LIVE UPDATES
Aktualitet

Zjarret në vend/ VOA: Krimet mjedisore mbeten të pandëshkuara në Shqipëri

6 Gusht 2021, 14:35 Nga DOSJA
Zjarret në vend/ VOA: Krimet mjedisore mbeten të pandëshkuara

Situata e fundit e dëmtimeve të mëdha nga zjarret ka rikthyer në Shqipëri reagimin e publikut ndaj organeve ligjzbatuese për mosndëshkimin e autorëve të krimeve mjedisore.

Drejtues të bashkive por edhe të Zonave të Mbrojtura në rajonet e prekura nga zjarret kanë kërkuar hetime dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të zjarreve, por edhe forcë më të madhe ndëshkuese ndaj autorëve të krimeve të tjera mjedisore, ku sipas legjislacionit shqiptar përfshihen ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës, dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore dhe prerja e paligjshme e pyjeve.

“Nuk mund të vazhdohet më kështu, duhen ndëshkime pasi zjarret në tre vatra dhe në të njëtin moment flasin për një dorë të qëllimshme”, tha Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi pasi zjarret në këtë zonë shkaktuan humbjen e një jete njerëzore, lëndime të disa përsonave dhe dëmtime të mëdha në pyje, dru frutorë dhe kullota.Deri tani policia ka kryer ndalimin e rreth 10 personave në disa qarqe si në Vlorë dhe Gjirokastër, në kuadër të hetimeve për autorësinë e zjarreve dhe pritet që procedimet të shkojnë në gjykatë.

Por shumica e këtyre veprave penale edhe gjatë viteve të shkuara, siç dëshmojnë të dhënat zyrtare, mbeten pak të ndëshkuara.

“Shkatërrimi i pronës me zjarr”, procedimet penale u ulën vitin e kaluar

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm “shkatërrimi i pronës me zjarr” përbënte për vitin 2020 rreth 41,24 % të rasteve të “shkatërrimit të pronës”, ndërkohë që për vitin 2019 ishte 40,46 %. Në vitin 2020, sipas raportit, vihet re tendenca në ulje me 7,47 % e numrit të procedimeve të regjistruara për “shkatërrimi i pronës me zjarr”, në krahasim me vitin 2019.

Nuk ka të dhëna për dënimet e autorëve të gjetur fajtorë për “shkatërrim të pronës me zjarr” nga grupi i autorëve “për shkatërrim të pronës “. Por për këtë grup verpash penale, ku hyn edhe “shkatërrimi pronës me eksploziv” për rreth 70 % të kërkesave të prokurorit për arrest, gjykata vendosi masë sigurimi me arrest në 66,67 % të rasteve.

Sipas Raportit të Prokurorit të Pëgjithshëm për vitin 2020 lidhur me masën e dënimit të kërkuar nga prokurori në gjykatë, në 69,64 % të të pandehurve të akuzuar për shkatërrim të pronës është kërkuar dënim me burg dhe në 30,36 % dënim me gjobë, ndërkohë që është kërkuar në 1 rast tërheqje aktesh dhe 11 çështje janë pushuar.Mbi këto kërkesa Gjykata ka vendosur në 74,07 % të dënimeve, dënim me burg dhe në 25,93 % dënim me gjobë,ndërkohë që ka vendosur 7 pushim çështje, 1 kthim aktesh dhe 1 vendim pafajësie.

Lidhur me masën e dënimit prokurori ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen në provë në 66,67 % të të pandehurve, për 15,38 % të kërkesave rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,95 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga dispozita.

Ndërsa nga gjykata lidhur me masën e dënimit është vendosur aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë për 70 % të të pandehurve, 12,5 % e vendimeve të gjykatës rezulton për caktimin e dënimit në minimum dhe 17,5 % në marzhin mesatar të dënimit të parashikuar nga ligji.

Sipas Raportit të Prokuroit të Përgjithshëm për “shkatërrim të pronës” në vitin 2020 janë pezulluar 585 procedime qëpërbëjnë 51,23 % të procedimeve të regjistruara.

Krimet e tjera mjedisore: asnjë person nuk u dërgua në burg në vitin 2020

Sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm,veprat penale kundër mjedisit shënuan një rritje në vitin 2020 në Shqipëri, publikuar pak kohë më parë, por personat që u gjetën në shkelje, ose u dënuan me gjoba, ose përfituan duke konvertuar dënimin me burg me shërbimin e provës, që i lë ata jashtë qelive.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme shqiptare në vitin 2020 pati një rritje prej 24,44 % të numrit të procedimeve për vepra penale kundër mjedisit në krahasim mevitin 2019 dhe u shënua një ulje prej 3,03 % e procedimeve të dërguara në gjykatë.

Një rritje prej 19,01 % në vitin 2020 krahasur me vitin 2019 , sipas prokurorisë, pati edhe numri i të pandehurve për krimet mjedisore, por u shënua gjithashtu një ulje e numrit të të pandehurve të cilët u dërguan në gjykatë me 4,11 % përkundrejt vitit 2019. Në ulje gjatë vitit 2020 sipas të dhënave zyrtare është edhe numri i të dënuarve për krime mjedisore nga gjykata me 2,08 % krahasuar me vitin 2019.

Masat e dënimit, të kërkuar nga prokurori për krimet mjedisore, rezultojnë se në 53,19 % kanë qenë për dënimin me gjobë dhe 46,81 % për dënimin me burg. Por raporti i Prokurorisë së Pëgjithshme pohon se gjatë vitit 2020 për të gjithë të pandehurit është kërkuar aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë.

Gjykata ka vendosur në 44,68 % të dënimeve dënimin me gjobë dhe në 55,32 dënimin me burg, ku të gjithë dënimet janë pezulluar dhe i pandehuri është vendosur në provë .

Për krimet mjedisore në vitin 2020 janë pezulluar 71 procedime qëpërbëjnë 21,45 % të procedimeve të regjistruara, tregues në ulje sipas Prokuroisë së Përgjithshme krahasuar me vitin 2019 ku procedimet e pezulluara përbënin 25,19 % të numrit të procedimeve të regjistruara./ VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës