All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

1 vit nga 25 prilli, nuk ka bashkim por ndarje në të gjitha kampet. Non grata dhe arrestime

25 Prill 2022, 16:04 Nga DOSJA
1 vit nga 25 prilli, nuk ka bashkim por ndarje në të gjitha kampet.
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ka kaluar 1 vit zgjedhjet e 25 prillit, por arena e politikës nuk është aspak e njëjtë! Deputetët e ulur në Kuvend nuk janë ata që ishin planifikuar sipas listave, non-gratat janë shtuar dhe Partia Demokratike është në riorganizim e sipër. I vetmi që nuk ka ndryshuar është kryeministri Edi Rama. Megjithëse ‘krahët’ i priten një nga një, por vetë kryesocialisti vijon të qëndrojë stoik, i patrembur dhe madje duke kërcënuar se mund të dërgojë ‘për veshi’ në Prokurorinë e Posaçme këdo që shkël në kallo.

Dhe në një mënyrë apo në një tjetër, Partia Socialiste gjatë këtij viti mori tre goditje, dy brenda Shqipërisë dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pari ishte Lefter Koka. Pavarësisht se u zgjodh deputet në qarkun e Durrësit, Koka vendosi të lërë mandatin. Vetëm 9 ditë para betimit në Kuvend, Koka falenderoi votuesit e qytetarët për mbështetjen që i kishin dhënë për dy dekada në politikë. Vendi i tij u zu nga Denis Deliu, ndërsa Koka zuri një tjetër ulëse, pas hekurave.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Mjedisit dhe ka firmosur shkresa për inceneratorët në shkelje të ligjit.

Por, Koka s’është i vetmi. Shumë shpejt, në qeli i shkoi një tjetër koleg për t’i bërë shoqëri, Alqi Bllako. Alqi Bllako ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, kur ajo drejtohej nga Lefter Koka, kohë kur u dhanë dhe koncensionet e inceneratorëve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Më konkretisht gjatë periudhës shtator 2013 deri në korrik 2017. Pikërisht gjatë kësaj periudhe akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke firmosur shkresa në lidhje me inceneratorët në këmbim të shumave të majme parash.

Bllako pas Ministrisë së Mjedisit, shërbeu për disa muaj si sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, pranë kreut të shtetit Ilir Meta, pozicion pune që e mbajti deri në shkurt të vitit 2019, kohë kur u largua nga Presidenca e po ashtu nga radhët e LSI-së. Pas largimit nga ky institucion, ai u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) dhe në 2021 u zgjodh deputet i PS në zgjedhjet e 25 Prillit, duke fituar edhe mandatin si deputet, por s’e gëzoi. PS, partia që e uli në Parlament, e lëshoi dhe ia la derën të hapur SPAK për ta arrestuar. Pavarësisht se për 13 orë, Bllako u ‘zhduk’ në mënyrë të mistershme, mëngjesi i 1 prillit e gjeti pas hekurave.

Por, dramat e selisë rozë nuk u mbyllën me kaq. Ndërkohë që Rama kërkonte nga SPAK që të hetohej ish-kryeministri Sali Berisha, bomba e radhës nga Amerika i plasi në derë! DASH shënjestroi Aqif Rakipin, ish-deputetin që i kishte besuar të birin Ramës. Orlando Rakipi, vetëm 28 vjeç, u gjend në derën e Kuvendi më 11 prill i rrethuar nga gazetarë. Dhe nuk po pyetje për asnjë nismë që mund të kishte ndërmarrë si ligjvënës, por për sanksionet e pasurisë që DASH i kishte vendosur të atit, gjë që cënon edhe atë vetë, pasi të gjithë anëtarëve të familjes Rakipi i ndalohet hyrja në SHBA. Duke u dridhur dhe plot emocione, Orlando Rakipi gati betohej për proamerikanizmin e familjes së tij, por fatin ia vulosi tjetër kush. Më 19 prill, grupi i PS vendosi të mos e lëshonte të riun që theu listën dhe grumbulloi plot 7 mijë e 103 vota.

Fati riktheu në Kuvend edhe tre veteranë të Partisë Socialiste. Dy prej tyre, Mimi Kodheli e Pandeli Majko rimorën karriget e tyre pas largimeve nga salla, ndërsa Fatmir Xhafaj nuk e kishte të nevojshme këtë gjë.

Ai çau listën dhe e siguroi ulësen në Kuvend me numër votash personale. Ishte Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS-së për Tiranën që deklaroi se hartimi i listave do të kishte strategji. Sipas tij, në pjesën e parë të listës janë vendosur figura që janë spikatur gjatë tërmetit dhe pandemisë. Më pas janë listuar eksponentët me eksperiencë në PS dhe në fund të zgjedhurit nga platforma “Deputeti që Duam”. Kurse, veterantët, shtoi Veliaj do të kishin barrën e punës për të treguar se sa vlenin. por ‘karta’ e Veliajt nuk funksionoi me Xhafajn. Ish-ministri i Brendshëm edhe pse ishte renditur i 23-ti në listë, arriti të thyejë herësin duke grumbulluar 16 mijë 738, duke u bërë edhe socialisti më i votuar në Tiranë. Në këtë mënyrë, Xhafaj nxorri jashtë Ervin Bushatin.

Kodheli zuri vendin e Najada Çomos, shefes së spitalit Infektiv e cila udhëhoqi listën e Tiranës për PS-në. Çomo u parapërgatit, ndryshoi edhe pamjen e jashtme për tu futur ndryshe krah socialistëve në Kuvend, por krejt papritur zgjidhi të heqë dorë nga mandate, me argumentin se do të qëndronte në krye të bluzave të bardha, pasi pandemia e Covid-19 ishten ë kultim e saj, Çomo iku dhe riktheu Kodhelin. Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin e për të “çarë” listen. Ai u la jashtë ‘të sigurtëve’, por arrestimi i Bllakos i hapi derën e kthimit.

Por si e gjeti frontin opozitar ky 25 prill?

12 muajt nuk prekën vetëm PS-së që ndodhet në vitin e nëntë të qeverisjes e gëzon mandatin e tretë. Partia Demokratike u nda në kampe, duke u kthyer në një rival të pakonsiderueshëm për kampin rozë, deri në momentin që ish-kryeministri Sali Berisha rimori ‘frenat’ e partisë në dorë. Ishte 6 marsi, zgjedhjet e pjesshme lokale që dokumentuar se si simboli i lideri historik i Partisë Demokratike ende gëzonte mbështetjen e shqiptarëve. Nostalgjia i dha bashkinë e Shkodrës Bardh Spahisë, ndërsa në pesë bashkitë e tjera, Lushnje, Rrogozhinë, Vorë, Durrës e Dibër, kandidatët e tij dolën të dytët. Të futur në logon e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ që u krijua me Lëvizjes Socialiste për Integrim si ‘notere’, kandidatët e Berishës lanë shumë pas ata të Lulzim Bashës.

Këtu ishte fundi i tij si kryetar i PD-së e ndoshta për herë të parë ka menduar se vendimi i 9 shtatorit për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD-së nuk kishte qenë i duhuri. Basha e la jashtë listës Berishën dhe grupi i bluve u konstituua pa themeluesin e grupit që rrëzoi diktaturën. Por pa bërë asnjë ditë fushatë, vetëm me dy muaj parapërgatitje, Berisha tregoi se e kishte ende të ndezur isntiktin e liderit. Kështu Basha lajmëroi dorëheqjen, u spostua e tashmë fotografohet terenit me demokratë në fshatra të ndryshme. Në selinë blu nuk shkel më pasi ka marrë një tjetër zyrë, pavarësisht se për Berishën ai vijon të jetë deputet i PD-së. Madje lirisht e ka ftuar që të garojë përballë tij për postin e kreut të PD-së. Se sa do të rrezikojë Basha nuk dihet ende….

Tani problemi nuk është vetëm tek zgjedhja e kreut të PD-së. Gjykata e Tiranës foli dhe vilën e partisë ia dha grupit të Rithemelimit, por Enkelejd Alibeaj nuk bën pas. Ai dhe Gazment Bardhi mendojnë se Berisha duhet të tërhiqet njësoj siç bëri Basha, paçka se lideri historik i PD-së thotë se këtë e bën njeriu që e çon partinë drejt humbjes e krizës. Alibeaj e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës të vulozur nga Agron Zhukri dhe tashmë dosja është në duart e gjyqtares Blerina Muça. Dhe pse, sipas PD-së nuk përmbush asnjë kriter ligjor. Arsyet?

-Procesi nuk ka “palë”

Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht, personi që ka paraqitur ankimin, në rastin konkret Alibeaj, nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës.

-Alibeaj nuk ka tagër përfaqësimi

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit, që zgjodhi si drejtues Komitetin e Rithemelimit, vendosi ndër të tjera edhe shkarkimin nga detyra të kryetarit Lulzim Basha, Kryesisë dhe nënkryetarëve, ndër të cilët edhe Enkelejd Alibeaj.

