shëndetësisë dhe Komisi...
TIRANE– Të veshur me maska, të armatosur, kjo është pamja që vjen nga forcat e armatosura të cilat shkuan deri në Siri për të bërë të mundur nxjerrjen e f...
TIRANE– Operacioni i riatdhesimit të pesë qytetarëve shqiptarë nga Siria verilindore ditën e djeshme përfundoi me sukses dhe u shfaq në të gjitha mediat n...
TIRANË– Procesi i Vettingut po “spastron” një pjesë të mirë të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend. Por probleme janë konstatuar edhe për ...
Komisioni i ngritur nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë në 2018 për ndryshimin e teksteve shkollore do të mbli...
Më 22 nëntor të vitit 2015, pronari i një agjencie udhëtimesh Nevruz Likometaj u gjet i pajetë, i mbështjellë me një çarçaf dhe i hedhur në një ko...
Prokuroria Speciale, SPAK, ka refuzuar të zhvillojë hetimet për një kallëzim penal për korrupsion ndaj prokurorit të Tiranës, Kolë Hysenaj, duke ia kaluar &cced...
KORCE- Një situatë e tensionuar është shënuar në qytetin e Korçës, ku janë arrestuar tre persona pasi akuzohen se kanë tentuar të kalojnë përmes parave, ...