U gjetën të përgjakur në rrugë nga kalimtarët, dy shqiptarët u plagosën pas një sherri, dyshohet se...
Aktualitet
’40 mln lekë gjobë’, Arbër Çepani vazhdon betejën me Tatimet: Si mizë kali do më keni nga mbrapa derisa të më pagua
25 Mars 2019, 16:05Nga DOSJA
KORÇË– Ish-fituesi i “Big Brother”, Arbër Çepani vijon betejën e tij ligjore me Drejtorinë e Tatimeve, e cila rreth një muaj më parë i vendosi 40 mln lekë të vjetra gjobë.
Sipas tatimeve, gjoba u vendosu pasi u konstatuan shkelje në lokalin e tij ‘Komiteti’ në Korçë dhe vetëm dy javë më pas i bllokuan edhe llogarinë bankare.
Me anë të një postimi në Instagram, Çepani shkruan se po e ndjek çështjen pasi askush nuk mund të tallet me mundin dhe djersën e tij.
“Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe. Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!,”-shkruan ndër të tjera Çepani.
Postimi i plotë i Çepanit:
25 Mars 2019. Gjykata Administrative Korçë. Ndërkohë që partitë politike mbushin sheshet me militantë dhe premtojnë një Shqipëri ëndrrash, që pasqyrohet vetëm në kuletat e tyre, në Shqipërinë e shqiptarëve pa tesera partie, duhet të endesh gjyqeve, për të mbrojtur të drejtën tende, që e përdhosin njerëz të veshur me pushtet! Duke hyrë në seancën gjyqësore, për padinë që kam ngritur kundrejt drejtorisë së tatimeve, për shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin, në dëm të sipërmarrjes që unë drejtoj. Nëse mendoni se mund të talleni me djersën dhe mundin tim, po gaboheni rëndë! Do të paguani një më një, sepse po më detyroni të humbas kohën time nëpër gjyqe, ndërkohë që duhet të isha duke menduar se si të vazhdoja të investoja ne vendin tim, se si të krijoja vende të reja pune, se si të shikoja dritën në vend të errësirës! Perëndia ju mëshiroftë, që të rinjtë e këtij vendi po i detyroni çdo ditë e më shumë të shohin të ardhmen e tyre larg vendit të tyre! Ne harrojmë shpejt por ai lart e ka kujtesën më të gjatë! Sa për mua…si mizë kali do më keni nga mbrapa, derisa e drejta të vendoset në vend!
Më 3 mars biznesmeni dorëzoi një padi kundrejt Drejtorisë së Tatimeve në Gjykatën Administrative të Korçës, duke pretenduar se kanë bërë shkelje të qëllimshme procedure, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe në dëm të sipërmarrjes që ai drejton.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ITALI– Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane pasi akuzohet për për trafik droge, dhe armëmbajtje pa leje. Mediet italiane shkruajnë s...
BASEL- Para disa ditësh në Bazel, Zvicër mbeti i vrarë 7- vjeçari shqiptar, Mërgim L. të cilit i prenë fytin me thikë. Komisioneri për krimet në Bazel, P...
TIRANË– Pak orë pasi Prokuroria e Tiranës deklaroi se PD ka fshehur 650 mijë dollar pagesë për lobim në SHBA, reagon Partia Demokratike.Në një deklaratë pë...
Paratë që emigrantët sjellin në shtëpi kanë shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë viteve të fundit. Sipas statistikave të publikuara nga banka e Shqipërisë, r...
Federata Shqiptare e Futbollit kundër çdo logjike të thjeshtë, del jashtë kornizave ligjore dhe në mënyrë të paprecedentë u mohon shqiptarëve të ndjekin ...
TIRANË– Një betoriere ka kalur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet gjatë mesditës së sotme. Siç duket edhe nga videot, betonieria ka shkuar në palla...
Investimet e huaja në Shqipëri shënuan një rekord historik vitin e kaluar duke kapërcyer për herë të parë shifrën 1 miliardë euro. Të dhënat e fundit nga banka ...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka njoftuar sot arrestimin e tre personave dhe shpalljen në kërkrim të një tjetri, që dyshohet se janë autorët të ekzekutimit t...
Skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare dy vëllezërve indianë, që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, thellohet më tej.Bëhet fjalë për procedu...
TIRANË- Një ditë pasi paralajmëroi se do të ndiqte rrugën ligjore për përdorimin e imazhit të djalit të tij të mitur, aktivisti Besjan Pesha i ka dërguar n...