LIVE UPDATES
Politike

9 Shtator 2020, 19:59 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me akuzat nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur për autostradën Tiranë-Elbasan.

Në fjalën e saj, Kryemadhi mes akuzave politike ndaj socialistëve u shpreh se ish-ministri i LSI-së, Edmond Haxhinasto nuk kishte asnjë firmë në kontratën e kompaninë greke.

Ne kur të vijmë në pushtet do të heqim të gjitha koncesionet e oligarkëve. Se mos bëhet si arbitrazhi, si rruga Elbasan – Tiranë? A mos ka vajtur vetë në arbitrazh qeveria që të ndajë paratë me firmën? Këtë na e thoni ju… Ju duhet ta investigoni sepse jeni gazetarë.  A keni një përgjigje për deklaratën e ministres Balluku? Të më tregojë firmën Belinda Balluku të Dashamir Xhikës apo të Edmond Haxhinastos për këto dy amendime që ka humbur në arbitrazh. Kush ka firmosur? Të më tregojë firmën e Dash Xhikës apo Mond Haxhinastos. Ka firmosur Afrim Qëndro dhe ka vajtur në arbitrazh për shkak të Arben Ahmetajt sepse nuk kanë bërë rimbursimin e TVSH-së dhe shpronësimet e rrugës. Faturat janë shumë të qarta. Dash Xhika dhe Haxhinasto i thonë Ramës që përderisa Elidiana Çano komunikon me firmën, kërkojini gardës hyrjet dhe daljet me firmën greke. Eridana Çano është dashuria aktuale e Edi Ramës. Nga kati i dytë e kalon në kat të tretë. Belinda është juriste të marri kontratat dhe t’i lexojë. Më jep firmën e Haxhinastos në vitin 2015. Dash Xhikën e mbajtën në burg sepse kërkuan 35 milionë euro dhe jo 75, sepse donin që t’i vidhnin. Merruni ju tani se s’dua të flas më për këtë. Zoti Haxhinasto duhet të dalë dhe të mbrojë veten. Unë nuk mbaj përgjegjësi për ministrat. Nuk e ka firmosur asnjë i LSI-së, e ka firmosur Gjiknuri,“-tha Kryemadhi. 

Reagimi i Kryemadhit vjen pas publikimit të shtunën ekskluzivisht në Dosja.al të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ku shteti shqiptar humbi gjyqin me kompaninë greke “Aktor” e për rrjedhim duhet të paguajë një dëmshpërblim me vlerë 44 milionë dollarë. “Aktor” paditi qeverinë shqiptare se nuk e kishte paguar për punimet shtesë në autosradën Tiranë-Elbasan, ndërsa punimet ishin kërkuar nga qeveria, por nuk ishin likujduar. Në përgjigjen e parë zyrtare, ministria e Infrastrukturës thotë se përgjegjësia është e parardhësve, duke nisur që nga viti 2012, epoka Berisha, e në vijim, referuar ministrave të LSI. Por, as LSI nuk qëndroi pa folur. Ish-ministri Edmond Haxhinasto i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ku e informon për problematikat, dhe ky komunikim është zbardhur sot nga LSI.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan belinda balluku edmond haxhinasto lsi monika kryemadhi arbitrazhi per rrugen tirane-elbasan belinda balluku edmond haxhinasto lsi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve