Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Sot shënohen 24 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997. Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme e cila u ngrit në protestë, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviçit në fillim të viteve të 90-ta.
Në këtë përvjetor dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë kurora lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij.
Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit Statovci, profesoreshën Drita Halimi Statovci dhe Anila Statovci, me profesorin Ahmet Geca, si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, ministrin Xhelal Sveçla, zëvendësministrin Hysen Durmishi, Bujar Dugollin, Fatban Bunjakun, Jeton Rexhën, Lulëzon Jagxhiun, Mentor Bogajn, Milot Cakajn, Mihane Salihun, dhe Veton Demajn, nderuan ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, profesorin Ejup Statovci, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.
“24 vite pas protestës, rikujtojmë me mirënjohje të thellë zemërgjerësinë e njerëzve guximtarë, që iu përgjigjen dëshirës së madhe të studentëve për dije, duke ua mundësuar vijimin e mësimeve në shkollat-shtëpi. I kujtojmë me nderim të gjithë profesorët e studentët e protestës së 1 Tetorit, që me guxim sfiduan okupatorin serb.
Ai ka theksuar se fati i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka qenë i lidhur ngusht me fatin e vendit.
“Protesta e 1 Tetorit ishte pikënisja e një kthese të rëndësishme historike për vendin, që burim kishte vullnetin rinor për të bërë ndryshimin”.- shpreh Kurti.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, ai dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi një program serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI– Për momentin në Gjermani kemi vetëm konsultime të partive fituese në zgjedhje. Negociatat nuk kanë nisur ende. Po konsultohen me njëra-tjetrën d...
JAPONI– Kur njoftuan fejesën jo zyrtare katër vjet më parë, u cilësuan si një çift perfekt. princesha e re dhe avokati praktikant, për të cilin ajo...
KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 humbje jete dhe 42 raste të reja me Covid-19.Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë së Kos...
KOSOVË- Protestuesit serbë të cilët prej 12 ditësh kanë bllokuar dy pikat kufitare pas vendimit për reciprocitetin e targave nga qeveria e Kosovës.Këto pi...
MBRETËRI E BASHKUAR – Sipas një ligji të ri në Angli, njerëzit nën 18 vjeç nuk do të jenë më në gjendje të bëjnë Botox dhe të aplikojnë “...
BRITANI- Një avion Boeing 747 mori flakë pas një uljeje të dështuar në Aeroportin East Midlands në Britani. Gomat e avionëve shpërthyen në flakë mbrëmjen e së e...
BRITANI- Duke filluar nga sot, 1 tetor, qytetarët evropianë, përfshirë ata nga Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, duhet të paraqesin pasaportat e tyre kur hyjnë në ...
BRUKSEL- Një raund i planifikuar prej kohësh i bisedimeve të tregtisë së lirë Australi-BE është shtyrë, konfirmoi një zyrtar evropian të Premten, pas zemërimit ...
GREQI– Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, në Argolida. Një 78-vjeçar në fshatin Ververouda, pak para mesnatës ka njoftuar pol...
SHBA – Rritja e menjëhershme e çmimeve ndërkombëtare të energjisë është një çështje me interes ndërkombëtar . Nafta e papërpunuar ka arritur...