LIVE UPDATES
Politike

“Me SHBA dhe BE kemi shënuar fitore”, Basha: Subashi e Bllako në SPAK, aty e meritojnë!

18 Shkurt 2022, 18:30 Nga DOSJA
“Me SHBA dhe BE kemi shënuar fitore”, Basha: Subashi e Bllako

RROGOZHINË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në hapjen zyrtare të fushatës së kandidatit të PD për Rrogozhinën, Ferdinand Saraçi u ndal tek afera e inceneratorëve duke u shprehur se ata qe janë në dyer e SPAK, sot janë prova më e mirë që hedh poshtë shpifjet ndaj PD-së. Ndërsa ka përmendur me emër kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashin dhe deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, të cilët u morën sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Gjithashtu gjatë fjalës së tij ai theksoi se Komisioni Hetimor provoi atë për të cilët Partia Demokratike ka 6 vite që denoncon, vjedhjen e parave të shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se me SHBA dhe BE në krah janë shënuar fitoret më të mëdha për shqiptarët, duke shtuar se me ta në krah do të ecin drejt një horizonti të ri.

FJALA E PLIOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIM HAPËS TË FUSHATËS SË KANDIDATIT TË PD PËR BASHKINË RROGOZHINË, FERDINAND SARAÇI

Mirëmbrëma zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë, në këtë mbrëmje të së premtes, kam ardhur me shumë dëshirë, me shumë kënaqësi në mesin tuaj, i bindur se si përherë, siç e tha edhe Nazmiu, do të ishit këtu për të mikpritur, por duhet të jem i sinqertë, emocionet që kam përjetuar në nisje të këtij takimi, janë të rralla, janë të veçanta, edhe në raport me takimet e tjera. Janë të tilla, për shkak të kthjelltësisë së fjalëve të një përfaqësuesi të denjë të rinisë shqiptare, të rinisë së Rrogozhinës, kryetarit të grupseskionit të Gosës, Xhevairit. Asnjë presje nuk binte përtokë. Edhe pak më ngadalë mund t’i thoje ato fjalë, sepse janë fjalët të çdo të riu, janë fjalë të nxjerra nga zemra dhe çdo fjali tregon gjendjen e vërtetë të rinisë së Rrogozhinës, por tregon po kështu edhe kurajën, edhe shpresën edhe guximin në zemrat e rinisë të Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë. E dyta, ai që të do nuk të merr mësysh zysh Merita dhe unë do të dua në radhë të parë si zysh, si zonjë, si nënë , si demokrate, si kryetar i Partisë Demokratike, ndihem fatlum që Partia Demokratike ka një arsimtare si ty, këtu në Rrogozhinë, e cila me elokuencën që mund të burojë vetëm nga zemra përshkroi në mënyrë kaq besnike dramën e qindra nënave dhe motrave anembanë Rrogozhinës, Gosës, Sinaballës, Kryevidhit, Lekajt dhe kudo anembanë Shqipërisë. Ankthi është i shumëfishtë, kur janë të vegjël, vështirësitë e mëdha për t’i rritur me sakrificë, kur vjen koha që një investim i dhimbshëm, një mal me sakrifica i derdhur për të arsimuar fëmijët që në shumicën e rasteve falë Zotit ua shpërblejnë prindërve me rezultate të shkëlqyeshme, pamundësia për t’u punësuar në një vend pune me dinjitet, qoftë kjo prej shkatërrimit të ekonomisë në mënyrën më barbare, si kurrkund në asnjë vend, në asnjë qoshe të Ballkanit, s’po krahasohemi me zonat e tjera. Pamundësia për t’iu hapur rruga, për t’i shërbyer njerëzve në administratën shtetërore, se vetëm emri i ka mbetur administratë shtetërore. Po e shikojmë ditë për ditë se në çfarë na kanë katandisur. E shikoni në Komisionin e inceneratorëve, para të gjithë shqiptarëve si qajnë një 50, 60-vjeçare kur ballafaqohet me faktet se si i kanë detyruar të hedhin firmën për t’iu vjedhur shqiptarëve 430 milionë euro. Kanë vjedhur edhe ata vet, edhe paratë e tyre i kanë vjedhur se rrogëtarë janë një pjesë e mirë e tyre. Nuk i kanë përfituar ata paratë, por i kanë detyruar. Deri këtu është depersonalizuar administrata shtetërore, me vetëdije apo pa vetëdije, kanë firmosur t’iu hiqet buka e gojës vogëlushëve shqiptarë. T’iu hiqen paratë e ilaçeve pensionistëve shqiptarë, t’u hiqet ndihma minimale fermerëve shqiptarë, që sot me letra marrin 10 herë më pak subvencione sesa fermerët e Kosovës që dje festoi 14 vjetorin si shtet i pavarur. Po them me letra, sepse e dimë faktikisht që ato nuk arrijnë tek fermerët. E pra, Komisioni i Inceneratorëve, provoi para syve të të gjithë shqiptarëve atë që kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e vërtetë, është e drejt, shqiptarët po e kuptojnë ditë për ditë se si është ndërtuar kjo skemë, kjo fabrikë që nuk djeg plehra por djeg paratë e shqiptarëve, popullit me të varfëruar nën regjimin e Edi Rames. Popullit me të vjedhur në 30 vite tranzicion. Nuk ka pasur skandal të këtyre përmasave. Dhe mund ta themi me gojën plot se korrupsioni për fat të keq ka qenë një shoqërues i pandarë i këtyre 30 viteve tranzicion, por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi, një lubi të tillë si ky grup i strukturuar. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thoni te vërtetën. Paratë e shqiptarëve qe i vidhnin përmes skemës së inceneratorëve, një pjesë ia jepnin medias qe të na sulmonin në, të sulmonin PD, sulmonin denoncuesin è aferës duke nisur nga kryetari dhe çdokush tjetër. È mbani mend? Emisione të tëra, shpifje, gënjeshtra, censurë totale qe të na mbyllnin gojën. Denonconim nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk dilte një kronike e vetme. Pse?! Paratë e shqiptarëve të vjedhur nga mafia e inceneratorëve përdoreshin për tu mbyllur gojën dhe për të sulmuar PD. Siç na kanë sulmuar kur Denonconim korrupsionin me koncesionet, me rrugët e florinjta që shkonin nga 2 mln në 40 mln euro/km. Siç na kanë sulmuar sa herë qe kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Por ama çfarë tregon kjo që po ndodh sot?! Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit. Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju? Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai? Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo! Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike, atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçençe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë. Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve. Do ti intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa hekurave tek 313. Të tjerë e kanë radhën. Se ky është edhe nga ata që i bën kurban me idenë se shpëton vetë. Po nga è vërteta nuk shpëton dot, mund ta vonosh, mund ta shtrembërosh edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre e personale mbi interesin e shqiptarëve, mbi interesin e demokratëve por nuk e vonon dot, aq sa nuk e vonon dot të vërtetën aq nuk i ndal dot as demokratët, as PD në misionin që kemi marrë përpara shqiptarëve! Është i thjeshtë, është njerëzor që u shërben njerëzve. Për këtë kemi lindur ne si forcë politike. Kemi bërë gabime, jo pak. jemi në një periudhë të reflektimit të dhimbshëm. Gjërat duhet ti themi ashtu siç janë, mos të fshehim asgjë. Por ama ja ku jemi sot, të mbledhur në një sallë nga një vullnet i përbashkët për ti treguar anembanë Shqipërisë, anembanë Rrogozhinës se asgjë nuk na ndal. Se edhe atëherë kur kujtoi se të gjithë bashkë, që një grusht bëhen, mund të na e uli kokën, vetëm më të fortë jemi, vetëm më të vendosur jemi. Pse? Sepse ne e dimë që përfaqësojmë shumicën dërrmuese të heshtur, kokulur, të shtypur, të vjedhur, të shqiptarëve dhe jemi të