Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Policia e Shtetit ka zbuluar më shumë detaje lidhur me shtëpinë e barit që u kap në zonën e Qesarakës në Tiranë, në kuadër të operacionit “Lugano 2”. Operacioni i koordinuar në bashkëpunim me OSHEE, ka nisur nga pikasja e një banesë që kishte lidhje të paligjshme elektrike. Në pranga ka përfunduar 32-vjeçari, i identifikuar me inicialet E. N., i cili ka tentuar të largohet nga banesa duke u hedhur nga kati i tretë. Por sërish nuk ia ka dalë që t’u shpëtojë prangat. Më pas, gjatë kontrollit të banesës, Policia ka gjetur llamba dhe 81 vazo me cannabis sativa.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugano 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me OSHEE. Gjatë operacionit është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të paligjshme elektrike.
Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen pajisje për kultivimin e kanabisit, llamba dhe bimë narkotike. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas në pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në rrugën “Sotir Caci”, kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Lugano 2”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. N., 32 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas, gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet nga banesa të cilën kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, duke u hedhur nga kati i tretë. Gjatë kontrollit të kësaj banese, në rrugën “Sotir Caci”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe 81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
LAJMI KRYESOR: Tjetër “shtëpi bari” në Tiranë/Arrestohet i riu, u hodh nga ballkoni t’i shpëtonte Policisë
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
SHQIPËRI- Ministria e Bujqësisë ka reaguar pas ngordhjes së 400 mijë pulave në Durrës, ku thuhet se nuk bëhet fjalë për grip shpendësh pasi një e dhënë e t...
Nga Kharkivi në Vlorë, këto dy familje ukrainase udhëtuan në shumë vende përpara se ta gjenin paqen dhe qetësinë në qytetin bregdetar shqiptar, për të cilin u k...
Vaji, patatja dhe sheqeri janë mallra të shportës, pra ushqime të minimumit jetik për shtresat më të varfra. Por kjo varfëri sot, për shkak të rritjes së &ccedi...
TIRANË– Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane dhe zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian u barazua me konsumatorin shqiptar teksa vizitoi T...
Tërësia e fenomeneve politike të lidhura me rritjen e integrimit ekonomik, social dhe kulturor midis zonave të ndryshme të botës ka përcaktuar edhe globalizimin...
ITALI– Mynyr Dakaj, një punëtor shqiptar 55-vjeçar, ka humbur jetën në vendin e punës. 55-vjeçari punonte në një kompani “San Gennaro Vesuvi...
PASKUQAN- Euglen Benga, me detyrë nën-oficer te Garda e Republikës dhe shoqërues i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, pretendohet se ka kërcënuar sot me ar...
BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është lënë në burg nga gjykata angleze pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe. Bëhet fjalë për shqi...
ITALI– Të tjera detaje zbulohen nga mediat italiane nga operacioni i shkatërrimit të grupit criminal në Romë, pjesë e të cilit ishte dhe këngëtarja shqipt...
ITALI– Këngëtarja Elsa Lila është arrestuar në Itali. Mediat italiane raportojnë se është vënë në pranga artistja shqiptare e cila dyshohet se bën pjesë n...