Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
Zyrtare: Novak Gjokoviç tërhiqet nga “ATP Cup”, preludi i “Australian Open”…
29 Dhjetor 2021, 11:00Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
AUSTRALI – Novak Djokovic, i cili refuzon të thotë nëse është vaksinuar apo jo kundër Covid-19, nuk do të marrë pjesë në “ATP Cup”, që do të zhvillohet nga 1 deri më 9 janar në Sydney, njoftuan organizatorët të mërkurën. Kjo përforcon pasigurinë për pjesëmarrjen e tenistit serb edhe në “Australian Open” (17-30 janar)…
“Numri një i botës Novak Gjokoviç është tërhequr nga “ATP Cup” 2022. Skuadra serbe tani do të drejtohet nga i 33-ti në botë Dushan Lajoviç,”- thanë organizatorët e eventit në një deklaratë për mediat.
“ATP Cup”, një aktivitet i organizuar nga ATP, që shënon fillimin e sezonit të ri të tenisit të meshkujve. Pas këtij vendimi, Djokovic, 34 vjeç, shton dyshimet për pjesëmarrjen e tij në “Australian Open” nga 17 deri më 30 janar, një turne Grand Slam, që ai e ka fituar nëntë herë, duke përfshirë tre edicionet e fundit radhazi.
Në rast të një tjetër kurorëzimi edhe këtë vit, tenisti serb do të kishte mundësinë të fitonte titullin e tij të 21-të Grand Slam, duke mposhtur kështu rekordin që mbajnë bashkë Rafael Nadal dhe Roger Federer.
Për t’u lejuar të futesh në Australi dhe të marrësh pjesë në turne, lojtarët dhe anëtarët e menaxhmentit të tyre, duhet të vaksinohen. Megjithatë, Gjokoviç refuzon të thotë nëse është apo jo. Babai i tij, Srdjan, ka deklaruar në fund të nëntorit në televizionin serb, se Gjokoviç ndoshta nuk do të shkonte në “Australian Open”, duke denoncuar një “shantazh” të organizatorëve.
Federata Australiane e Tenisit ka vendosur fluturime çarter për lojtarët e huaj që do të udhëtojnë në Melburn dhe Sidnei, për të marrë pjesë në turnetë përgatitore. Kampionia në fuqi e “Australian Open”, Naomi Osaka e Japonisë, ishte mes atyre që u ulën të martën. Gjokoviç nuk ishte në bord…
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ITALI – Tentativë e Chelsea për Theo Hernandez, por Milani thotë “Jo”! Mbrojtësi i majtë nuk mund të shitet për kuqezinjtë, nëse nuk ka oferta stratosferi...
TIRANE – Sulmuesi brazilian i të kuqve të kryeqytetit dëshiron të dalë si lojtar i lirë dhe të firmosë më pas në Kazakistan, ku ka marrë një ofertë mjaft ...
ITALI – Leandro Cantamessa, avokati kuqezi, në “Punto Nuovo Sport Show” në Radio Punto Nuovo, ka folur për Milanin në 360 gradë. Ja fjalët e një prej eksp...
BRAZIL – Cruzeiro njoftoi shkarkimin e Vanderlei Luxemburgo, ish-trajnerit të kombëtares së Brazilit, i cili ishte ulur në stolin e klubit që nga gushti.N...
PORTUGALI – Jorge Jesus nuk është më trajner i Benficas. Lamtumira zyrtare erdhi përmes një shënimi të klubit portugez. Në njoftimin e “Shqiponjave” të Li...
ITALI – Mkhitaryan po planifikon të ardhmen e tij, pasi ai t’i jape lamtumirën karrierës së tij si lojtar. Mesfushori sulmues armen që luan me Romën, dësh...
ITALI – Nuk kishte futbollistë viktima të Covid-it këto ditë në si gjithë botën, por edhe për ta nuk do të ketë përjashtime. Duke filluar nga data 10 jana...