LIVE UPDATES
Aktualitet

300 mijë lek fatura e ujit, banorët e lagjes ‘Shënkoll’ në Elbasan dalin në protestë

6 Dhjetor 2021, 09:32 Nga DOSJA
300 mijë lek fatura e ujit, banorët e lagjes

ELBASAN – Banorët e lagjes “Shënkoll” në qytetin e Elbasanit kanë dalë ditën e sotme në protest dhe shkak për këtë është bërë pikërisht mbifaturimi i faturave të ujit të pijshëm. Ata pretendojnë, se është një papërgjegjshmëri e punonjësve të UKE, pasi sipas tyre është e pamundur që të kenë harxhuar kaq shumë ujë për një muaj.

Njeri prej banorëve u shpreh se pavarësisht se shkoi të ankohej në UKE, punonjësit ishin indiferent ndaj problemit të tij, duke theksuar se shumat prej 100 dhe 300 mijë lekësh janë marramendëse.

“Njerëzit që kishin këto shuma marramendëse, shkuan në UKE. Kishte një mospërfillje, kjo do të thotë se ata nuk shqetësohen për njerëzit që do të paguajnë këto shumica marramendëse, 85 mije lekë, 100 mijë leke, 300. SI nuk shqetësohen këta. Ne paguanin 14 mijë leke, 20 mijë…Ne kemi sahat, jemi lagja më e rregullt, paguajmë çdo muaj. Kjo është mospërfillje, këta caktojnë edhe njerëz që nuk janë të aftë të menaxhojnë ujin tonë. Duhet të mendosh mirë kur shkon te sahati, si për veten. Nuk kemi mundësi t’i paguajmë këto ne. Ata janë njerëz që paguhen në kurrizin tonë.”, u shpreh ai.

Një tjetër banor tregoi se kishte paguar shumën në faturë, pavarësisht se nuk iu duk e arsyeshme, duke menduar se problemi i kishte ndodhur vetëm atij.

“Më erdhi 51 mijë lekë, 2 veta. Ja pasojnë përgjegjësinë njeri-tjetrit. Unë i pagova se mendova se isha vetëm unë, kur e mora vesh që ishte gjithë lagja, erdha këtu. Unë i pagova, tani kërkoj që të paktën mos t’i paguajnë këta të tjerët.”, tha ai.

Drejtori i UKE, Aurel Kaja, duke folur për mediat tha se ishin dy punonjës ata që shkaktuan këtë problematik, pasi nuk e kryen detyrën siç duhej. Ai tha se pavarësisht se faji nuk është i tyre, qytetarët janë të detyruar të paguajnë shumat e caktuara, pasi tashmë janë hedhur në sistem,

 “Në lidhje me situatën e krijuar, ku disa banorë kanë shprehur ankesat e tyre, kemi kontaktuar me ta. Ka ndodhur një fenomen, që një apo dy punonjës të UKE, nuk e kanë zbatuar detyrën siç duhet në terren, por kemi marrë masa dhe i kemi larguar nga puna. Jam dakord me qytetarët dhe ankesat e tyre, pasi ata janë shumë të rregullt me detyrat që kanë, pasi i paguajnë, sidomos moshat treta, ndaj dhe na vjen keq për këtë gabim. Ne do t’i qëndrojmë pranë, do t’i takojmë një për një. Do të lidhim një kontratë, që shuma e akumuluar të paguhet me këste. Çdo gjë që është në sistem duhet të paguhet, nuk është gabim i UKE, është i personit përgjegjës. Këto harxhime janë bërë, por janë akumuluar ndër vite.”, tha Kaja, duke premtuar se një situatë e ngjashme nuk do të ripërsëritet.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan protesta ne elbasan uji i pijshem elbasan protesta ne elbasan uji i pijshem

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet