Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Zgjedhorja”/ Damian Gjiknuri kundër propozimit të SHBA-së: Nuk është problem sistemi, por mospranimi i rezultatit
21 Maj 2020, 10:54Nga DOSJA
Tiranë- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në seancën e sotme plenare ka dalë kundër propozimit të SHBA-së për sistemin zgjedhor në vend. Gjiknuri theksoi se problemi i zgjedhjeve në ShqipërI nuk është sistemi, por mospranimi i rezultatit nga humbësit. Për Gjiknurin, ndryshimi i sistemi do të sjellë edhe ndryshim e Kushtetutës dhe sipas tij vendi nuk është i përgatitur për këtë.
“Zgjedhjet nuk kanë qenë problem sistemi, por mos pranimi i rezultatit nga humbësit. Jo për shkak se ligji ka qenë i keq, jo se vendi s’ka ditur të bëjë zgjedhje. Humbësat zakonisht mallkonin sistemin. Si kemi ecur deri tani me ndryshimin e sistemit? Reforma Zgjedhore duhet të ketë dakordësi se përfaqësojnë elektoralin e saj, përfshirja e PD-së ishte dhe është e domosdoshme, por brenda limiteve që përcakton koha. Flitet sikur kanë sjellë 5 trakte dhe ne duhet t’i hamë, reforma nuk bëhet me letërkëmbime. Funksionuam si një grup teknik, ku palët ulet dhe diskutojnë dhe nëse nuk gjejnë dakordësi kemi një arbitër mendimi që na thotë si është më e mira, që është ODIHR. Sot janë në tavolinë disa paketa, ka diferenca për rolin e kontrollit, për kuotën gjinore, për shpenzimet elektorale, për këtë duhet t’i kthejmë përgjigje me shkrim? Kemi ndrje po si do zgjidhen me letër këmbime apo me diskutime në tryezë? Vetëm kështu do të ecim përpara, nuk është mënyrë të largohesh nga tavolina, po ulu puno, dialogo. Pse gjithmonë me megafonë do bëhet kjo punë? Unë s’jam dakord as me deklaratat e forta. Ka shumë sisteme, po si do arrijmë rezultate të përbashkëta, kur ndryshohet sistemi zgjedhor, ndryshohet raporti që ka kuvendi me presidencë, në institucionet e tjera, nuk mund të zgjidhet çështja e sistemit”, tha Gjiknuri.
Së fundmi, ambasada amerikane ka paraqitur në Komisionin e Reformës Zgjedhore,aplikimin e sistemit danez, cili është një sistem i përzier, proporcional por me lista të hapura. Ky propozim ka kapur në befasi liderët e politikës të cilët nuk janë për lista të hapura por nga ana tjetër, duket se ky është ‘kushti’ i amerikaneve, të cilët janë investuar më herët edhe për reformën në drejtësi.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Alket Hyseni, ka dalë kundër propozimit të SHBA për lista e hapura. Në fjalën e tij në Kuvend, Hyseni tha se nuk ës...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me ambasaorët e vendeve të BE. Takimi është zhvilluar në presidencë dhe ka zgjedhur rreth 60 minuta...
TIRANË- Deputeti Kujtim Gjuzi ka reaguar sot për Teatrin Kombëtar dhe u shpreh se godina e vjetër duhej të ruhej, njësoj si i ruajt teatri në mes të Londrë...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka komentuar përplasjet e policisë me protestuesit më 17 maj 2020. Në fjalën e tij në Kuvend, ministri ka marrë...
TIRANË- Reforma Zgjedhore është bllokuar sërish. Ndërkombëtarët në këtë proces duket se janë shumë të angazhuar dhe kanë nisur punën për të konsensusin mes...
Tiranë- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, pas mbledhjes me presidentin Ilir Meta ka deklaruar se opozita nuk do ta braktisë tryezën e Reformës Zgjedhore. Gjatë nj...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka replikuar me ministren Elisa Spiropali gjatë seancës në Kuvend. Gjoni përmendi edhe arkitektin danez, Bjar...
TIRANË- Ministrja për Shtetin, Elisa Spiropali, ka replikuar me deputetin e opozitës së re, Ralf Gjoni në lidhje me bllokimin e Reformës Zgjedhore nga opoz...
Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni ka thumbuar nga Kuvendi kryetaren e partisë që e futi në Kuvend, Monika Kryemadhi për deklaratën e saj se do i hajë veshin...
Tiranë- Ramazan Gjuzi ka marrë drejtimin e komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Ky post më herët është mbajtur nga Fatjona Dhimitri. Si...