Por ky vit, gjen ndryshe edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. LSI-ja, partia që gjen gjithmonë dikë t’i bëhet krah, mes Bashës e Berishës zgjidhi kë të të fundit, doktorin, për të cilin vetë Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka dobësi. Më 25 korrik do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë, por ende nuk është e qartë nëse Meta është një prej kandidatëve. Kryemadhi thotë se Kreut të Shtetit pas këtij posti i rri ngushtë ‘kostumi’ i kreut të LSI-së, por as ajo vetë nuk garon dot më pasi i ka mbajtur dy mandate. Ka emër të ri? Nuk dihet….Ajo çfarë ka paralajëmruar vetë Meta është një Opozitë që nuk u ikën betejave, por planet konkrete nuk janë zbuluar ende.

Basha iku, reformat ngelën thatë

Ato që Basha mendoi se mori në këmbim të votës “pro” ndryshimeve kushtetuese që miratonin zgjatjen e mandateve të Vettingut, mbetën pezull. Bëhet fjalë për Reformën Territorial dhe atë Zgjedhore. Partitë politike ende nuk kanë nisur punën për ndërhyrje në Kodin Zgjedhor edhe pse zgjedhjet e ardhshme lokale janë afër. Në parlament deri më tani është miratuar vetëm ngritja e komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe jo përbërja e tij. Ndërsa ajo territoriale ka mbetur pezull. Basha theksoi se Shqipëria ka nevojë për një hartë të re Territoriale që do të sigurojë një decentralizim të plotë të vetëqeverisjes vendore dhe pavarësi financiare për pushtetin lokal. Sipas tij, ndarja aktuale ka treguar sesi ka copëtuar qendrat lokale për të marrë vota dhe ku të humbur janë qytetarët. Emra s’ka ende, PS është gati dhe pret, por jo Berishën. Ai është totalisht i skualifikuar dhe për zgjedhjen e Presidentit të ri, për të cilin kanë nisur negociatat…edhe pse Rama premtonte ndryshe, si pas fitores së zgjedhjeve por edhe në Foltoren e Kuvendi. Madje e tha fare qartë, nëse opozita donte bashkëpunim, do të duhej të merrej vesh me maxhorancën, madje dhe pa ndërhyrjen e të huajve. 

“Nuk jemi të detyruar të merremi vesh për gjithçka. Shumë skena dhe fjalë ka arkivi 30-vjeçar i këtij Kuvendi. Shumë sherr mes nesh për të mos dalë asgjëkundi. Shumë kohë dhe mundësi të humbura. Dhe kur dalim që këtu pasi lëmë nam gjithmonë fajin se kemi ne por ata pala tjetër si kalamajtë që luajnë e ka kush e ka në oborr. Nuk dua të drejtoj gishtin te pala tjetër por dua të mbaj vetëm pjesën e fajit tim që me siguri duhet të jetë më shumë se unë dhe ne. Dora jonë është e shtrirë, kjo nuk është fjalë për të kaluar radhën. Të jemi të qartë ne nuk duam asnjë lëshim nga ju por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni. I kemi dëgjuar në distance disa synime tuaja jemi gati të dialogojmë. Me urdhra dhe kërcënime me ne nuk keni arritur dhe s’do të arrini asgjë, ndërsa me komunikim duke folur dhe dëgjuar ne mund të merremi vesh për shumëçka. Nuk do të pranojmë asnjë lloj ndërmjetësuesi të huaj,”-thoshte Rama. Mesa duket e ka pasur seriozisht, pasi dhe për presidentin e ri të vendit, i ka marrë vetë “frerët” e procesit, opozitë është thjesht shtojcë që dëshiron ta përdorë siç do vetë. 

Ç’u bë me denoncimet për shitblerje votash?

‘Masakër zgjedhore’, ky ka qenë togfjalëshi më i përdorur nga PD-ja për 25 prillin, pasi PS-ja mori 74 mandate. Demokratët morën 59 ulëse, duke lënë LSI me 4 dhe PSD e Tom Doshit me 3. 165 kallëzime janë bërë nga subjektet zgjedhore, 9 nga qytetarët, 40 janë referime nga Policia e Shtetit e 18 janë kërkesa për hetim nga Presidenti i Republikës, por ndëshkueshmëria është totalisht e papërfillshme. Vetëm dy persona u dënuan.

(f.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet