Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
“Zgjedhorja”/ Bardhi: Kemi dhënë mekanizimin për të bashkëpunuar, s’ka pse vendos Kuvendi monist për rregullat e loj
24 Tetor 2019, 09:19Nga DOSJA
Tiranë- Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot mbledhjen me ekspertë dhe përfaqësues të të gjitha forcave opozitare jashtëparlamentare për reformën zgjedhore. Dy pikat e para që janë diskutuar sot kanë qenë në lidhje me financimin e partive dhe çështjet e administrimit të procesit zgjedhor. Opozita ka vendosur që grupet e punës të jenë tre dhe që të drejtohen nga ish-deputetët demokratë, Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
Pas mbledhjes Gazmend Bardhi ka deklaruar se nga PD-ja është propozuar një mekanizëm për të pasur bashkëpunim me mazhorancën, por sipas tij kjo e fundit heziton.
Ai theksoi se për Reformën Zgjedhore duhet të vendosin rregullat partitë që marrin në zgjedhje dhe jo sipas tij kuvendi monist.
“Ashtu siç kemi bërë të ditur, kur Reforma Zgjedhore u bë gjithëpërfshirëse pas edhe rekomandimit të Bundestagut, opozita mori angazhimin për të dhënë kontributin e vetë. Madje kemi dhënë edhe një mekanizëm për të pasur bashkëpunim më palën tjetër. Reforma Zgjedhore është për caktim e rregullave të lojës të partive politike që marrin në zgjedhje. Në zgjedhje marrin pjesë partitë politike, ato që përcaktojnë rregullat e lojës. Opozita ka qenë tërësisht e angazhuar për të dhënë kontribut të përbashkët, por kuvendi monist vazhdon punën në kuadër të një të tëre. Pra është përcaktuar edhe axhenda. Ne i kemi propozuar palës tjetër një mekanizëm për të bashkëpunuar me ta. Duhet të ishte maxhoranca që t’i shkrinte dorën opozitës. Ne kërkojmë një reformë zgjedhore ku janë të pranishme të gjitha partitë politike. Kemi të njëjtin propozim që ne kemi bërë. Është detyrë e qeverisë që të bënte pjesë e këtij procesi opozitën, opozita e bashkuar është në rolin e vetë. Edi Rama është njeriu i vetëm që pengon Reformën Zgjedhore. “, u shpreh Gazmend Bardhi.
Produkti i opozitës së re pritet që të zyrtarizohet brenda 30 ditësh dhe mësohet se do i dërgohet OSBE-së për t’ia propozuar shumicës, duke bërë ndërmjetësin mes palëve për të gjetur pikat e përbashkëta.
Tre grupet e punës së opozitës për Reformën Zgjedhore Grupi i oponencës; Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho
Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi; Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari.
PD ka braktisur tryezën e Reformës Zgjedhore. Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se Reformën e miraton Kuvendi, por sipas tij PD nuk ka sjellë asnjë propozim për këtë reformë. Ndërsa deputetja Rudina Hajdari theksoi se ftesa për Reformën Zgjedhore mbetet e hapur për PD-në. Sipas saj nuk do të ketë reformë me dy faza, po një reformë tërësore. Nuk ka munguar edhe një ultimatum i ambasadori Borchardt, i cili ka bërë thirrje që Reforma Zgjedhore të miratohet deri në fund të vitit, pasi është edhe një nga kushtet për negociatat me BE-në.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë– Zbardhen propozimet e “Bindjes Demokratike” për Reformën Zgjedhore. Deputeti Andi Përmeti ka deklaruar se duhen ndryshime të thella jo vetëm në sistemin...
TIRANË- Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në mediat sociale ka bërë me dije se sot ka zhvilluar një takim rreth 45-minuta me Kancelaren e Gjerman...
Tiranë- Koran Lita, kreu i grupit Parlamentar të opozitës parlamentar ka deklaruar se Gramoz Ruçi nuk është personi i cili vlerëson se kush hyn dhe kush...
Tiranë- Ministri i Jashtëm i deleguar Gent Cakaj ka treguar se kur do të takohet kryeministri Edi Rama dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai është...
SHBA- Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit shprehu zhgënjimin për mos-hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ...
TIRANË- Çifti i bashkëshortëve, Erjon Veliaj dhe Ajola Xoxa shpesh herë janë në qendër të vëmendjes mediatike, jo vetëm për faktin e përqendrimit të...
STRASBURG– Parlamenti Europian ka nisur në seancë e sotme debatet mbi një draft-rezolutë për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut....
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka folur së fundmi në lidhje me situatën aktuale dhe politike në Shqipëri. I ftuar në emisionin “V...
TIRANË– Ministri në detyrë për Punët e Jashtme dhe Evropën, Gent Cakaj, ka deklaruar këtë të mërkurë se lajmi në lidhje me shkatërrimin e celulës ira...