LIVE UPDATES
Bota

30-vjeçari shqiptar tregon betejën me Covid: Qëndrova 5 javë në koma

27 Dhjetor 2021, 14:06 Nga DOSJA

GJERMANI – 17 gushti ishte dita kur jeta e Valon Krasniqit ndryshoi përgjithmonë. 30 vjeçari motoçiklist muskuloz dhe entuziast, sapo ishte kthyer nga pushimet me familjen në Shqipëri, kur papritur filloi të mos ndihej mirë.

Sipas WDR, një test korona tregoi se ai dhe motra e tij më e madhe ishin infektuar me virusin Covid. Por ndërsa motra shfaqi vetëm simptoma të lehta, Covid-19 shpërthu me ashpërsi të plotë te Valon Krasniqi. Ai nuk ishte i vaksinuar, disa javë më parë kishte tentuar të caktonte një takim, por në atë kohë vaksina ishte ende në mungesë dhe thuhej se duhet t’u jepej përparësi të moshuarve. Prej ditësh kishte temperaturë të lartë dhe mezi hante. Pastaj filuan vështirësitë me frymëmarrjen. Familja e tij thirri ambulancën që e çon në një klinikë në vendlindjen e Krasniqit, Bergheim.

Operacioni urgjent pas një jave

Por edhe aty mjekët dhe infermierët panë se si gjendja e 30-vjeçarit përkeqësohej me shpejtësi. Pas një jave ai mori edhe një trombozë në krahun e djathtë dhe u transferua në spitalin St. Vincent në Këln . Më 26 gusht, mjekët e atjshëm kryen një operacion urgjent për t’i shpëtuar jetën.

“Dhe në të njëjtën mbrëmje që më operuan, më futën artificialisht në koma”, thotë Krasniqi me zë të ulët gati katër muaj më vonë.

Burri i stërvitur mirë, i cili dikur peshonte 93 kilogramë, tani është vetëm një hije e vetes. Krasniqi është dobësuar rreth 65 kilogramë. Të bardhët e syve të tij janë zverdhur për shkak se mëlçia e tij u prek ndaj ilaçeve të shumta që Krasniqi ka marrë në muajt e fundit. Por Krasniqi buzëqesh. Ai mbijetoi.

Pesë javë në koma, gati dhjetë javë në frymëmarrje artificiale

Në këtë moment mushkëritë e 30-vjeçarit janë aq të dobëta sa mjekët duhet t’i bëjnë frymëmarrje artificiale. Deri më 2 nëntor, gati dhjetë javë, Krasniqi qëndron i varur në ECMO , një lloj mushkërie artificiale që furnizon gjakun me oksigjen. Edhe kur ekipi mjekësor mundi ta nxirrte nga koma pas pesë javësh, ai mbeti i lidhur me aparatin. Është edhe familja që i jep forcë të riut. Gruaja dhe motra e tij bëjnë gjithçka që munden për ta bërë 30-vjeçarin të ndiejë se familja e tij është pranë tij. Dhe merr shumë mbështetje nga ekipi i kujdesit në njësinë e kujdesit intensiv.

“Kur isha në gjendje vegjetative, infermieret më mbanin në vesh telefonaat nga familja ime, veçanërisht nga gruaja dhe motra ime”, thotë Krasniqi.

Më vonë, kur familja e tij rrinte më gjatë, punonjësit shpesh mbyllin një sy gjatë orarit të vizitës. E shoqja i përdor kryesisht vizitat për të dekoruar dhomën e spitalit me foto të të afërmve dhe miqve. Ajo mbyll fotografitë dhe letrat që mbesat dhe nipat e Krasniqit i shkruajnë për të. E gjithë kjo duhet ta motivojë atë të bëhet mirë.

“Rasti i z. Krasniqi është një histori e madhe suksesi”, thotë profesori Christian Strassburg, i cili aktualisht po trajton Krasniqin në Spitalin Universitar të Bonit.

Për shkak të natyrës së tij pozitive, ai ua lehtëson punën edhe mjekëve dhe infermierëve. UK Bonn tani është stacioni i katërt në udhëtimin e sëmurë Krasniqit. Në fillim të nëntorit ai lirohet nga ECMO dhe vjen në spitalin St. Marien në Këln. Aty 30-vjeçari mëson të marrë sërish frymë në mënyrë të pavarur. Kur mushkëritë e tij janë rikuperuar mjaftueshëm, ai transferohet në Bon, ku bëhet gjithçka për të shpëtuar mëlçinë e dëmtuar.

“Kishte rrezik që të më duhej një mëlçi donatore. Por mjekët besojnë që mëlçia ime do të shërohet disi”, tha ai.

Është një hap tjetër që Valon Krasniqi po bën drejt rikuperimit. Nuk dihet nëse ai do të jetë ndonjëherë në gjendje të bëjë të njëjtën jetë si përpara se të sëmurej me Covid. Por kjo duket se nuk e tremb atë. Gjëja kryesore është që ai është kthyer me familjen e tij.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora covid covid 19 gjermani flet i mbijetuari covid covid 19 gjermani flet i mbijetuari


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet