LIVE UPDATES
Politike

30 qershori/ Andi Bushati: Shqiptarët e pinë viagrën e rebelimit

2 Korrik 2019, 11:13 Nga DOSJA
30 qershori/ Andi Bushati: Shqiptarët e pinë viagrën e rebelimit

TIRANË- Analisti i njohur Andi Bushati duke iu referuar një shprehje të kryeministrit Rama, “shqiptarëve nuk ju ngrihet”, është shprehur se të gjithë ata që patën këtë mëdyshje, e morën përgjigjen më 30 qershor.

Në shkrimin e tij, Bushati komenton zgjedhjet e 30 qershorit, të cilat i quan si një revoltë qytetare, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime.

Të yshtur nga shakaja dy kuptimshe e Edi Ramës se “shqiparëve nuk ju ngrihet”, një pjesë e kritikëve të qeverisë kanë qenë, për muaj me radhë, të shqetësuar se mos fibra e rezistencës civile në vend është zbehur.

“Sa e sa herë, ne, që mbështetëm rrugën radikale të opozitës, djegjen e mandateve dhe më pas bojkotimin e zgjedhjeve, kemi dëgjuar dilemën se mos kjo ishte një zgjedhje e gabuar, se mos do të çonte në instalimin përfundimtar të një regjimi, se i gjithë ky aksion nuk kishte kuptim me një popull apatik, se beteja për të rrefuzuar letargjinë mund të përfundonte me një katastrofë.

Të gjithë ata që patën këtë mëdyshje e morën përgjigjen në 30 qershor. Këtë të dielë shqiptarët u dyndën drejt plazheve. Ata i rrefuzuan kutitë farsë të Edi Ramës. Edhe të tjerët, që u varfëruan gjatë pushtetit të tij dhe nuk patën mundësinë monetare për këtë radikalizëm shik, nuk denjuan të dalin nga hija e shtëpive për t’u zhuritur në vapërn përvëluese të një bande që i vret dhe i vjedh.

Edhe sikur të mbyllim sytë përpara numrit të votuesve, që nuk korespondon me fletët që gjenden në kuti; sikur të mos i llogarisim ato që u shtuan pas orës 19 00; sikur të refuzojmë të besojmë në manipulim; sikur t’i marrim të mirqenë “zgjedhësit” e asaj partisë që u themelua dy ditë para fillimit të “garës”; pra edhe sikur ti pranojmë të gjitha këto, rezultati është sërish fantastik.

Këtë e dëshmon shifra maksimale që po deklamon vetë rilindja. Gati me ankth të gjithë mbështetësit e Ramës po brohorasin se ata kanë ruajtur pak a shumë 768 mijë votuesit e zgjedhjeve të mëpërparshme.

Po a duhet konsideruar kjo një fitore?

E tillë jo e jo, por ajo nuk mund të përbëjë as një gushëllim. Kjo për faktin e thjeshtë se kryeministri vuri një bast të madh. Ai organizoi një parodi moniste-, ato votime që OSBE-ODHIRI i konsideroi si privim të qytetarëve nga e drejta e zgjedhjes-, duke u nisur nga premisa se populli opozitar nuk do i bindej liderve të tij.

Për javë e javë me radhë, Edi Rama propogandoi se edhe ata që nuk e donin atë edhe ata që kërkonin t’a largonin një orë e më parë, nuk ishin me Lulin dhe Monikën, Ilirin dhe Saliun.

Në këtë rulet ai vendosi fatin e votimeve shqiptare, duke u justifikuar se nuk mund ti mbante peng për tekat e një grushti njerëzish.

30 qershori tregoi të kundërtën. Ai dëshmoi jo vetëm se opozita ishte kompakte në ruajtjen e votës së saj, por rrefuzimi që iu bë këtij rregjimi, ishte plebishitar, shumë më i madh sesa hambari i zakonshëm i PD-së dhe LSI-së.

Prandaj edhe sikur ta marrim të mirqenë shifrën e manipuluar të Edi Ramës, në rastin më të mire, ajo tregon se këto qenë votimet e një partie. Pra, votime moniste që nuk i njohu asnjë shqiptar me ngjyrë, besim dhe bindje tjetër.

Po të shkojmë pastaj më thellë dhe të shohim numrin diskret të votave të pavlefshme, do të zbulojmë një përmasë tjetër të rebelimit të heshtur. Do të zbulojmë të gjithë ata punonjës të administratës publike, që u kërcënuan, u shantazhuan me bukën e fëmijve, u detyruan të fotografojnë vizat mbi gishta dhe ti postojnë në rrjetet sociale, por, në fund, u hakmorrën duke duke prishur fletët e votimit, duke i bërë ato të pavlefshme, ose në rastet më kreative, zhgaravitën aty hakmarrjen e pafuqisë së tyre.

Të gjithë së bashku, sejcili në mënyrën e vet, ata u treguan të qartë dhe të vendosur. Ata nuk u gënjyen për asnjë çast nga mashtrimet bajate, se ky qe një konspiracion që po financohej nga armiqtë e Shqipërisë. Ata i përbuzën argumentat mjerane se po minohej reforma në drejtësi, se po pengoheshin negociatat, se pas perdes fshihej Putini, se këto « zgjedhje » i kërkonte Amerika.

Ata i rrefuzuan me neveri kërkesat e gallofëve stabilokratë që nga lokali Broshardt e deri tek atlantiku Palmer, duke mos pranuar të vendosen në rolin e bagëtive që kërkojnë bariun.

Shkurt, në 30 qershor, shqiptarët treguan masivisht se dinë të bëhen pjesë e revoltës qytetare. Edhe ata që nuk kanë besim për të vajtur në protestat e Bashës dhe Kryemadhit, edhe ata që nuk janë të gatshëm të sakrifikojnë të hedhin molotovë për llogari të tyre, dëshmuan se kanë një pikë të përbashkët: përbuzjen dhe rrefuzmimin ndaj TiRamisë.

Ndryshe nga dyshimet e mëparshme, ata demostruan se “i’u ngrihet”, se e kanë pirë viagrën e rebelimit, për të shkalafitur çdo baxhellë që u del përpara”, shkruan Bushati.

Reagimi i Bushatit vjen 2 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ku opozita nuk mori pjesë. PD tanimë nuk ka asnjë pushtet dhe kjo ka sjellë reagimin e Olldashit, Jozefina Topallit dhe disa kritikëve të tjerë të Bashës në PD. Ndërkohë që zgjedhjet lokale iu dhuruan PS, e cila megjithëse ishte 21.6% me pjesëmarrje, mori 60 bashki pa garë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershori andi bushati edi rama 30 qershori andi bushati edi rama

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet