Moti i keq me shi dhe stuhi, disa fshatra në Kuçovë pa energji elektrike prej disa orësh
9 Dhjetor, 13:25
...
Aktualitet
18 vjeç, nënë e 2 vajzave, pa shtëpi/ I shpëtoi dhunës së bashkëshortit, por banesa i është shkatërruar nga tërmeti
25 Shtator 2021, 18:39Nga DOSJA
Xhesjana është 18 vjeç dhe nënë e dy vajzave të mitura. Pas dhunës nga bashkëshorti është kthyer te familja e saj në Rrashbull të Durrësit ku prindërit dhe vëllai i vogël jetojnë ende në çadër.
”Kam ardh të jetoj te familja ime për shkak të dhunës nga bashkëshorti. Është e vështirë, pasi as del dot të punosh e të rrisësh fëmijët. Duan kushte dhe ushqim. Fëmijët dhe sëmuren. Duan lekë t’i çosh në spital.”
Që nga tërmeti i 26 nëntorit, Familja është e pastrehë dhe pse u ishte premtuar se ky vit do t’i gjente në shtëpinë e re.
Gëzime Maimari: ‘Marrim bonus po për shkak të pandemisë e kemi të pamundur me marrë shtëpi me qira. Do ushqehesh apo do paguash qira dhe drita?!” ”Është viti i tretë që jetojmë jashtë në këto kushte.”
Netët janë ftohur dhe dimri po afron, ndaj 18-vjeçarja kërkon të përshpejtohet rindërtimi.
”Nuk jetohet kështu me dy fëmijë. Edhe vëllai është i vogël. Në shkollë. Kërkojmë ndihmë nga shteti që të na e bëjë shtëpinë.”
Ditët e fundit u kanë dhuruar një konteinier, ndërsa fundjava sjell të tjerë miq në familjen e saj. Përfaqësues të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë kanë ardhur për t’i ndihmuar dhe apeluar që të mos harrohen familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Aurora Dollenberg, mjeke ; ”Ne si federatë e mjekëve jemi këtu që të ndihmojnë sado pak një familje reale me një fat 100% tragjik dhe duam të bëjmë thirrje për kolegët, institucionet qeveritare dhe joqeveritare që të përkujdesen jo vetëm për fokuse si pandemia e tema që ngjallin polemika, por për njerëzit konkret që janë shumë afër Tiranës.”
Në këto kushte, Xhesjana po mendon si të ndryshojë dhe jetën e saj dhe të bëhet një ditë shembull për vajzat e saj.
”Do mundohem që të shkollohem dhe të bëj një kurs, të marr zanat dhe të punoj për gocat e të paktën shpenzimet e mia t’i heq.”
Ndërkohë mjekja e familjes apelon për më shumë vëmendje ndaj njerëzve në nevojë.
Esmeralda Babamusta, mjeke familjeje: ”Shumë e rëndësishme është të japim kontributin tonë të gjithë. Sado i vogël qoftë sepse lumturon një familje. Për ne ndoshta është pak, po për dikë tjetër është shumë. Kush ka privilegjin të dijë, ka detyrimin të reagojë dhe të përgjigjet.”
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. “Fax news” ka sigurua...
SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditëne sotme në Sarandë. Mësohet se një 4-vjeçare me iniciale E.I, e cila kishte shkuar për vizitë te gjyshj...