LIVE UPDATES
Aktualitet

4 rusët e helmuar në Golem/ Sergey Burenkov, komandant i Forcave të Spastrimit “Omon”?

16 Mars 2022, 20:30 Nga DOSJA
4 rusët e helmuar në Golem/ Sergey Burenkov, komandant i Forcave

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i është rikthyer mbrëmjen e sotme helmimit të katër turistëve rusë në ‘Gloria Palace’, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit 2021 në zonën e Golemit në Kavajë. Ngjarja është trajtuar edhe në një emision të veçantë, por që këtë mbrëmje janë sjellë dokumente të reja, për t’i dhënë fund një dileme se çfarë përfaqësonte Sergey Burenkov?!

Siç e shikoni edhe nëpërmjet dokumentit që disponohet ekskluzivisht nga emisioni ‘Në shënjestër’, rezulton që shtetasi rus Sergey Vasiljeviç Burenkov, në vitin 2015 ka shërbyer si kolonel policie brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Federatës Ruse ose ndryshe Komandant i Forcave OMON në zonën e Irkuyskut.

Ndërkohë që në këtë dokument tjetër që disponohet po nga emisioni ‘Në shënjestër’, konstatohet edhe shkaku i vdekjes së shtetasit rus Sergey Burenkov. Që sipas ekspertizës mjeko-ligjore, nga këqyrja e jashtme nuk u konstatuan dëmtime trupore. Ndërkohë që në këqyrjen e brendshme të trupit ekzaminimet histopatologjike dhe ato toksikologjike kanë konstatuar një prani të monoksidit të karbonit në gjak në nivelin 76 përqind. Hiperemi e trurit me edemë pericelulare, edemë dhe kongjestion I mushkërive, piketime hemorragjike e cipave seroze, kist në mëlçi, ishemi akute e miokardit.

Ndryshimet organore të konstatuara janë edhe shenjë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Shkaku i vdekjes së shtetasit Sergey Burenkov ka qenë ndalimi i qendrave respiratore trunore si pasojë e helmimit me monoksid karboni, me mekanizmin e anoksemisë qelizore.

Po çfarë është OMON?

Sipas kërkimeve që ka bërë stafi i emisionit ‘Në shënjestër’ OMON, ishte një njësi speciale militare e krijuar e cila funksiononte për qëllime te veçanta. Dhe që shërbente si një njësi speciale brenda brenda Gardës Kombëtare të Rusisë. OMON më parë ka funksionuar brenda strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme Sovjetike dhe më pas ruse. Dhe që trashgonte të njëjtin funksion si njësia e forcave speciale e milicisë Sovjetike e cila në vitin 1988, ka luajtur një rol të madh në disa konflikte të armatosura gjatë dhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

Po sipas këtyre informacioneve OMON është shumë më i madh dhe më i njohur se edhe vetë SOBR, një tjetër degë speciale e policisë së Gardës Kombëtare të Rusisë. Në kontekstet e ditës së sotme, OMON shërben si një grup policie kundër trazirave, ose si një forcë paraushtarake e ngjashme me xhandarmërinë. Njësitë OMON ekzistojnë gjithashtu në Bjellorusi, Kazakistan, Taxhikistan dhe shtete të tjera post-sovjetike. Megjithatë, disa njësi post-sovjetike kanë ndryshuar emra dhe akronime.

Më 5 prill 2016 OMON u bë pjesë e Gardës Kombëtare të sapokrijuar të Rusisë, duke i dhënë fund viteve të saj si pjesë e Ministrisë së Brendshme. Interesant është fakti se OMON ishte aktive në Luftën e Parë Çeçene në vitet 1994-1996. Në të cilën OMON u përdor veçanërisht në operacionet famëkeqe të “pastrimit” të quajtura (zachistka). OMON mori pjesë edhe në Luftën e Dytë Çeçene. Ku forcat e OMON-it pësuan humbje të rënda në konflikt. OMON u akuzua shpesh për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut gjatë rrjedhës së konfliktit, duke përfshirë rrëmbimin, torturimin, përdhunimin dhe vrasjen e civilëve.

Ky ishte informacioni më i fundit që emisioni Në Shënjestër disponon për vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel në Golem më 15 tetor 2021. Ku humbën jetën Sergey Burenkov 60 vjeç, gruaja e tij Natalia 58 vjeç, vajza e tyre Ekaterina 31 vjeç dhe bashkëjetuesi i saj Nikita Belousov, 37 vjeç.

Marrë nga BalkanWeb

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret sergey burenkov 4 ruset e vdekur ne qerret sergey burenkov

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet