TIRANË– Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki. Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje kandidatëve dhe partive që do marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të zhvillojnë një fushatë të qetë në përputhje me rregullat.
“Sot nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnjë. Subjektet zgjedhore të regjistruara dhe kandidatët e tyre, kanë detyrimin për të bërë fushatë duke respektuar Kodin Zgjedhor, si edhe çdo normë tjetër ligjore, e cila përcakton dhe garanton zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme. Me këtë rast ju përcjell partive politike dhe kandidatëve pjesëmarrës në këtë garë, thirrjen për ta zhvilluar këtë fushatë zgjedhore në mënyrë të qetë dhe në përputhje me të gjithë parashikimet e Kodit Zgjedhor. Zhvillimi i një gare zgjedhore duke respektuar principet e një gare të lirë, të drejtë dhe të ndershme lidhet drejtpërsëdrejti me standardin e këtij procesi zgjedhor. Gjej rastin për të ftuar votuesit/zgjedhësit, qytetarët të 6 njësive të qeverisjes vendore që të marrin pjesë masivisht në këtë proces. I ftoj ata që të verifikojnë vlefshmërinë dokumenteve të identifikimit pasi kanë verifikuar më së pari nëse emir i tyre gjendet në listën e zgjedhësve. Mungesa e një dokumenti identifikimi të vlefshëm nuk do t’ju mundësojë atyre të ushtrojnë të drejtën e votës në datën 6 Mars 2022. Edhe pse mandati i kryetarëve të bashkive që do të dalin nga këto zgjedhje është më pak se një vit, vlen që ju të ushtroni të drejtën tuaj të votës”, shprehet Celibashi.
SHKODËR– Në Fushatën zgjedhore të Partisë Demokratike në Shkodër, kandidati Xhemal Bushati ndërpreu fjalën e tij. Në një moment, ai ka filluar të th...
SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha nisi ndryshe fjalimin e tij në Shkodër. Ai zgjodhi që të bëjë një selfie me të gjithë demokratët. Kreu i PD u shp...
SHKODËR– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Shkodër, ku edhe është filmuar duket qarkulluar në ped...
TIRANË- I konsideruar si një nga juristët më të mirë në PS, ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Armando Subashi, u përfshi në politikë që prej ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se Këshillin e Sigurimit e mblodhi pasi kishte informacione se në datë 16 do të ishte një përshkallëzim të situat...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha do të përpiqet të gjejë justifikime për humbjet dhe dështimet e tij. Në një intervi...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutoh...