Politike

1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë

  • SKEMA me fondet e rindërtimit nga tërmeti, PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji”
  • Në 1 vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit, PD ka zhvilluar një komunikim me median nga ekipi që ka ndjekur nga afër procesin e rindërtimit pas kësaj tragjedie. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe ish-deputetëve të PD-së, edhe pas një viti qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të gjithë ata që mbetën në qiell të hapur ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat se qeveria ka vjedhur.
    Featured image of article: 1 vit pas tërmetit, ekspertët e PD bëjnë ‘bilancin’ e qeverisë për rindërtimin: Shumë premtime, pak rezultat! 11 mijë qytetarë do kalojnë dimrin e dytë jashtë Ekspertët e PD

    TIRANË– Ekipi i Partisë Demokratike që ka ndjekur nga pranë gjithë procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ka dalë në një konferencë për shtyp, ku edhe kanë bërë bilancin e punëve të qeverisë.

    Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe ish-deputetëve të PD-së, edhe pas një viti qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të gjithë ata që mbetën në qiell të hapur ndërkohë që nuk kanë munguar akuzat se qeveria ka vjedhur duke i lënë të prekurit nga fatkeqësia  në mëshirë të fatit. Eksperti Dorian Teliti përllogariti një numër prej të paktën 11 mijë familjesh që edhe këtë dimër do ta kalojnë jashtë në çadra. Ndërkohë që nuk i kurseu as shembujt konkretë.

    Eksperti i ekonomisë për PD-në, Dorian Teleti u shpreh se në zonën e 5 majit nuk ka asnjë godinë të ndërtuar, duke shtuar se duhet të ishin ngritur 12 godina me vlerë 52 milionë euro. Sipas tij, janë dyfishuar kostot e ndërtimit për të bërë të mundur që Bashkia të përditojë sa më shumë.

    Ish-deputetja Oriola Pampuri akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka prioritet fëmijët, nënat që kanë mbetur pa shtëpi 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ajo tha se e vetmja gjë që i mban në këmbë familjet është shpresa dhe portreti i fëmijëve të vegjël.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja u shpreh se familjet shqiptare kanë humbur shpresën për tu rikthyer në normalitet. Më tej ai thotë se Veliaj dhe Rama gënjejnë prej 1 viti për rimëkëmbjet e banesave të shembura nga tërmeti.

    Akuzave të ngritura nga grupi i demokratëve nuk u është përgjigjur ende asnjë nga maxhoranca, teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi për të nënshkruar një marrëveshje për rindërtimin.

    (k.m/dosja.al)

    • 15:35

      ‘Shqiptarët kanë humbur shpresën për një rikthim në normalitet’/ Eksperti i ekonomisë në PD: Rama dhe Veliaj gënjejnë prej 1 viti për banesat e shembura nga tërmeti


      Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Akil Kraja u shpreh ditën e sotme gjatë bilancit që PD bëri për qeverinë 1 vit nga tërmeti se familjet shqiptare kanë humbur shpresën për tu rikthyer në normalitet. Më tej ai thotë se Veliaj dhe Rama gënjejnë prej 1 viti për rimëkëmbjet e banesave të shembura nga tërmeti.

      FJALA E PLOTË

      Dëshpërimi! Dëshpërimi është ajo që po i përndjek familjet shqiptare të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ato kanë humbur shpresën për një rikthim në normalitet teksa vuajtjet, varfërimi dhe vështirësitë e të përditshmes, i kanë gunjëzuar përballë pritjes, të pushtetit që nuk bën zë.Familja Shahini, me një kryefamiljar invalid, një nënë 86 vjeçare dhe gruan dhe motrën e sëmurë kanë pritur me muaj të tërë që shteti t’i kthejë sytë nga ata. Familja Luku po kështu, 16 anëtarët e saj, të mitur e të moshuar, kanë pritur me muaj të tërë, që shteti t’i largojë nga çadra e një makthi që vazhdon, çdo ditë, prej 26 nëntorit.Janë me qindra familjet shqiptare, që vazhdojnë, çdo ditë, prej 26 nëntorit të vitit kaluar, të përjetojnë, çdo mëngjës, në çdo breshër, në çdo shi apo stuhi ere, lëkundjet e një tërmeti që nuk ka fund. Dëshpërim, pasiguri, një luftë për mbijetesë në të përditshem, prej një viti, nga gënjeshtrat e njëpasnjëshme të Ramës, të Veliajt dhe të këtij soj pushtetari që abuzojnë me më të pamundurit mes nesh. Dëshpërim, nuk ka fjalë tjetër për këtë situatë.

    • 14:52

      SKEMA me fondet e rindërtimit nga tërmeti, PD: 52 milionë euro tek zona “5 Maji” në Tiranë po jepen praktikisht me PPP, dyfishohen kostot e ndërtimit

      Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me mungesat në procesin e rindërtimit. Eksperti i ekonomisë, Dorian Teleti u shpreh se në zonën e 5 majit nuk ka asnjë godinë të ndërtuar, duke shtuar se duhet të ishin ngritur 12 godina me vlerë 52 milionë euro.

      “1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero. Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit. Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro. Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës,”-u shpreh Teliti.

      DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË:

      Tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar nxori në pah se shqiptarët drejtohen nga një qeveri jo vetëm e paaftë, por edhe nga pushtetarë hajdutë. 1 vit pas tërmetit, nuk ka asgjë të ndërtuar. Asgjë. Rezultati është zero. Zona 5 Maji në Tiranë është modeli tipik i dështimit të qeverisë për të ndërtuar në kohë baneaat e qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe modeli sesi hajdutët e fatkeqësisë nuk ndalen para asgjëje për të vjedhur edhe lekët e shtëpive të tërmetit. Në zonën 5 Maji, ku ndodhemi sot, është vendosur të ndërtohen 12 godina banimi dhe shërbimesh me vlerë 52 milionë euro. Këto pallate duhet të ishin sot drejt fundit dhe qytearët duhet të ishin duke u bërë gati të hynin në shtëpitë e reja. Kjo nuk ka për të ndodhur edhe për të paktën 2 vjet të tjera, sipas kontratës së lidhur nga Bashkia e Tiranës. Në vend të shërbimit me cilësi dhe shpejtësi, Erion Veliaj ka zgjedhur të harxhojë kohën duke gjetur forma ekstraligjore për të shpenzuar dhjetëra miliona euro nga fondet e rindërtimit. Shumëkush mund të çuditet, por për 52 milionë euro që do të harxhojë këtu Erion Veliaj dhe Edi Rama nga taksat e qytetarëve, nuk ka një tender të veçantë për projketimin e banesave në zonën 5 Maji. Bashkia e Tiranës ka shpikur një mënyrë të re për t’i vjedhur ato. Praktikisht, kanë dhënë edhe tërmetin me PPP.Projekti i zbatimit të ndërtimit të 12 godinave të reja te banimit do të realizohet nga vetë ndërtuesi i këtyre godinave. Është njësoj si ta japësh me PPP. Ai që projekton, ai ndërton, ai zbaton. Fusha e abuzimit është lënë e stërmadhe në dorë të kompanisë ndërtuese, pa asnjë kontroll. Janë 52 milionë euro që do të hidhen në 12 godina të përqendruar në dorën e ndërtuesit. Kjo zgjedhje ekstraligjore ka vetëm një shpjegim: korrupsionin dhe vjedhjen me fondet e rindërtimit. Sot, çdo shqiptar e di se PPP- të e kësaj qeverie janë projekte abuzimi, mashtrimi dhe korrupsioni. Çmimet fryhen, që fitimi nga vjedhja të jetë sa më i madh. Kjo ka ndodhur edhe më këtë PPP të fatkeqësisë, ku i është lënë dorë projektimi dhe ndërtimi, të njëjtëa kompani. Çmimi është gati dyfishuar. Sipas standardeve që vetë shteti përdor, përmes Entit Kombëtar të Banesave, çmimi për ndërtim i një metri2 është rreth 320 mijë lekë. Sa na kushton kjo me Erion Velinë dhe procedurat korruptive të ndjekira për të zhvatur fondet e rindërtimit? Hajdutët e fatkeqësisë i kanë rritur pothuajse dyfish. Sipas letrave që ka bërë bashkia e Erion Veliaë, 1 m2 tek zona 5 majo do të kushtojë rreth 580 mijë leke, nga 320 mijë që po shteti, me Entin Kombëtar të Banesave ndërton rëndom. Për qeverinë e Edi Ramës dhe Bashkinë e Erion Veliajt, prioritet nuk janë qytetarët. 1 vit pas tërmetit nuk është hedhur asnjë lopatë me dhè. Ka vetëm propagandë dhe procedura që dyfishojmë kostot e rindërtimit, duke futur duart në xhepat e qytetarëve.

    • 14:34

      1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit, Luçiano Boçi rrëfen historinë e dy vajzave të vogla nga Rrogozhina


      Ish deputeti Luciano Boci solli ditën e sotme në konferencën për mediat që PD zhvilloi për rindërtimin e banesave nga tërmeti, historinë e dy vajzave të vogla. Boci e nisi rrëfimin me dramën e Rudinës dhe Mirandës të cilat shkojnë në shkollën më të afërt që kanë e cila është 6 km larg pasi ajo e mëparshmja është shembur nga tërmeti. Boci shkruan se:

      ‘Edi Rama nuk ka dëshirë, Edi Rama nuk ka as mëshirë! Familjarët për shkak të varfërisë, nuk mund t’i dërgojnë fëmijët rregullisht. I përcjellin në këmbë për në Gërmenj vetëm një herë në javë.’

      FJALA E PLOTË

      Dua ta nis rrëfimin tim me dramën e dy vajzave të vogla nga fshati Mushnikë, në Rrogozhinë. Rudina Sokoli është në klasën e 8-te, Miranda Lala në klasën e 7-të. Shkolla në fshatin e tyre është mbyllur dhe shkolla më e afërt ku ato duhet të shkojnë, është 6 kilometra, në fshatin Gërmenj. Por transporti deri aty mungon. Qeveria që Edi Rama drejton nuk ua mundëson. Edi Rama nuk ka dëshirë, Edi Rama nuk ka as mëshirë! Familjarët për shkak të varfërisë, nuk mund t’i dërgojnë fëmijët rregullisht. I përcjellin në këmbë për në Gërmenj vetëm një herë në javë. Drama e Mirandës dhe eRudinës është e njëjtë me atë të qindra e ndoshta mijëra bashkëmoshatarëve, kudo në Shqipëri, që nuk mund të ndjekin shkollën për shkak të moskujdesit e mungesës së transportit. Janë 23 mijë fëmijë dhe mësues kudo në Shqipëri, që sot vuajnë mungesën e shkollës, sepse Hajdutët edhe në kohë fatkeqësie kanë plane të tjera. Shkollat Nuk ndërtohen, sepse ato nuk janë prioritet, siç nuk kanë qenë për 8 vite rresht. Të gjitha dokumentat që ne kemi studiuar tregojnë se prioroitet është kënaqja e klientëve të qeverisë, prioritet janë zgjedhjet, prandaj shumica e shkollave janë shtyrë për në mars, që të përkojnë me nisjen e fushatës. 10 kilometra në ditë bëjnë 40 nxënësit e Kryevidhit për të shkuar në Sterbeg, sepse Rama ua ka lënë shkollën e tyre, rrafsh me tokën. Ndërsa 400 nxënësit e dy shkollave “Petrit LLaftiu” dhe “Lidhja e Prizrenit” në Shijak, ndonëse janë më afër, detyrohen të ngjeshen në një shkollë me gjithsej 9 klasa në shkollën Muharrem Dollaku, jashtë çdo standarti shëndetësor dhe pedagogjik. Por dhe kur ndërton, Hajduti i Fatkeqësisë kërkon të majmet, kërkon të zhvasë, kërkon të grabisë. Nëse nuk i dalin hesapet shtyn tenderin, e anulon ose e mban atë pezull, sepse prioritet për Ramen janë paratë, jo fëmijët. 23 mijë fëmijë dhe mësues enden sot të degdisur me turne, me klasa mbi normën e lejuar dhe pa asnjë protokoll sigurie, sepse Hajdutit të Fatkeqësisë nuk i dalin tamam llogaritë e xhepit të tij. Dokumentat faktojnë se një shkollë e ndërtuar nga Bashkimi Europian me standarte evropiane, sot kushton vetëm 680 mijë euro. E njëjta shkollë e ndërtuar nga Rama e Veliaj më procedurë të korruptuar, do kushtojë nga 2.1 milion Euro deri në 3.5 milionë euro, pra disa fish më shtrenjtë. Një hajdutëri e pastër nga hajdutët e fatkeqësisë që po vjedhin cdo ditë paratë e shqiptarëve, jetët e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Qytetarët po e shprehin gjithnjë e më hapur se nuk u duhet më një qeveri që tallet me ta dhe I vjedh. Njerëzit duan një qeveri të re, që mban premtimet dhe punon për ta!

    • 14:30

      I shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran’/ Grida Duma nuk kursehet me fjalët, akuzat për kryeministrin 1 vit pas fatkeqësisë


      Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kur ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit që i mori jetën 51 personave. Ajo e ka akuzuar numrin një të qeverisë se ka lënë të mëshirë të fatit të gjithë ata që kanë mbetur pa banesa duke mos u kujtuar për ta, veçse për të bërë propagandë në televizione. 

      FJALA E PLOTË:

      Çfarë ka më keq se tragjedia e e humbjes së jetëve njerëzore, e humbjes së shtëpisë, pronës?! Shtëpia, prona është materializimi i gjithë përpjekjes jetës i murëzuar. Jo vetëm kaq është nevoja për të siguruar trashëgiminë e fëmijëve. Çfarë ka më keq?! Nuk janë retorikë, e cila mbaron, “jo nuk mund të ketë më keq”. Paska më keq, shqiptarët provuan që paska më keq se të prekësh fundin me humbje. Më keq është të ç’qeverisë Edi Rama. Veç pamjeve të rrënojave dhe të tragjedisë, në ditën në vijm pas 26 Nëntorit të kaluar, kemi dëshmuar gjendje e situata njerëzore nga më të rëndat. Dëshmuam se si shteti i vrau banorët e Thumanës kur mund t’i kishte shpëtuar nga Shtatori i të njëjtit vit kur tërmeti i parë i dha goditjen e kur mund të parandalohej tragjedia. Kemi dëshmuar se si familjarët ngjiteshin në objektet gati për tu rrëzuar që të shpëtonin ndonjë orendi nga investimi i jetës. Një realitet fatal, të vësh jetën në rrezik për të shpëtuar diçka nga prona, sepse prona përfaqëson atë çka ka prodhuar jeta. Por jo vetëm kaq, por sepse shqiptarët jetojnë nën një qeverisje ku po nuk pate asgjë je një asgjë. Sepse e dinë që si të pamundur janë të mundur, nga qeveria e vet. Këtë e kanë provuar me Edi Ramën. Provuan dhe panë se si në ditët më të zeza i shfrytëzoi si kavie që i reklamonte fatkeqësinë, ekran më ekran, duke mbuluar paftësinë dhe pangopësinë. Provuan dhe panë që për Edi Ramën janë shifra jo njerëz. Të goditurit janë edhe më shumë të kërrusur se mbajnë mbi shpatulla veç humbjeve, mbipeshën më të madhe nga tallja, sorrollatja dhe padijenija.për të nesërmen. Asnjë datë, asnjë radhë asnjë informacion nuk kanë se kur, kur do të mund të strehohen. Për Edi Ramën nuk ka rëndësi të afishohet radha e pritjes së shtëpiave që duhet të strehojnë, e rëndësishme është të afishohet radha e atyre 5 apo 6 njerëzve që fitojnë tenderin e rindërtimit. Për Edi Ramën nuk është e nevojshmë të qartësohet sa kohë do jetojnë të degdisur në çadra, në streha provizore, është e rëndësishme ti numërojë e ti shtrëngojë deri në kërcënim deri në zgjedhje. Për Edi Ramën koha nuk janë orët ditët javët muajt vite të njerëzve pa shtëpi, pa katandi, ato janë ditët javët muajt e tenderimeve me taksat e shqiptarëve për xhepat e pazareve. Kjo është koha e tij, koha e bastisjes, vjedhjes, jo thjeshtë paratë por edhe besimin e shkelur me premtimet mashtrime të tij. Çdo akrep shtesë në orën e Ramës është një akrep helmues për orën e ndaluar dhe jetën e penguar të shqiptarëve. Kjo është koha e ikur me Edi Ramën, koha që nuk duhet të numërohet më me të. Në minutat bë vijim z. Teliti do tjua sjellë faktet, si është shfrytëzuar fatkeqësia e tërmetit për pazare me fondet e rindërtimit. 

    • 14:28

      ‘Qytetarët mbajnë në kurriz pazaret e pista të pushtetit’, Strazimiri: Çdo kryefamiljar i prekur nga tërmeti po vuan vonesat e kësaj qeverie


      Ish deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri u shpreh ditën ditën e sotme në konferencën për shtyp aty ku komentuan punët që qeveria ka bërë për rindërtimin e banesave nga tërmeti i 26 nëntorit se qytetarët po vuajnë në kurriz pazaret e pista të qeverisë. Ai tha më tej se premtimet e Ramës kanë qënë të mëdha ndërsa realizimet të papërfillshme.

      FJALA E PLOTË:

      Kudo ku kam qenë, gjatë këtij viti të vështirë, në fshtrat me shtëpi të dëmtuara në Thumanë, Manzë, Tiranë, kam kuptuar se i ashtuquajturi “bonus qeraje” është zgjidhje pa zgjidhje e qeverisë. Është rasti tipik ku qeveria gënjen qytetarin e saj, pa e ndihmuar realisht atë! Asnjë prej fshatarëve nuk ka ikur nga shtëpia, nëse ajo nuk është rrafshuar, sepse asnjë prej tyre nuk e ka luksin të lërë oborrin e shtëpisë së rrënuar. Aty ka gjithccka me të cilën mund të jetojë, ka bagëtinë dhe ekonominë e vogël bujqësore. Ccdo kryefamiljar i prekur nga tërmeti po vuan vonesat e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri me rindërtimin. Prej një viti, po mbajnë në kurriz pazaret e pista të pushtetit për të zhvatur secili diccka nga fondet e rindërtimit. Premtimet e Edi Ramës kanë qenë të mëdha, realizmet krejt të papërfillshme! Edhe aty ku ka bërë diccka, enë të shumtën e rasteve, e ka bërë sipas llogharive politikedhe jo sipas nevojës. Janë me qindra rastet e denoncuara, veccanërisht në fshatra, ku rindërtimi është përcaktuar sipas përkatësisë partiake dhe jo sipas nevojës reale. Po rindërtohen shtëpi të pabanuara prej vitesh, pasi banorët janë në emigracion dhe po lihen në ccadra, në kushte ccnjerëzore familje të tëra pa asnjë ndihmë. Të moshuar të sëmurë me sëmundje të rënda dhe fëmijë që po lindin në ccadra ende sot 1 vit më pas. Kryefamiljarë që po vdesin në ccadra, nga marazi i pafuqisë që të jep padrejtësia. 1 vit pas tërmetit, paaftësia, mungesa e vullnetit, përdorimi I fatkeqësisë për të vjedhur dhe për zgjedhje e ka bërë akoma më të qartë për njerëzit se na duhet një qeveri që nuk i mashtron, një qeveri që punon për ta.

    • 14:27

      Rindërtimi pas tërmetit, qytetarët ende në qiell të hapur, Teliti jep SHIFRAT: 11 mijë e 500 familje presin dimrin jashtë


      Eksperti i ekonomisë brenda Partisë Demokratike, Dorian Teliti denoncoi se 11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj zvarritën qëllimisht procedurat e rindërtimit me muaj të tërë. 

      FJALA E PLOTË:

      Fatkeqësinë e keni vuajtur dhe po e vuani edhe sot ju njerëzit e thjeshtë, ju të cilët edhe në ditët më të vështira të jetës tuaj nuk e ndjetë pranë dorën mbështetëse të qeverisë. Përkundrazi, u shpërfillët dhe braktisët, pasi për ata, hajdutët e fatkeqësisë, ju njerëzit e thjeshtë jeni thjesht “numra pa vlerë” në regjistrat prej letre bakalli. Të vetmit numra që përbëjnë prioritet për ta janë ato me shumë zero të llogarive bankare në parajsat fiskale, atje ku fshihen lekët e gllabëruara të djersës dhe taksave tuaja. Fatkeqësia është përdorur për të vjedhur kudo dhe hapur. I njëjti model vjedhjeje i 7 viteve të fundit, por tashmë nga një burim i ri, ai i gjoja – rindërtimit. 11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi, sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj zvarritën qëllimisht procedurat me muaj të tërë. 11 mijë e 500 familje sot nuk kanë shtëpi sepse Edi Rama dhe Erion Veliaj me ndërgjegje të plotë vendosën qëllimisht braktisjen e tyre, pasi u duhej koha e nevojshme për të realizuar në mënyrë tinzare devijimin e paligjshëm të fondeve të rindërtimit, duke i kaluar ato për zyra të qeverisë dhe të bashkisë. Janë me mijëra metra katrorë që u merren qytetarëvë në nevojë për luksin e qeverisë së dështuar, për luksin e zyrave të lloqeve shumë e punëve hic. Jane me dhjetëra e qindra pazaret që po bëhen me tokat që lirohen nga godinat ekzsituese, jo për të ndërtuar shtëpi, por kulla shumëkatëshe me shokët e për shokët. Nuk u mjaftonin qindra milionë eurot e tenderave të kryera pa garë dhe në vlerë të plotë të fondit limit. Nuk u mjaftonin 2 miliardë eurot e kontratave koncesionare PPP.Tashmë një mundësi e re vjedhjeje për ta është gjendur, ajo e pasurimit me fatkeqësinë tuaj nga një pakicë e vogël që tallen dhe bëjnë sehir me dhimbjen që ju ka pushtuar. Nuk u bëhet vonë se ju flini rrugëve të pastrehë. Nuk duan t’ia dinë se ju keni fëmijë apo edhe të moshuar që gjumi ndoshta nuk i zë brenda çadrave në qiell të hapur. Sot, 11 mijë e 500 familje ndihen të humbur dhe të frikësuar, njëspj si një vot më parë, nga dimri i dytë që po troket. As në kohë të mirë, as në kohë fatkeqësie, Edi Rama nuk ka prioritet njerëzit. E vetmja gjë që u intereson është si të pasurohen, Kap Ça Të Kapësh cdo qindarkë, babëzia u ka errur sytë dhe nuk njeh më kufij. Prandaj, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Vendit i duhet një qeveri që punon për njerëzit!

    • 14:13

      ‘Ai bën show’, Pampuri akuza Ramës: Nuk ka prioritet fëmijët, nënat. Ky është dimri i dytë që do të kalojnë në të ftohtë


      Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri akuzoi kryeministrin Rama se nuk ka prioritet fëmijët, nënat që kanë mbetur pa shtëpi 1 vit pas tërmetit të 26 nëntorit.Gjatë fjalës së saj Pampuri tha se e vetmja gjë që i mban në këmbë familjet është shpresa dhe portreti i fëmijëve të vegjël.‘Edi Rama nuk ka prioritet këto familje, fëmijët, nënat, vështirësinë me të cilën ato po përballen, varfërinë që i ka kapluar. Prioriteti i tij është të bëjë show dhe fatkeqësinë e tyre ta përdorë politikisht.’- tha Pampuri.

      FJALA E PLOTË:

      Gjithë këtë vit të mundimshëm kemi takuar nëna me fëmijë që presin të dëshpëruar në çadra për ditën kur shtëpia e tyre do të rindërtohet. Më dhjetëra prej tyre, më kanë treguar me lot në sy për ditët e ftohta dhe pamundësinë për të ngrohur foshnjen e sapolindur, për ditët me shi, kur fëmijët nuk flinin nga frika e përmbytjes. Ky është dimri I dytë që do të kalojnë në të ftohtë, sepse kanë një qeveri të papergjegjshme që nuk mendon për këto nëna të vuajtura. Është e dhimbshme të shikosh rrudhat në ballin e tyre, kur duan të të thonë se u I ka ikur çdo shpresë pr ndërtimin e shtëpisë. Nënat janë të vuajtura, por ato janë të mençura.  Aty në ato çadra apo në shtëpi të mjerueshme me qera jetojnë, nëna, të moshuar fëmijë, të cilëve fjalët u kanë mbaruar. E vetmja gjë që i mban në këmbë është shpresa, apo portreti I fëmijëve të tyre që në të gjithë këtë vështirësi gjejnë forcën të na buzëqeshin dhe të na pyesin se kur do të kenë një shtëpi. Janë ata fëmijë që u duhet të përballen edhe me mungesë të vakteve të ushqimit, edhe me distancën e largët nga shkolla në shtëpi, e për orë të tëra me canta në krahë, duhet të kapërcejnë rrugë me baltë, rrugë të gjata për të mbërritur deri në shkollë.E atje në shkollë i këshillojnë se si duhet të ruajnë higjenën, e si si të ruajnë veten dhe familjen që të mos preket nga virusi, por realiteti në të cilin jetojnë, I tejkalon çdo mundësi për të bërë një gjë të tillë.Por, Sot një vit pas tërmetit këto familje gjenden në kushte të vështira, ku askush nuk denjon t’I përgjigjet, përvec ndonjë ‘fatlumi’ shtëpia e të cilit është ndërtuar që të presë Ramën dhe propagandën e tij për ta inauguruar, dhe të bëjë shoën e rradhës.Edi Rama nuk ka prioritet këto familje, fëmijët, nënat, vështirësinë me të cilën ato po përballen, varfërinë që i ka kapluar. Prioriteti i tij është të bëjë show dhe fatkeqësinë e tyre ta përdorë politikisht.

    • 14:02

      Situata e rindërtimit 1 vit pas tërmetit, Çlirim Gjata akuza Ramës: Ai nuk preket nga kjo fatkeqësi, e përdor për të zhvatur para


      Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata ka denoncuar për vonesa në premtimin e kryeministrit Edi Rama për procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai shtoi se kryeministri që përdor fatkeqësinë e njerëve për të zhvatur paratë nga buxheti dhe për të përfituar politikisht.

      FJALA E PLOTË:

      Edi Rama është një kryeministër që vetëm ka bërë shoë me fatkeqësinë. Ai mban përgjegjësi për vjedhjet dhe abuzimet në zonat e dëmtuara jo vetëm pas, por edhe para tërmetit. Ishin këto abuzime që sollën një pjesë të madhe të pasojave të tërmetit. Që nga indiferenca që tregoi për tërmetin e 21 shtatorit për banesat në Thumanë e Bubq e deri te vjedhja e fondeve në rikonstruksionin e shkollave që me 26 nëntor u shembën sikur të ishin prej kashte. Ai nuk e mbajti premtimin për banesat individuale se do të ishin gati në dhjetor. Deklaroi se do të punohej me tre turne dhe se pandemia nuk do ta pengonte. Ndërkohë që kullat e Erion Veliajt në Tiranë ngriheshin gjatë pandemisë, banesat e shkatërruara të banorëve të Bubqit nuk u preken me dorë, as në një ditë pune, jo më me turne. Disa dhjetra familje në këtë njësi vazhdojnë të jetojnë nëpër çadra me pleq, gra e fëmijë, njsoj sç ndodh edhe në zona të tjera të prekura nga tërmeti. Realiteti sot, 1 vit pas tërmetit është se kemi 76 milionë euro të tenderuar për shtëpi individuale, por fare pak të përfunduara. Dhe kjo ka ardhur për shkak klientelizmit në tëndera dhe abuzimit me këto fonde. Në kto kushte askush nuk mund të thotë se ku kanë shkuar këto para dhe se kur do të implementohen në ndërtim-rindërtim banesash. Deri tani fjalë dhe propagandë, por jo banesa. Nën drejtimin e Edi Ramës, procedurat u zvarritën qëllimisht. Plani ishte të kënaqte sa më shumë klientët dhe t’i mbajë njerëzit me gënjeshtra deri në zgjedhje. Është kryeministri që përdor fatkeqësinë e njerëve për të zhvatur paratë nga buxheti dhe për të përfituar politikisht. Ai nuk preket nga kjo fatkeqësi, nuk preket nga nga familje pa banesa. Nuk do t`ia dijë se e ka detyrim ligjor rindërtimin. Gjithshka që bën, e bën vetëm në interes të pasurimit financiar te tij dhe shpurës që e rrethon dhe në interes të pozitës së tij politike. Ajo që na duhet është një qeveri që mban premtimet, një qeveri që punon për njerëzit.

    • 13:54

      1 vit nga tërmeti/ PD: Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin, na takon ne të luftojmë


      Partia Demokratike akuzon qeverinsë se po e përdor fatkeqësinë e tërmetit të 26 nëntorit 2019 për të vjedhur dhe për zgjedhje. Ish-deputetja Dhurata Cupi deklaroi se 1 vit pas tërmetit, ka shumë premtime, por pak rezultate nga ana e qeverisë.

      FJALA E PLOTË:

      Si sot, një vit më parë, ishim të gjithë të tmerruar nga një prej fatkeqësive më të mëdha, që goditi vendin. 51 qytetarë, fëmijë, të rinj, nëna dhe baballarë humbën jetën nën rrënojat e tërmetit. Ftpj kolegët të mbajmë një moment heshtje për të gjithë ata që humbën jetën 26 nëntorin e kaluar! I paharruar qoftë kujtimi i tyre! Ky vit ka kaluar me shumë vështirësi dhe sakrifica nga të gjithë ne, por me i vështiri ka qenë për familjet që jetojnë jashtë në ccadra, për mijëra familjet që nuk kanë akoma një shtëpi të tyre, pë rata që jetojnë me qera dhe për ata që jëtojnë në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Ajo që ka ndodhur gjatë këtij kanë qenë shumë premtime të qeverisë dhe fare pak rezultate. Edi Rama premtoi se shumica e qytetarëve do të kishin shtëpitë e tyre Brenda dhjetorit, pork jo nuk ka ndodhur. Edi Rama është shumë I vonuar, qeveria e tij është shumë e vonuar! Ata e harxhuan kohën duke zvarritur procedurat, në mënyrë që klientët e qeverisë të merrnin copën e tortës nga fondet e rindërtimit. Edi Rama e harxhoi kohën e tij me llogari politike duke shtyrë qëllimisht për në mars, përpara zgjedhjeve ndërtimin e shkollave të reja dhe hyrjen në shtëpi të mbi 11 mijë familjeve të pastreha. Gjithccka e kemi të dokumentuar. Prej sot, ne do t’u faktojmë shqiptarëve sesi kjo qeveri dhe ky kryeministër e kanë përdorur tërmetin për të mbushur xhepat dhe për të manipuluar këta njerëz në nevojë përpara zgjedhjeve. Edi Rama sot nuk ka bilanc për rindërtimin. As ai dhe asnjë nga qeveria nuk janë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje fare të thjeshtë: Pse nuk i mbajtën premtimet? Pandemia nuk është justifikim. Sektori privat nuk e ndërpreu punën për ansjë moment. Kullat në Tiranë janë ngritur, vetëm shkollat e fëmijëve dhe shtëpitë e 11 mijë familjeve nuk janë ndërtuar akoma. Edi Rama e ka shpërdoruar kohën! Ai dhe qeveria e kanë patur në dorë të përfundonin, në most ë gjitha, të paktën pjesën më të madhe të rindërtimit. Edi Rama nuk e ka bërë këtë! Ka preferuar të bëjë politikë me fatkeqësinë e mijëra familjeve, sicc bën politikë me pandmeinë, sicc ka bërë gjithnjë për interes të pasurimit dhe pushtetit të tij personal! Për Edi Ramën shqiptaret janë vetëm numra elektoralë. Nuk janë nëna që vuajnë, kur shohin fëmijët në të ftohtin e ccadrave, nuk janë baballarë që nuk kanë mundësi të punojnë për fëmijët e tyre, nuk janë as të rinj apo fëmijë që duan të shkojnë në një shkollë të mirë. Qytetarët shqiptarë nuk kanë më kohë për të humbur me Edi Ramën! Mjaft janë vjedhur! Mjaft janë mashtruar! Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale, që punon për njerëzit. Ajo që na takon ne dhe ajo që po bëjmë sot në opozitë dhe nesër në qeveri është të luftojmë, me çdo mënyrë për të siguruar që procesi i rindërtimit të shkojë deri në fund dhe që fondet e premtuara për qytetarët të shkojnë të gjitha për nevojat e tyre!

    Shto Koment