vendosur ti dalim atyre, zot. Siç i ka dalë zot familjes së tij biologjike, Ferdinand Saraçi vjen sot këtu para jush, jo për të kërkuar privilegje, as për të marrë, por për ti dalë zot Rrogozhinës, Shenaballajt, Kryevidhit dhe Lekajt. Me pasion për njerëzit e këtij vendi, i palodhshëm siç e njohim të gjithë, në krye të një dege që kam krenarinë ta them se, ka kryer ndoshta numrin më të madh të protestave, krahasuar me gjithë degët e tjera, kudo ku ka pasur padrejtësi, sepse ju, demokratët dhe qytetarët e Rrogozhinës, jeni mobilizuar dhe jeni përgjigjur thirrjeve, për tu ngritur kundër padrejtësisë edhe kur ajo padrejtësi, nuk keni pritur të vijë ajo padrejtësi tek shtëpia juaj, mbi shpinën tuaj, por jeni ngritur së bashku falë lidershipit dhe palodhshmërisë të Ferdinand Saraçit. 12 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme lokale. Në mes një komision i reformës territoriale, që nuk donin ta jepnin, lëreni ça thonë. Ja ku jam publikisht. Mediatikisht po iu them; nuk e donin reformën territoriale. Po pse e dhanë? Jo për ato broçkullat, e male me gënjeshtra që dëgjohen nga mëngjesi deri në darkë, nga ata që shkelmojnë mbi interesat e demokratëve, dhe mbi hallet e shqiptarëve për hallet e tyre personale. E dhanë pikërisht për të kundërtën e asaj, sepse u kombinuan dy faktorë, pa të cilët asnjëherë, s’kemi mundur t’iu dalim zot shqiptarëve, ashtu siç duhet tu dali zot partia demokratike, dhe me të cilët gjithmonë u kemi dalë për zot dhe ëndrrat më të pamundura ua kemi bërë realitet. Faktori i parë dhe më i rëndësishëm, është vetë shpresa e çdo shqiptari për një jetë më të mirë. Nga më i riu tek më i moshuari, është dëshira e pandalshme për ndryshim, ndonëse ndryshimin e ndalën dhunshëm edhe me blerjen e votës, duke përdorur paratë e inceneratorëve me 25 prill. Po po! Blenë vota! Këta që janë prapa hekurave dhe këta që do të shkojnë prapa hekurave, blenë vota edhe me paratë e inceneratorëve, por aspiratën për ndryshim nuk e ndalin dot. Dhe aspiratën e shqiptarëve për demokraci nuk e ndalin dot. Ndaj të dy komisionet, komisioni i reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës territoriale janë sot realitet. Jo sepse në atë parlament ne kemi numra, se ju e dini që nuk i kemi, jo se nuk na i dhanë shqiptarët, por na i mori masakra zgjedhore. Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Evropian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi së bashku, një horizont të ri. Një horizont të ri shprese për këdo , edhe për fermerin më të pashpresë, që në këtë muzg, në tokat më të largëta të Rrogozhinës, edhe për qytetarët në qendër të kryeqytetit, edhe për ata që mendojnë të largohen apo po bëhen gati të largohen, edhe për ata që janë larguar dhe mendjen e kanë këtu, ne do ta rikthejmë shpresën. Ditë pas dite, hap pas hapi, sepse jemi të qartë, jemi të vendosur, me qartësi dhe me qëndresë dhe me njerëz të papërkulshëm, si Ferdinand Saraçi për Rrogozhinën. Ditë pas dite do të shkojmë përpara, deri në ditën e largimit të këtij regjimi që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët. Deri në ditën kur jo vetëm ti largojmë , por ti çojmë para ligjit, duke i dhënë fund 30 viteve pandëshkueshmëri, politikanëve të korruptuar. Dhe ajo do të jetë dita, kur Shqipëria ti takojë shqiptarëve dhe Rrogozhina qytetarëve të saj!

SHIKO EDHE KËTË:

Fushata në Rrogozhinë, Basha batuta me vajzën e kandidatit: Zërin e ke të bukur (Qesh)

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand saraçi lulzim basha lulzim basha ne rrogozhine ferdinand saraçi lulzim basha lulzim basha ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete