LIVE UPDATES
Bota

5 vite nga sulmi terrorist/Shteti s’ka mundur ta mbajë premtimin për mbrojtje e liri

20 Dhjetor 2021, 08:02 Nga DOSJA

BERLIN – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në pesë vjetorin e sulmit terrorist në Berlin më 2016 nuk bën vetëm një retrospektivë, por ai u bën thirrje politikës dhe autoriteteve që sa të jetë e mundur të zbardhin gabimet dhe neglizhimet. Pesë vjet pas sulmit terrorist në sheshin e Berlinit Breitscheidplatz, presidenti Frank-Walter Steinmeier kritikoi faktin, që ka pasur gabime dhe mungesë veprimi nga ana e shtetit.

“Shteti nuk ka mundur ta mbajë premtimin për mbrojtje, siguri dhe liri”, deklaroi Steinmeier gjatë ceremonisë përkujtimore të dielën (19.12) në kishën Kaiser-Wilhelm me rastin e pesë vjetorit të sulmit të dhunshëm. Ndaj shteti ka detyrim, që “t’i shmangë gabimet, problemet e ato çfarë ka neglizhuar, prej të cilave nuk mundi të parandalohet ky atentat”.

Duhet të vazhdojnë hetimet

Në bazë të të dhënave të reja lidhur me këtë akt duhet të vazhdojnë hetimet edhe më tej, theksoi presidenti. Vetëm kështu mund të riforcohet besimi i njerëzve tek shteti. Sulmi para pesë vjetësh i ka zhytur në dhimbje dhe hidhërim të afërmit e viktimave. Krisja e shkaktuar më 19 dhjetor e ka ndarë jetën e tyre në përpara dhe pas kësaj ngjarjeje theksoi Steinmeier. “Madje ajo ka ndarë edhe ndërgjegjen e shoqërisë sonë në përpara dhe pas.” Këtë e tregon edhe linja e plasaritjes prej pesëmbëdhjetë metrash, që përpara hyrjes së kishës kujton viktimat e sulmit. Ky sulm “drejtohej kundër mënyrës sonë të jetesës: në paqe, liri dhe demokraci”. Këto nuk duhet të lejojmë të na i marrin.

Sulmi terrorist më 19 dhjetor 2016, para pesë vjetësh u krye nga terroristi islamist  Anis Amrinë mbrëmje me një maune të rrëmbyer duke depërtuar mes turmës së njerëzve në tregun e Krishtlindjes në Breitscheidplatz pranë kishës përkujtimore. Si pasojë e sulmit gjetën vdekjen 13 vetë, dhjetra u plagosën. Atentatori Amri u arratis drejt Italisë, ku ai u qëllua nga policia.

Viktimat nga ky atentat përmes një letre drejtuar qeverisë shprehin pakënaqësinë. Ato kërkojnë një qëndrim më dinjitoz ndaj të prekurve prej sulmit terrorist dhe zbardhjen e plotë të këtij akti. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser tha, se: “Për aq kohë sa ende ka çështje të hapura, ne do të kërkojmë të gjejmë përgjigjet”, deklaroi politikania socialdemokrate. “Asgjë nuk do të fshihet nën rogoz. Për këtë ne i detyrohemi viktimave dhe të afërmve të tyre.”

Edhe ministri i Drejtësisë Marco Buschmann premtoi më shumë mbështetje për viktimat. “Të prekurit duhet të jenë të sigurtë, që ne jemi pranë tyre”, siguroi politikani liberal-demokrat. Ai mbështeti planin e koalicionit qeverisës që data 11 mars të shpallet ditë përkujtimore për viktimat e dhunës terroriste.

Organizata e viktimave “Weißer Ring” tërhoqi vëmendjen, që ende nuk ka përfunduar zbardhja e kësaj ngjarjeje. “Janë duke vazhduar procese të mundimshme, kryesisht sa i përket zhdëmtimit të viktimave, tha për gazetën “Heilbronner Stimme” Bianca Biwer, drejtore ekzekutive e kësaj organizate. (DW)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota frank-walter steinmeier presidenti i gjermanisë frank-walter steinmeier presidenti i gjermanisë


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet