LIVE UPDATES
Politike

Zjarri në MSH/ PD pyet Manastirliun: Ogerta, tym në ministri ka pasur, përse incidenti ndodhi pas orarit të punës, kush i d

11 Maj 2020, 09:11 Nga DOSJA
Zjarri në MSH/ PD pyet Manastirliun: Ogerta, tym në ministri ka pasur,

TIRANË- Partia Demokratike pyet ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në lidhje me zjarrin që sipas demokratëve ka rënë në katin e katërt të këtij dikasteri. Bardh Spahia, ish-deputet i PD, një ditë pas publikimit të emailit nga Gazmend Bardhi, pyet MSH në lidhje me zjarrin. Spahia ngre shqetësimin pse zjarri ka ndodhur 5 orë e gjysmë pas orarit zyrtar të punës, apo faktin pse vetë Manastirliu e mohoi fillimisht zjarrin e më pas e pranoi pasi PD, nxorri emailin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE: 

OGERTA, ja që tym në Ministri paska pasur Një ditë e mohon rënien e zjarrit në ministri, e të nesërmen e quan “incident“! As 24 orë nuk i mban gënjeshtra, por teksa gënjen, zonja ministre del edhe më zbuluar me justifkimet që vetë nxjerr. Ogerta ja që tymi të paska dalë… Kur e quan “incident“ zjarrin e rënë në katin e katërt ku ka zyrat e dy drejtoreshave militante të tenderave, ministrja Manastirliu duhet të sqarojë:

– Përse “incidenti“ ndodhi të paktën 5 orë e gjysëm pas orarit të punës 08.00 -13.00 që vetë ministrja me vendimin nr 237 /2020 ka percaktuar në kuadër të epidemisë së Covid? Komunikimi zyrtar, që Ogerta e pranoi, thotë se alarmi antizjarr ka rënë rreth orës 18.00..

– Përse gjithë ai zell për të djegur dokumente, përtej orës 13.00?

– Kaq shumë ishin sa nuk mjaftoi orari zyrtar, apo duhej që ndërtesa të ishte pa punonjës, që të mos mësohej se po digjeshin dokumente?

– Cilët ishin punonjësit piromanë që djegin letra dhe i shuajnë me ujë? Me urdhër 166 datë 12.03 2020 “Per miratimin e masave organizative dhe administrative MSHMS Ogerta i kishte dërguar punonjësit në shtëpi të punonin online dhe të gjitha drejtoritë vazhdonin të punonin me grafik (1 ose 2 punonjës prezent ) -Nga ky urdhër sipas pikës 8 “Ogerta e Tymit” përjashtonte vetëm punonjësit e përfshirë në procedura nga autoriteti kontraktual. Ne ministri me urdhërin tënd zonja ministre kanë qenë vetëm punonjësit e tenderave sekrete. -Nëse ky paska qenë një “incident”, përse ministrja e mohoi personalisht e zyrtarisht?

 

Pse u desh që të publikonim emailin që ministrja ta pranonte?

Në kuadër të fshehjes së të vërtetës, ministrja që i “shet” të gjithë dhe nuk merr asnjëherë përgjegjësi individuale, tha se “Incidenti” ka ndodhur 26 ditë më parë! E vërtetë, zjarri është konstatuar fiks 9 ditë pas denoncimit të parë të PD për tenderat sekretë dhe një ditë pasi emisionet investigative anoncionin skandale dhe portalet publikuan një investigim mbi tenderin e paracaktuar të pajisjeve mjekësore, maskave dhe më vonë tenderin e kiteve nga OES Distribution ( Firma Jote e preferuar zonja ministre që për koincidencë të fatit ka fituar fiks 166 tendera gjatë periudhës tënde nga drejtimi i QSUT deri në daljen e tymit).

Këto nuk janë rastësi Ogerta, as gafa te trasha; (SI LIDHJA E PORTIT TE VLORES ME ATE TE ANCONES QE E THE ME LEHTESINE E NJE NJERIU TE PALEXUAR JAVE ME PARE NE MEDIA). ME ARROGANCE vazhdon të prodhosh gënjeshtra për të mbuluar abuzimet që janë sa flagrante, aq edhe mjerane! Ja që tym paska pas Ogerta. Dhe tymi që ka dale nga firma jote këtë herë ka qenë i zi… PS. Përsërisim thirrjen për prokurorët e SPAK që të hetohet rënia e këtij zjarri të provuar me dokument të Ministrisë së Shëndetësisë, e të administrohet deklarata e ministres Manastirliu që e mohon dicka që është e shkruar e zezë mbi të bardhë!

Ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ai që i hodhi më tej “dru zjarrit”, duke zbuluar se disa ditë më parë, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, janë djegur qëllimisht dokumentet që lidhen me tenderat sekretë. Ministrja e Shëndetësisë,Ogerta Manastirliu nxitoi të përgënjeshtronte Bashën, por dje, sekretari i PD, Gazmend Bardhi publikoi një email të brendshëm që provonte ngjarjen e zjarrit. Tashmë pritet që SPAK të zbardhë më tej procedurën e ndjekur me këto tendera, në kohën që demokratët ngulmojnë se ka patur abuzime, ndërsa qeveria mbrohet duke thënë se procedura është e ligjshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia ogerta manastirliu zjarri ne msh bardh spahia ogerta manastirliu zjarri ne msh

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet