Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Zhdukja e shqiptares në Greqi, dëshmitarët: E kemi parë në rrugë duke qarë, i ra të fikët
20 Tetor 2020, 17:00Nga DOSJA
GREQI– Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi vijon të alarmojë familjen dhe të afërmit e saj.
Vajza u zhduk të premten në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më. Disa dëshmitarë janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike në një rrugë kryesore të Athinës.
Konkretisht të shtunën në mëngjes një grua tha se e pa vajzën 19-vjeçare në një gjendje shoku dhe duke qarë e vetme në rrugë. Gruaja iu afrua vajzës dhe u përpoq ta ndihmonte ndërsa Artemis u largua. Një tjetër dëshmitar deklaron se të hënën në mëngjes duke zbritur në stacionin e autobusit e pa 19-vjeçaren të trembur dhe duke ikur me nxitim. Gjithashtu një informacion tjetër erdhi se vajzës i kishte rënë të fikët në rrugë, por sapo ishin afruar njerëzit ishte shprehur se ishte mirë dhe ishte larguar.
Për herë të fundit vajzën me origjinë shqiptare e kapën kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, ndërsa më pas janë vetëm dëshmitë e qytetarëve.
Artemis Vasili, vajza 19-vjeçare me oriogjinë shqiptare që jeton në Greqi është zhdukur pa lënë gjurmë 5 ditë më parë. Vajza u zhduk të premten në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune në një dyqan lodrash, por nuk u kthye më. Disa dëshmitarë janë shprehur se e kanë parë vajzën shqiptare në një gjendje të keqe psikologjike në një rrugë kryesore të Athinës. Për mediat greke ata janë shprehur se kanë parë një vajzë të ngjashme duke qarë në rrugë. Ndërkohë i ati i vajzës i bën apel asaj që të rikthehet në shtëpi, mirëpo nuk heq mundësinë që ta kenë rrëmbyer.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan sërish ka sjellë në vëmendje një projek-ligj që do të vendoset në Fancë për të ndaluar simbolet fetare, i cili pritet të ...
HUNGARI- Zyrtarë të Doganës së Hungarisë kanë sekuestruar 23 kilogramë marijuanë, në një autobus, i cili po vinte nga Kosova. Me anë të një postimi në Facebook,...
ITALI– Një çift të moshuarish në Milano janë dënuar me burg, pasi për një kohë të gjatë kanë terrorizuar fqinjët e tyre. Sipas mediave italiane, burri 80...
ALASKË-Një tërmet 7.5 Rihter ka goditur ditën e djeshme Alaskën, duke shkaktuar kështu një paralajmërim për cunami në këtë rajon. Ndërkohë që shkenctarët k...
Nga Ashley DawsonSHBA– Donald Trump e ka thënë hapur se po planifikon të vjedhë zgjedhjet. Në muajt e fundit ai ka deklaruar në mënyrë të qartë se çdo zg...
AZI-Një përmbytje ka shkaktuar rrëshqitje të tokës në Vietnamin Qendron, ku si pasojë kanë humbur jetën 105 persona dhe 5 milionë njerëz kanë ngelur të pa streh...
ATHINË-Qeveria e Greqisë ka lajmëruar se ka përfunduar planet për ndërtimin e murit përgjatë kufirin me Turqinë, për parandalimin e kalimit të emigrantëve ...
GREQI- Anija turke Orucc Reis bashkë me dy anijet që e shoqërojn Ataman dhe Cengiz Han dhe ato ushtarke po vazhdojn lundrimet në distancën prej 12 miljesh deta...
PRISHTINË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka ndërruar jetë një person dhe janë regjistruar pozitivë me Covid-19 130 njerëz.” Gjatë 24 orëve të f...
SHBA- Piloti Oliver Webb ka thyer rekordin e shpejtësisë, që mbahej nga makina Bugatti Chiron, me makinën e tij SSC Tuatara. Ai ka regjistruar një shpejtësi pre...